City, pas Lavezzit
I gjithė menaxhmenti i Manchester Cityt e ka vėzhguar me kujdes Ezequiel Lavezzin, nė ndeshjen e sė martės mbrėma nė Ligėn e Kampionėve ndėrmjet Napolit dhe Chelseas.
Si skautėt, ashtu edhe disa prej drejtuesve tė klubit anglez kanė qėndruar nė stadiumin San Paolo pėr ta shqyrtuar mundėsinė e blerjes sė futbollistit argjentinas gjatė verės.
Dhe, me siguri se secili prej tyre ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Lavezzit, i cili realizoi dy gola. Klauzola e shkėputjes sė kontratės sė tij me Napolin e ka vlerėn 32 milionė euro. Sigurisht, kjo shumė nuk ėshtė problem pėr Cityn e arabėve.

