Zv/Presidenti i Kines fillon sot nje vizite kater diteshe ne SHBA

Zv/Presidenti i Kines Shi Gjinping fillon sot nje vizite kate diteshe ne Shtetet e Bashkuara mes sfidash te medha ne marredheniet mes dy vendeve. Para fillimit te vizites ai i paralajmeroi Shtetet e Bashkuara te mos shtojne pranine ushtarake ne Azi.
Zoti Shi i cili pritet te behet kryetari i Partise Komuniste te Kines me vone kete vit dhe presidenti i vendit ne vitin 2013 i beri keto komente sot ne ne nje interviste per gazeten Washington Post. Ai tha se vendet aziatike deshirojne paqen dhe zhvillimin dhe nuk duan qe Shtetet e Bashkuara ta fuqizojne pranine e tyre dhe ti forcojne aleancatĀ ushtarake ne rajon.
Presidenti Obama ka bere te njohura planet per grumbullimin e fuqise ushtarake te Shteteve te Bashkuara drejt Azise edhe pse po e pakeson pranine ushtarake ne rajone te tjera. Te dy usheheqesit pritet te takohen neser ne Shtepine e Bardhe.
Te marten Shi Gjinping do te filloje nje dite takimesh perfshire dy ore diskutimeve me mikpritesin e tij zyrtar zv/Presidentin Xho Bajden dhe nje takim ne Zyren Ovale me Presidentin Barak Obama.
Pas drekes ne Departamentin e Shtetit te shtruar nga zv/Presidenti Bajden dhe sekretarja e Shtetit Hillari Klinton Xi do te takohet me zyrtare ushtarake ne Pentagon dhe do te zhvilloje bisedime me pas me udheheqes amerikane dhe kineze te biznesit.
Te merkuren Xi ka ne plan te shkoje ne Ajova dhe pastaj ne Kaliforni para se te kthehet ne Kine.

