Kuēi: Rezoluta 1244 ėshtė ende gjallė
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka deklaruar se pranimi i Kosovės qė nė nismat rajonale tė pėrfaqėsohet edhe me Rezolutėn 1244, ka pėr tendencė vetėm pėrfaqėsimin rajonal dhe jo organizimin e brendshėm. Ai theksoi se pranimi i kėsaj fusnote nuk ėshtė duartrokitur nga institucionet, por sipas tij ka qenė harmonizim i qėndrimeve me SHBA-nė dhe BE-nė.
Kėto deklarata numri dy i Qeverisė i bėri pas mbledhjes sė Qeverisė, me ērast nuk ka dashur tė komentojė se a do tė pėrfaqėsohet Kosova nė nismat rajonale edhe pa Deklaratėn e Pavarėsisė, siē pėrfolėt, derisa ende ėshtė duke u zhvilluar ende dialogu pėr kėtė ēėshtje.
I pyetur se cila nga pėrshkrimet e fusnotės ka peshėn mė tė madhe, Kuēi ka thėnė se nė kuptimin juridik Deklarata e Pavarėsisė ka ndikim mė tė madh, por ai ka pranuar faktin se Rezoluta 1244, ende ėshtė gjallė.
Kjo ėshtė ēėshtje e balancave edhe politike dhe juridike. Nė kuptimin juridik pėr neve ka mė shumė ndikim Deklarata e Pavarėsisė, por ende ėshtė gjallė Rezoluta 1244, ka thėnė ai.
Sipas Kuēit, Rezoluta 1244, pas 15 qershorit 2008, pasi ka hyrė nė fuqi Kushtetuta e Kosovės nuk ka qenė e nevojshme, porse nuk ka qenė nė dorėn e institucioneve tė Kosovės. Ai ka shtuar se ka nevojė qė rezoluta tė shfuqizohet, por sipas tij Kėshilli i Sigurimit nuk ka mundur tė bėjė kėtė, pasi qė ka paraqitur pengesė Rusia dhe Kina.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se Qeveria e Kosovės e ka shprehur qėndrimin e qartė dhe delegacioni i Kosovės nė Bruksel e ka mandatin tė mbaj atė qėndrim. Sipas Kuēit, kjo marrėveshje ėshtė pėr pėrfaqėsim rajonal dhe jo pėr organizim tė brendshėm tė Kosovės.
Kjo ėshtė pjesė e tendencės pėr tė arritur marrėveshje pėr pėrfaqėsim rajonal, jo pėr organizim tė brendshėm qoftė territorial, kushtetues apo tjetėr. Kjo ka tė bėjė me njė marrėveshje si marrin pjesė dy shtete nė forume rajonale. Fatkeqėsisht 1244 fatkeqėsisht pėr shumė kėnd ka funksionuar, ka thėnė ai.
Mė tutje, Kuēi kėtė e ka quajtur zgjidhje tė balancuar dhe sipas tij zgjidhje e balancuar nėnkupton edhe kompromisin. Por, kėtė herė Kuēi e pranon qė kjo marrėveshje nuk ėshtė duartrokitur nga institucionet e vendit, por ka qenė harmonizim i qėndrimeve me faktorin ndėrkombėtar.
Gjithsesi duhet tė them nuk e kemi apllauduar njė zgjidhje tė tillė dhe do tė ishte jo e mirė tė pranojmė. Por kemi qenė serioz, kemi qenė tė vėmendshėm dhe kemi qenė pajtues me qėndrimet e partnerėve ndėrkombėtar. Nuk kemi dialoguar dhe nuk jemi pajtuar me qėndrimin e Serbisė. Jemi pajtuar me qėndrimin e SHBA-sė dhe BE-sė, ka theksuar Kuēi.
Ai ka shprehur bindjen e tij se proceset e ardhshme do tė dėshmojnė, sikur shumė herė deri mė tani qė do tė jenė zgjidhjet e balancuara e tė mbėshtetura nga partnerėt ndėrkombėtar me tė cilėt varet edhe qėndrueshmėria e shtetit tė Kosovės, varet edhe pavarėsia e Kosovės edhe liria.
Gjithashtu ai ka shtuar se ēdo marrėveshje ndėrkombėtare i ka format e veta tė ratifikimit, nė Kuvend tė Kosovės ose nga presidenca. /kosovapress/

