Ballkani do tė fitonte nga njė lagje shqiptare nė lulėzim
Politikbėrėsit amerikanė janė tė kujdesshėm ndaj konceptit tė solidaritetit etnik- por kultivimi i lidhjeve natyrore mes komuniteteve shqiptare nė Ballkan do tė reduktonte tensionet, do forconte strukturat shtetėrore dhe do ndihmonte nė stabilizimin e rajonit
Nga David L. Phillips*
*Autori ėshtė drejtori i Programit pėr Paqen dhe tė Drejtat nė Institutin pėr Studime tė tė Drejtave tė Njeriut pranė Universitetit Columbia. Kėtė shkrim e ka botuar nė Balkan Insight
Integrimi euro-atlantik ėshtė themeli i pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė stabilizuar Ballkanin.
Joshja pėr anėtarėsimin nė NATO dhe nė BE ėshtė njė nxitje e fuqishme pėr reforma, sundimin e ligjit dhe prosperitetin demokratik.
Kontaktet tregtare, kulturore dhe personale krijojnė njė hapėsirė tė interesave tė pėrbashkėt duke vepruar si njė alternativė ndaj konfrontimit.
Por sot perspektiva evropiane ėshtė mė shumė njė aspiratė sesa njė realitet. Kriza e eurozonės ka ndryshuar pėrllogaritjet pėr vendet e Ballkanit qė aspirojnė tė anėtarėsohen nė BE.
Liderėt europianė kanė tani njė qėndrim tjetėr kundrejt zgjerimit tė BE-sė. Ata duan qė tė rregullojnė problemet brenda shtėpisė sė tyre pėrpara se tė ngrenė njė tendė mė tė madhe. Me Europėn nė rrėmujė dhe me SHBA-nė e kufizuar pėr shkak tė burimeve tė pakta, lind nevoja pėr njė qasje tjetėr.
Unė e quaj kėtė qasje Lagja Shqiptare. Ajo bazohet nė pranimin se grupet kanė afinitete natyrore, qė reflekton historinė, kulturėn dhe marrėdhėniet tregtare tė pėrbashkėta.
Duke lejuar lulėzimin e kėtyre afiniteteve organike, kjo mund tė shėrbejė si njė valvul sigurie, duke u lejuar grupeve tė shfryjnė tensionin e grumbulluar. Frustrimet natyrisht qė lindin kur aspiratat prishen ose nga gjeografia ose nga politikat irredentiste.
Strategjia pėr stabilizimin e Ballkanin duhet tė jetė e shumanshme. Nxitja pėr njė Lagje Shqiptare duhet tė ndodhė sė bashku me pėrpjekjet pėr tė promovuar qeverisjen e mirė dhe sundimin e ligjit nė shtetet ekzistuese.
Lagja Shqiptare ėshtė mė shumė se njė territor qė pėrfshin Shqipėrinė, Kosovėn dhe pjesė tė Maqedonisė, Malit tė Zi, Greqisė dhe Serbisė. Ėshtė njė komunitet i vlerave tė pėrbashkėta, bazuar nė angazhimin pėr demokraci, tė drejtat e njeriut dhe tregun e lirė. Si e tillė, Lagja Shqiptare ėshtė krejtėsisht evropiane dhe nė njė linjė me interesat amerikane.
Bashkėpunimi ndėrkufitar mes shqiptarėve ėshtė duke u zhvilluar tashmė. Familja, klani dhe lidhjet e biznesit janė fabrika e shoqėrisė shqiptare. Kontaktet tregtare legjitime bazohen nė shkėmbimin e prodhimeve vendase.
Autostrada shqiptare A1 ėshtė njė projekt historik. Me njė kosto prej mė shumė se 1 miliard euro, kjo superstradė me katėr korsi redukton kohėn e lėvizjes nga Prishtina nė Tiranė nga gjashtė nė dy orė, duke mundėsuar lėvizjen mė efikase tė mallrave dhe njerėzve.
Biznesi gjithashtu po kėrkon parashikueshmėri dhe burime tė besueshme furnizimi. Kompania e energjisė KESH nė Shqipėri ka lidhur njė marrėveshje pėr tė lidhur sistemin e saj tė shpėrndarjes me shėrbimet nė Kosovė.
Pėrmirėsimi i rrjetit rajonal tė shpėrndarjes do jetė njė ndihmė pėr prodhuesit e hidro-energjisė dhe pėr tė tjerė prodhues energjie nė njė shkallė mė tė vogėl.
Teknologjia ėshtė shumė e rėndėsishme pėr lidhjen. Tė rinjtė e fiksuar pas teknologjisė bashkėpunojnė pėrmes rrjeteve sociale dhe tė tjera mjeteve tė komunikimit si celularė, Blackberry dhe iPad.
Universitetet nė gjuhėn shqiptare po ndajnė gjithmonė e mė shumė kurrikulat dhe tekstet. Dhe ka njė numėr gjithmonė e nė rritje tė shkėmbimeve tė studentėve.
Diplomatėt mund tė ndjejnė shqetėsim nga koncepti i solidaritetit etnik. Kjo mund tu kujtojė projektin e Sllobodan Millosheviēit pėr tė krijuar njė shtet tė Serbisė sė Madhe, krejt tė pastėr etnikisht. Nė vitet 1990, ndarja etnike e Jugosllavisė solli vdekjen e qindra e mijėra personave dhe zhvendosjen e milionave.
Diplomatėt do tė duhet tė kuptojnė se Lagja Shqiptare ėshtė aktualisht njė alternativė pėr ndarjen etnike. Ajo merr njė botėkuptim tė sofistikuar pėr tė vlerėsuar se vendosja e kontakteve ndėrkufitare, bazuar nė ngjashmėri historike e organike, mund tė forcojė strukturat ekzistuese shtetėrore.
Si njė ndryshim paradigme nė marrėdhėniet mes kombeve nė Ballkan, arsyetimi dhe mekanizmi i realizimit tė Lagjes Shqiptare kėrkon studime dhe dialog. Njė konferencė pėr Lagjen Shqiptare mund tė bashkojė studiues, pėrfaqėsues tė medias, shoqėrisė civile nga vendet e synuara dhe nga diaspora.
Gjetjet e tyre do i paraqiten njė samiti tė zyrtarėve qeveritarė, parlamentarėve, liderėve tė shoqėrisė civile, studiuesve, si dhe diasporės shqiptare. Duke u mbajtur nė vitin e 100 vjetorit tė pavarėsisė, samiti do ishte njė forum pėr forcimin e Lagjes Shqiptare, duke konfirmuar edhe mbėshtetjen pėr integrimin euroatlantik dhe rajonal.
Risitė janė gjithmonė tė rrezikshme. Por status- quoja ėshtė po ashtu me probleme. Qasja aktuale e Perėndimit nė Ballkan nuk ėshtė nė zgjidhje pėr problemet nė rajon. Interesat amerikane nuk plotėsohen nga shtete tė dobėta dhe tė paqėndrueshme, qė janė vulnerabil ndaj korrupsionit, kriminalitetit dhe ndikimit nga grupe tė jashtme ekstremiste.
SHBA dhe BE duhet tė punojnė sė bashku pėr demokratizimin bazuar nė standardet perėndimore dhe idealet evropiane.
Europa si e tėrė dhe e lirė ėshtė qėllimi pėrfundimtar.
Pėr tė realizuar kėtė vizion, politikbėrėsit amerikanė duhet ta shohin Ballkanin ashtu siē ėshtė. Solidariteti etnik ėshtė njė realitet. Sfida ėshtė qė ajo tė shfrytėzohet si njė forcė pėt paqen dhe prosperitetin sesa si njė burim pėr konflikt e dhunė.

