Ambasada Amerikane nė Tiranė nxit arritjen e njė zgjidhje konsensuale pėr grevistėt deputetė

Ambasada e SHBA-sė nė Shqipėri, kofirmoi sot se "e ndjek nga afėr situatėn e grevės sė dhjetė deputetėve tė partive tė vogla parlamentare dhe nxit arritjen e njė zgjidhje nėpėrmjet konsensusit". Zėdhėnėsi i ambasadės amerikane nė Tiranė, Biks Aliu kometoi gjithashtu edhe ēėshtjen e Kodit tė ri Elektoral nė Shqipėri. Sipas tij "rregullat, rregulloret dhe aspektet teknike tė zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor kanė nevojė pėr njė diskutim nėpėrmjet mjeteve tė hapura dhe bashkėpunuese. Zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri do tė jenė njė provė e vėrtetė e nivelit tė demokracisė sė saj, ndėrkohė qė Shqipėria vazhdon rrugėn e saj pėr njė integrim tė plotė euroatlantik", tha nė pėrfundim, zėdhėnėsi i ambasadės amerikane nė Shqipėri.
Zhvillim
Greva e dhjetė deputetėve tė partive tė vogla parlamentare, e cila zhvillohet nėn moton "nė mbrojtje tė votės sė lirė", ka hyrė sot nė ditėn e gjashtė tė saj. Greva e dhjetė deputetėve, qė zhvillohet nė ambientet e sallės sė seancave plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, mbahet nė shenjė kundėrshtimi ndaj Kodit tė ri Zgjedhor, i cili dy ditė mė parė mori dhe miratimin e komisionit tė posaēėm parlamentar. Gjatė ditės sė djeshme, deputetėt grevistė u vizituan nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ėshtė interesuar pėr shėndetin e tyre. Kryeparlamentarja kėrkoi nga autoritetet e Ministrisė sė Shėndetėsisė, qė pėrveē ekipit tė mjekėve qė kanė qėndruar jashtė ambienteve tė Kuvendit, tė vijnė dhe ekipe mjekėsh tė specializuar pėr tė kontrolluar gjendjen e tyre shėndetėsore. Jashtė ambienteve tė Kuvendit kanė qėndruar dhe vazhdojnė tė qėndrojnė dhe mbėshtetės tė deputetėve nė kėtė grevė. Greva e dhjetė deputeteve tė disa partive tė vogla parlamentare nisi mbrėmjen e 10 nėntorit, nė shenjė proteste ndaj Kodit tė ri Zgjedhor, i cili sipas tyre "nuk ėshtė gjithpėrfshirės, gjė qė kompromenton procesin zgjedhor".
...

