KLD hedh poshte ministrin

E hene 13 Shkurt 2012 2049 Mbledhja e radhes e KLDMbledhja e radhes e KLD-se eshte zhvilluar me debate te ashpra mes Presidentit te republikes Bamir Topi njekohesisht edhe kryetari i KLD-se dhe ministrit te drejtesise Eduart Halimi. Ky i fundit ka kerkuar fillimisht zhvillimin e mbledhjes me pranine e medias e me pas mospranimin e doreheqes se zotit Spahiu. Por te dyja kerkesat e ministrit te drejtesise jane hedhur poshte nga KLD. Pas pranimit te doreheqjes se nenkryetarit Kreshnik Spahiu KLD-ja ka komanduar kryeinspektorin per te kryer detyrat administrative deri ne zgjedhjen e nenkryetarit te ri. Nderkohe i mbledhur vetem pak ore me pas komisioni hetimor per shkarkimin e Spahiut nuk ka nxjerre raportin perfundimtar duke shtyre ne kete menyre punen. Kjo sipas kryetarit Alibeaj vjen ne kushtet kur KLD-ja ka sjelle materialet e kerkuara per veprimtarine e Spahiut me perjashtim te menaxhimit financiar qe ky i fundit ka bere kur ushtronte detyren si zv. Kryetar. Anetaret e komisionit kane votuar keshtu per riceljen e hetimeve kur materialet e sjelle nga KLD-ja do te shqyrtohen para se te nxirret raporti perfundimtar.ShareTweet

