Gjermania mund ta fitojė 'Euro 2012'
Selektori i Gjermanisė, Joachim Low beso se ekipi i tij mund ta fitojė Kampionatin Evropian Euro 2012, i cili mbahet gjatė kėsaj vere nė Ukrainė dhe Poloni. Ekipi i Low konsiderohet si njėri prej favoritėve tė kėtij evenimenti, pas kualifikimit nė mėnyrė perfekte nga faza e grupeve.
Dhe, pasi pėrfundoi nė pozitėn e tretė dhe tė dytė nė dy kompeticionet e fundit tė rėndėsishme, Low ndien se ka ardhur koha pėr ta fituar trofeun e ēmueshėm. Po, jam optimist. Jemi ekip i cili ka vlera dhe kjo ėshtė arsyeja se pse njerėzit mund tė na identifikojnė ne. Kjo mė bėn mjaft krenar, tha trajneri gjerman nė njė intervistė pėr magazinėn gjermane Stern.
Sipas Low, vlerat e Gjermanisė janė: disiplina, ambicia, pasioni dhe vullneti pėr lojė. Kjo na bėn ne qė tė dukemi si tė jemi duke e performuar ushtrimin mė tė lehtė nė botė, vazhdoi ai.
Low po mundohet ta ndėrtojė njė ekip tė pėrshtatshėm pėr tu bėrė ballė ekipeve tjera nė Evropian. Ne planifikojmė ta shtypim lojėn e kundėrshtarit, duam ta diktojmė mėnyrėn se si ata luajnė. Kjo do tė thotė se kemi nevojė ti sulmojnė ata nė gjysmėn e fushės sė tyre. Dhe, kur e humbim topin, tė mos tėrhiqemi gjithmonė. Duke i mbajtur kundėrshtarėt larg portės sonė, ėshtė diēka qė mund ta mėsojmė. Pėr kėto gjėra do tė pėrgatitemi, vazhdoi ai.

