Gruaja shtatzėnė nuk mbėrrin nė kohė nė spital, humb fėmijėn
Njė nene e re nga zona e Sllovės ne Dibėr, ka humbur fėmijėn e saj te pare pasi nuk ka mundur te mbėrrijė ne kohe ne spital. Rreth 70 burra te fshatit Kall e kane transportuar atė me barele, duke ēare pėr te paktėn pese ore dėborėn qe shkon ne 2 metra. Por pavarėsisht ndihmės se tyre, 22-vjeēarja ne muajin e katėrt te shtatzėnisė, e ka humbur ne rruge fėmijėn e saj. Te njėjtin fat te keq rrezikon edhe njė grua shtatzėne ne prag te lindjes nė fshatin Pistė tė komunės Malzi ne Kukės.
Tė afėrm tė saj ne qytetin e Kukėsit, kane trokitur ne institucione lokale, si dhe ne Shtabin e Emergjencave duke dhėnė alarmin se nena nuk ka asnjė mundėsi te sjelle ne jete fėmijėn e saj ne njė zone ku dėbora ka arritur mbi 2 metra. Edhe shtėpia ku jeton Valentina Tahiri bashkė me te shoqin dhe dy fėmijėt e tjerė ėshtė mbuluar nga dėbora e rrezikon shembjen. Nga Shtabi i Emergjencave ne prefekture nuk ėshtė dhėnė ende asnjė zgjidhje, pasi pėr shkak te trashėsisė se dėborės ėshtė e pamundur ulja e helikopterit. Prefekti pohon se ka edhe dy emergjenca ne arrėn dhe Lekbibaj, por qe parashikohet mundėsia e ndėrhyrjes ne momentin me kritik. Ndėrkohė njė e moshuar ne Zagori te Gjirokastrės ka mundur te shpėtojė nga kthetrat e vdekjes, fale ndihmės se banoreve e njė grupi mjekesh. Vitori Caca banore e fshatit Nivan kishte probleme te renda kardiake dhe ambulanca nuk mund te mbėrrinte atje pėr shkak te dėborės. Njė ekip mjekesh ka mbėrritur ne kėmbė dhe pas ndihmės se pare, se bashku me banore te zonės, e kane transportuar deri ne zonėn ku mund te kalonte ambulanca.
Ndihmat ne mėshirė te fatit
Banorėt e zonave tė bllokuara prej disa ditėsh tanimė nuk mund tė mbajnė sytė as nga qielli pėr sa kohė qė moti vijon i keq. Kryeministri i vendit ka shpallur gjendjen e emergjencės civile dhe fatkeqėsisė natyrore, ēka do tė thotė se i gjithė shteti duhet ngritur nė kėmbė pėr pėrballimin e kėsaj situate. Por terreni tė ofron njė panoramė krejt tjetėr. Kamera e Vizion Plus ka shoqėruar makinat e ushtrisė, tė cilat kanė ēuar 300 pakot e para me ndihma drejt Kukėsit, kryesisht ushqime dhe detergjente te njė cilėsie qe le pėr te dėshiruar. Por mungesa e naftės nė kėtė fadromė, e vetmja pėr pjesėn pėrpara tunelit tė Kalimashit, ėshtė vetėm problemi i parė lehtėsisht i konstatueshem. Ne Kukės, ndonėse kėrkesa pėr ushqime ėshtė e madhe, asnjė drejtues vendor nuk ėshtė prezent ne magazine pėr pritjen e kutive nga Tirana. Pėr me tepėr, kjo ndodhi vetėm pak ore pasi ne qytetin verior kryeministri mblodhi komitetin ndėrministror. Kukėsi ėshtė tėrėsisht i paralizuar jo vetėm nė periferi, por edhe nė qendėr. Kukesi vazhdon te prese ndihma nga kryeqyteti, por me mjetet e pakta dhe apatinė e pushtetit vendor, vihet ne pikėpyetje dėrgimi i tyre ne fshatrat e izoluar./vizionplus


