Bucpapaj Gjendja e medias ne Shqiperi rrezikon demokracine
Gazetarja Elida Bucpapaj e ka lidhur jeten e saj me zhvillimet ne Shqiperi. Gjate karrieres se saj 20 vjecare si gazetare ne Shqiperi por edhe gjate jetes ne imigracion ajo ka ndjekur me vemendje zhvillimet sociale e politike ne vend duke kontribuuar me opinione e komente mbi ngjarjet dhe prirjet kryesore. Tani me banim ne Zvicer ajo vazhdon te kontribuoje permes botimeve ne platformen elektronike VOAL qe administron bashke me te shoqin. Ne nje bisede me kolegen Ardita Simicia zonja Bucpapaj flet me shqetesim per gjendjen e medias ne Shqiperi duke e cilesuar si nje situate qe rrezikon vete mbarevatjen e demokracise ne vend
Gazetaria shqiptare ka njohur nje zhvillim te madh gjate 20 vjeteve qe pas ndryshimit te regjimit pohon zonja Elida Bucpapaj. Zhvillimet teknologjike i kane hapur rrugen shfaqjes se nje larmie grupesh mediatike duke u ofruar shqiptareve platforma konkurrente per informim. Problemi qendron shpjegon gazetarja ne faktin qe cilesia e mbulimit te ngjarjeve eshte shume e dobet ne krahasim me kete zhvillim ne teknologji
Teknikisht jane krijuar kushtet ne menyre te mrekullueshme per zhvillimin e fjales se lire per zhvillimin e shtypit te lire. Por nderkohe nese do te shikojme anen cilesore apo misionin qe kane keto media dhe misionin qe ka shtypi i lire do te veme re qe lene shume per te desheruar.
Zonja Bucpapaj ndalet tek problemet kryesore te shtypit shqiptar sot duke i cilesuar si pasqyre e sfidave me te cilat ndeshen institucionet demokratike ne Shqiperi
Po ti shikojme mediat ne Shqiperi konstatojme lehtesisht se jane ne duart e nje oligarkie mediatike e cila ne vend qe te shprehe interesat e vendit apo te operoje ne pajtim me interesat e vendit dhe te shoqerise kjo oligarki percakton politiken e pasqyrimit te realitetit ne pajtim me interesa te caktuara politike dhe ekonomike.
Kjo situate vazhdon gazetarja ka demtuar permbushjen e misionit qe ka shtypi per ti sherbyer te vertetes dhe e ka kthyer ate ne pjese te luftes mes partive politike ne Shqiperi qellimi i te cilave eshte per te marre apo per te mbajtur dhe zgjeruar pushtetin.
Oligarkia mediatike ka prodhuar nje grup personash te cilet jane te privilegjuar. Keta jane nje grup opinionistesh te cilet kane ekskluzivitetin dhe kane monopolizuar opinionin publik. Ne fakt ata nuk jane zedhenes te opinionit publik ata jane zedhenes te padroneve te tyre. Po te hapesh shtypit emrat e tyre dhe shkrimet e tyre i gjen ne 2-3 gazeta te perditshme. Po te hapesh televizoret ti ata do ti gjesh patjeter ose tek njeri televizion ose tek televizioni tjeter. Nderkohe gazetaret kane probleme ekzistence aty sepse ata ose duhet ti sherbejne politikes ose duhet tu sherbejne oligarkeve ose duhet te mbeten pa pune.
Ne kete loje nteresash politike e ekonomike viktima e pare ka qene e verteta pasi sic shpjegon zonja Bucpapaj problemet madhore me te cilat ndeshet Shqiperia jane ne nje menyre pasoje e klases politike dhe e grupeve te interesave qe kontrollojne politiken te cilet perpiqen me cdo kusht te pengojne ndricimin e se vertetes
Te them te drejten gazetaria investigative gati mungon teresisht atje. Ne Shqiperi ka korrupsion ka krim te organizuar ka skandale politike dhe keto mbeten komplet gati te pandricuara. Sepse gazetaret jane te censuruar nga politika nga interesat klienteliste ose jane te autocensuruar nga pasojat qe mund te kene nese ata hapin nje problem do te investigojne nje skandal.
Problemi i presionit mbi median i interesave te ngushta qe kontrollojne punen e gazetarit nuk perben shqetesim thjesht per nivelin e profesionalizmit ne media por per mbarevajtjen e pergjithshme te shoqerise shqiptare thote zonja Bucpapaj dhe duhet pare si nje sfide ndaj demokracise
Ky eshte nje problem shume i madh dhe ne qofte se do te vazhdohet me kete ne Shqiperi rrezikon sistemi rrezikon demokracia ne Shqiperi.
Pikerisht si nje sfide e gjithe shoqerise edhe zgjidhja duhet te gjendet me nje angazhim nga mbare shoqeria dhe aktore te rendesishem te shoqerise shqiptare. Ajo shpreson qe edhe qendrimi i Perendimit do te jete me serioz ndaj ketij problemi ne Shqiperi
Kjo kerkon nje angazhim kombetar ku te perfshihet elita te perfshihet klasa politike te kete nje gjitheperfshirje dhe kjo te perbeje nje shqetesim kombetar sepse rrezikon sistemin dhe rrezikohet e ardhmja. 512Ā Une mendoj gjithmone se Perendimi duhet ti kerkoje sot kushte Shqiperise duhet ta vere para detyrimeve. Klasa politike duhet te permbushe detyrimet ose shoqeria shqiptare pastaj duhet ti kerkoje qe te largohen qe tua lene vendin te rinjve.
Megjithese eshte larguar prej 16 vjetesh nga Shqiperia gazetarja Elida Bucpapaj vazhdon perpjekjet qe te sjelle nje ze alternativ nje platforme informimi mbi ngjarjet dhe prirjet ne Shqiperi permes faqes se saj elektronike.

