Tregjet pozitive pas miratimit te masave nga Greqia

Greqia tha sot se do te mbaje zgjedhjet kombetare ne prill per te zevendesuar qeverine e perkohshme te kryeministrit Lucas Papademos nje dite pasi protestuesit i vune zjarrin qendres se Athines dhe parlamenti miratoi nje raund te ri masash shtrenguese. Analistet thone se pa realizimin e ketyre masave dhe pa nje marreveshje me kreditoret private Greqia eshte e destinuar te dale nga eurozona.

Megjithe masat e reja shtrenguese te miratuara nga parlamenti grek nje analist gjerman parashikon se largimi i Athines nga eurozona eshte vetem ceshtje muajsh.

Pas zgjedhjeve franceze dhe pasi Banka Qendrore te kete hedhur me shume para ne treg dhe ne fondin e shpetimit me mund ti leme greket te largohen qetesisht thote Robert Halver ne banken Baader.

Analisti Halver i beri komentet ndersa tregjet e aksioneve u ngriten sot pasi parlamenti grek miratoi masa te reja shtrenguese te kerkuara nga kreditoret nderkombetare ne kembim te shpetimit nga falimenti muajin e ardhshem. Mes reformave jane shkurtime te thella ne sektorin publik te pagave minimave dhe perfitimeve shoqerore qe Parlamenti grek i miratoi ndersa protestuesit ne Athine u perleshen me policine dhe u vune zjarrin 45 godinave.

Ministrat e eurozones do te takohen te merkuren per te vendosur ne se do tia japin japin Greqise paketen e ndihmave.

Komisioneri i BE-se per maredheniet ekonomike dhe monetare Olli Rehn sinjalizoi se ministrat jane gati te miratojne paketen e ndihmave per Greqine.

Votimi i djeshem i parlamentit grek eshte nje hap i rendesishem perpara per miratimin e paketes se dyte. Kam besimin se kushtet e tjera perfshire indentifikimin e masave konkrete per 325 milione eurot do te perfundoje ne takimin e ardhshem te eurogrupit qe do te vendose me pas te miratoje programin.

Para se te ndodhe kjo ata kerkojne nje angazhim me shkrim nga udheheqesit e partive politike greke qe reformat do te zbatohen edhe pas zgjedhjeve te pergjithshme te prillit.

Pa ndihmen dhe pa nje marreveshje me kreditoret private Greqia nuk do te beje dot pagesat e kestit te borxhit qe ka te ngjare ta detyrojne te largohet nga Eurozona.

Analisti Halver thote se Gjermania po ben pjesen e saj per te ndihmuar vendet e eurozones ne veshtiresi dhe se Berlini duhet te nxise francezet spanjollet dhe italianet te vazhdojne reformat per pakesimin e borxhit.

Nuk mund te ndertojme makineri per te ulur deficitin nuk mund te rrisin pagat me 15 perqind per tu bere me pak konkurrente. do vend duhet te kryeje pjesen e vet te reformave.

Deri me 20 mars ka gjithashtu rrezik qe disa kreditore private ti rezistojne arritjes se nje marreveshjeje per te marre nje vlere me te ulet te letrave me vlere qe ata zoterojne.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos