Fyle optimist pėr kandidaturėn e Serbisė
Komisioneri evropian pėr zgjerim, Shtefan Fyle ka vlerėsuar se ėshtė arritur pajtim i rėndėsishėm nė bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit dhe se nuk ėshtė reale qė tė pritet qė Serbia tė pėrmbush tė gjitha kushtet e duhura pėr tė marrė statusin e kandidatit pėr nė BE.
Kėshilli i Ministrave nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar ka vendosur kushte tė qarta e tė arritshme qė Serbia ta marrė statusin e kandidatit nė fund tė shkurtit. Natyrisht, duhet njė pėrpjekje serioze pėr tė pėrmbushur kėto kėrkesa, ka thėnė Fyle pėr revistėn, Novi Magazin.
Ai ka shprehur besimin se Serbia do ta arrijė kėtė.
Megjithatė ai ka theksuar se Kėshilli i Ministrave do tė shikojė nėse Serbia po tregon pėrkushtim nė obligimet e dala nga marrėveshjet e arritura me Prishtinėn, pėrfshirė edhe atė pėr menaxhimin e integruar tė kufirit.
Ai ka thėnė se duhet konfirmim edhe pėr arritjen e marėveshjes pėr bashkėpunimin rajonal, si dhe nėse Serbia ka punuar nė mėnyrė aktive qė tia mundėsojė KFOR-it e EULEX-it zbatimin e mandatit tė tyre. /rel/

