MPPT: Nevojė pėr pastrim, bllokohet pėr 2 orė autostrada Durrės-Kukės

Ministria e Punëve Publike, Transportit ka bërë të ditur se do te bllokoje per 2 ore qarkullimin ne segmentin Fushe - Dukagjin Tuneli i Thirres ne autostraden Kukes - Milot.Sipas saj bllokimi per dy ore eshte i detyrueshem per te bere te mundur pastrimin e plote te ketij segmenti nga sasi te jashtezakonshme debore qe jane depozituar aty si pasoje e rreshjeve te shumta qe vazhdojne edhe ne keto momente. Qarkullimi do te nderpritet ne oren 19.40 dhe do te filloje qarkullimi ne oren 21.30.
Po kështu MPPT ka bërë dhe një panoramë të gjendjes së rrugëve nacionale në vend ku vazhdojnë të mbeten sërish problematike veriu dhe verilindja e vendit.
Keshtu gjendja e akseve rrugore vijon si me poshte:


- Në qarkun Dibër:

- aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

- aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,

- aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,

- aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

- aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

- aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,

- aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,

- aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,

- aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm.

Në qarkun Shkodër:

- aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,

- aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë

- aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,

- aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm,

- aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

- aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,

- aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,

- akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,

- aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme,

- akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

- aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,

- aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m.

Në qarkun Kukës:

- aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

- aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,

- aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,

- aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,

- aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,

- aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,

- aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

- aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,

- aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

- aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,

- aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë.

- Në qarkun Lezhë:

- aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

- aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,

- në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në qarkun Elbasan:

- aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:

- aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

- aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,

- aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,

- aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

- aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,

Në qarkun Gjirokastër:

- aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

- aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

- aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

- aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:

- në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë.


 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos