Mourinho: Sjam i kėnaqur, por sėshtė keq
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk ishte i kėnaqur me lojėn e shfaqur nga ekipi i tij, por thotė se nė fund, rezultati 1:1 ndaj CSKA-sė nė Moskė nuk ėshtė i keq.
Los Blancos dukej se do ta arrinin njė fitore solide prej 1:0 nė Luzhniki Stadium falė golit tė shėnuar nga Cristiano Ronaldo nė pjesėn e parė, por gjithēka ndryshoi nė minutat shtesė tė lojėn, kur Pontus Wernbloom i barazoi shifrat.
Pa bėrė diēka jashtė kėsaj bote, ne do tė duhej tė ishim tė aftė ta shėnonim golin e dytė. Por, ky nuk ėshtė rezultat i keq. Duke e kontrolluar lojėn dhe duke pėsuar gol aq vonė, tė lė gojėhapur, por kjo nuk ėshtė dramė. Nuk jam i lumtur, por nuk ėshtė aq keq, tha trajneri portugez, i cili megjithatė beson nė kualifikim nė ēerekfinale.
Vitin e kaluar, ndaj Lyonit ishte situatė e njėjtė dhe e menaxhuam mjaft mirė situatėn, duke fituar nė lojėn e kthimit. Ne kemi besim se mund ta bėjmė tė njėjtėn gjė edhe tash, pėrfundoi ai. Reali do ta presė CSKA-nė nė Santiago Bernabeu mė 14 mars, nė lojėn e kthimit.

