Hoxhaj shpreh ngushėllime pėr gazetaren e vrarė
Pas vrasjes sė gazetares Marie Colvin dhe kolegut tė saj fotoreporter, ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushėllimet e tij.
Hoxhaj fuqishėm e ka dėnuar kėtė akt kundėr vlerave tė gazetarisė, duke shpresuar qė populli sirian do tė fitojė lirinė e tij shumė shpejt.
Nė emėr tė popullit dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Ju lutem tė pranoni ngushėllimet tona mė tė thella. Me pikėllim tė thellė kemi kuptuar pėr vdekjen e znj. Colvin dhe kolegut tė saj, gjatė detyrės nė qytetin Homs tė Sirisė, thuhet nė deklaratėn e Hoxhajt.
Ai vlerėson se Colvin me mjeshtėri dhe saktėsi ka mbuluar ngjarjet nė Kosovė dhe vende tė tjera.
Ajo do tė mbahet mend edhe pėr trimėrinė dhe dhembshurinė e saj pėr viktimat e luftės. Znj. Colvin asnjėherė nuk hezitoi tė raportojė pėr mizoritė e bėra kundėr civilėve gjatė luftės sė Kosovės.
Ministri Hoxhaj tha se raportet e saj ndriēuan tė vėrtetėn dhe vuajtjet e civilėve tė pafajshėm. Puna e saj pėr Hoxhajn ka qenė njė kontribut i jashtėzakonshėm nė shtegun pozitiv tė njerėzimit dhe shėrben si pishtar pėr punėn e gazetarėve tė tjerė.
Ne, fuqishėm dėnojmė kėtė akt kundėr vlerave tė gazetarisė, duke shpresuar qė populli sirian do tė fitojė lirinė e tij shumė shpejt. Sot, populli dhe institucionet e Kosovės, sė bashku me familjarėt dhe kolegėt e saj, janė nė pikėllim tė thellė pėr humbjen e njė gazetareje madhėshtore tė tė drejtave tė njeriut.

