Si tė aplikoni pėr emigrim nė Kanada
Kanadaja ėshtė njė nga vendet me mė shumė kėrkesė pėr emigrantė, por emigrimi legal nė tė ėshtė si pasojė e njė sistemi mjaft kompleks pikėsh. Pyetėsori nė total ka 100 pikė dhe aplikanti pėr tė emigruar apo pėr tė marrė njė vizė duhet tė grumbullojė tė paktėn 67 pikė pėr tė vijuar nė fazėn e dytė. Nė vetvete pyetėsori ndahet nė disa pyetje, mbi shkollimin, njohjen e anglishtes dhe tė frėngjishtes, pėrvojėn e punės, mosha, marrėveshja e punėsimit dhe detyrimet e tjera.
Nė pyetėsorin qė u jepet tė gjithė aplikantėve pėr tė shkuar nė Kanada janė tė pėrcaktuara nė mėnyrė tė detajuar tė gjitha fushat qė duhet tė pėrgjigjen, duke pėrmbajtur secila njė numėr tė caktuar pikėsh.
Pyetėsori nė total ka 100 pikė dhe aplikanti pėr tė emigruar apo pėr tė marrė njė vizė duhet tė grumbullojė tė paktėn 67 pikė pėr tė vijuar nė fazėn e dytė. Nė vetvete pyetėsori ndahet nė disa pyetje, mbi shkollimin, njohjen e anglishtes dhe tė frėngjishtes, pėrvojėn e punės, mosha, marrėveshja e punėsimit dhe detyrimet e tjera.
Aplikantėt skualifikohen automatikisht nė rast se janė dėnuar nė vendin e origjinės, ose nė rast se kanė probleme shėndetėsore.
Arsimimi dhe gjuha
Nga 100 pikėt e pyetėsorit, 25 pikė kanė tė bėjnė me edukimin dhe kjo tregon rėndėsinė qė i jepet atij. Pikėt maksimale mund tė fitohen vetėm nėse aplikanti ka njė doktoraturė, ose njė master, tė shoqėruara kėto diploma me 17 vjet studimi. Ndėrkohė qė nėse studenti ka njė diplomė tre ose mė shumėvjeēare dhe 15 vjet studimi atėherė ai merr 22 pikė. Pėr diplomat me vlerė mė tė ulėt akademike aplikanti pėrfiton 20, 15 pėrkatėsisht pėr njė diplomė ose njė certifikatė dyvjeēare tė shoqėruar me shkollim 14-vjeēar dhe 13 vjet studimi, prej nga tė cilat aplikanti ka pėrfituar njė diplomė njėvjeēare ose certifikatė. Ndėrkohė qė 12 pikė akordohen atėherė kur aplikanti ka marrė njė diplomė ose certifikatė njėvjeēare dhe ka studiuar nė total 12 vjet. Pėr kategoritė e tjera nuk jepet asnjė pikė.
Pėr tė vijuar jetėn nė Kanada normalisht, aplikantėve pėr emigrantė u kėrkohet nėse dinė apo jo njė nga dy gjuhėt zyrtare tė kėtij vendi, anglishten dhe frėngjishten. Pikėt qė merren nga ky seksion i pyetėsorit janė 24 nė total, ndėrkohė qė aplikantit i kėrkohet qė ti japė mė shumė rėndėsi njė gjuhe, nė rast se ai nuk i di mirė tė dyja. Kjo gjuhė, tė cilėn aplikanti do ta zgjedhė vetė, sipas aftėsive qė ka pėr tė komunikuar me tė do tė ketė 14 pikė, ndėrkohė qė gjuha tjetėr do tė ketė 8 pikė. Pyetėsori ėshtė i ndarė nė 8 pyetje me nga tre pikė. Pyetjet kanė tė bėjnė me aftėsinė nė tė folurin, nė tė shkruarin, nė tė dėgjuarin dhe nė tė lexuarin e secilės nga kėto dy gjuhė. Pėr ēdo nga kėto tetė pyetje janė katėr alternativa: nuk e di, ku aplikanti merr 0 pikė, njohuri bazike me 1 pikė, njohuri mesatare me 2 pikė dhe njohuri e mirė me 3 pikė.
Pėrvoja e punės dhe mosha
Pėrvoja e punės pėrbėn njė pėrparėsi pėr aplikimin pėr emigrim apo vizė nė Kanada. Nė total nga kjo ndarje mund tė pėrfitohen 21 pikė. Nėse aplikanti ka 4 vjet e mė shumė punėsimi, atėherė ai merr maksimumin e pikėve, ndėrkohė qė nėse ka mė pak se njė vit pune, atėherė ai nuk merr asnjė pikė. Pėr njė vit pune, aplikantit i jepen 15 pikė, pėr dy vite ai grumbullon 17 pikė dhe pėr tre vjet punėsimi nė sektorin privat apo publik tė vendit tė tij tė origjinės, ai pėrfiton 19 pikė.
Pėr tė jetuar nė Kanada preferohen ata kryefamiljarė, apo kryefamiljare qė janė ndėrmjet 21 dhe 49 vjeē. Pėr kėtė grupmoshė jepet maksimumi i pikėve ekzistuese, qė janė dhjetė pikė. Pėr mė tė vegjlit se 16 vjeē dhe pėr personat qė i kanė mbushur 54 vjeē nuk akordohet asnjė pikė. 17-vjeēarėt marrin dy pikė nga ky seksion i pyetėsorit, pikė kėto qė shtohen me nga dy deri nė moshėn 21-vjeēare, ku jepen pikėt maksimale. Nga ana tjetėr, 50-vjeēarėt pėrfitojnė 8 pikė, tė cilat ulen me nga dy pėr ēdo vit, deri nė 54 vjeē ku nuk pėrfitohet asnjė pikė.
Kėrkesat e tjera
Pėr tė marrė vizėn e emigrimit drejt Kanadasė, qytetarėt shqiptarė, ashtu sikurse edhe qytetarėt e tjerė, do tė pėrfitojnė edhe 10 pikė tė tjera nėse do tė kenė njė ofertė pune nga Kanadaja, e cila duhet tė jetė e regjistruar nė HRDC, organizata e zhvillimit tė burimeve njerėzore nė vendin amerikano-verior. Ndėrsa pėr sa u pėrket 10 pikėve tė fundit tė pyetėsorit, ato kanė tė bėjnė me shoqėruesin e aplikantit, i cili mund tė jetė njė nga prindėrit, ose bashkėshorti apo bashkėshortja. Kjo pjesė e pyetėsorit ka katėr elemente me nga pesė pikė, por nė ēdo rast nga kjo pjesė aplikanti mund tė grumbullojė jo mė shumė se dhjetė pikė. Nė kėtė mėnyrė, edhe pse ai mund tė marrė tė njėzet pikėt e mundshme, llogaritja qė do ti bėhet aplikimit, do t;i vlerėsojė kėto pikė si dhjetė. Nėse bashkėshorti apo bashkėshortja kanė pėrfunduar njė master, apo doktoraturė, atėherė listės sė pikėve i shtohen edhe pesė tė tjera. Ndėrkohė qė me diplomė trevjeēare pėrfitohen 4 pikė. Njė diplomė dyvjeēare vlen dy pikė dhe njė diplomė apo certifikatė njėvjeēare llogaritet me njė pikė. Nėse nė Kanada ndodhet njė i afėrm i aplikantit apo bashkėshortit/ bashkėshortes sė tij, atėherė shtohen edhe pesė pikė. Pėr aplikantėt qė kanė pėrfunduar studimet e larta nė Kanada apo kanė punuar pėr tė paktėn njė vit, janė rezervuar edhe nga pesė pikė tė tjera.
Arsimimi
Doktoraturė ose master dhe 17 vjet studimi 25
Diplomė tre vjeēare dhe 15 vjet studimi 22
Diplomė dy vjeēare dhe 14 vjet studimi 20
Diplomė njė vjeēare dhe 13 vjet studimi 15
Diplomė njė vjeēare dhe 12 vjet shkollim 12
Shkollė e mesme 0
Gjuha
Anglisht / frėngjisht Tė folurit Tė shkruarit Tė dėgjuarit Tė lexuarit
Mirė 3 pikė 3 pikė 3 pikė 3 pikė
Mesatar 2 pikė 2 pikė 2 pikė 2 pikė
Bazik 1 pikė 1 pikė 1 pikė 1 pikė
Pėrvoja e punės
4 vjet 21 pikė
3 vjet 19 pikė
2 vjet 17 pikė
1 vit 15 pikė
Mosha
17 2 pikė
18 4 pikė
19 6 pikė
20 8 pikė
21-49 10 pikė
50 8 pikė
51 6 pikė
52 4 pikė
53 2 pikė
Aplikimi
Pėr tė aplikuar nė sistemin e pikėve pėr tė emigruar nė Kanada, duhet qė aplikanti tė paraqitet nė ambasadėn kanadeze. Nė Shqipėri Kanadaja nuk ka njė pėrfaqėsi diplomatike tė kėtij niveli, pėr kėtė arsye paraqitja e dokumenteve duhet bėrė nė ambasadat kanadeze tė vendeve tė tjera. Por, pėr shkak tė lehtėsive qė janė paraqitur me sistemin e ri, Kanadaja ka vendosur qė aplikimet mund tė bėhen edhe me internet nė adresa tė caktuara, si go-to-canada.com, apo workpermit.com.

