Dėnohet sulmi ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti
11/06/2005 Organizatat botėrore tė mediave dėnojnė sulmin ndaj gazetarit tė "Bota Sot"
Vjenė-Austri - Organizata e mediave pėr Evropėn Juglindore me qendėr nė Vjenė, qė pėrfshin rrjete botuesish dhe gazetarėsh, e kanė vlerėsuar si alarmues sulmin ndaj gazetarit tė sė pėrditshmes "Bota Sot", Bardhyl Ajeti. Ata kėrkojnė nga organet kompetente zbulimin e autorėve. Edhe Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve me seli nė Nju-Jork, ka dėnuar sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, duke shprehur shqetėsimin pėr gjendjen e tij shėndetėsore. Organizata pėr media e Evropės Juglindore (SEEMO) shpreh shqetėsimin e saj pėr shkak tė tentim vrasjes sė gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili edhe mė tutje ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Nė njė koomunikatė theksohet se kjo organizatė ėshtė njoftuar mė heret se Ajeti ėshtė ankuar se disa herė ėshtė kėrcėnuar. "Dėshirojmė tė themi se ky ėshtė vetėm njė sulm nga seria e sulmeve ndaj gazetarėve nė Kosovė", thekson kjo organizatė me seli nė Vjenė. Organizata pėr media e Evropės Juglindore (SEEMO) u bėn thirrje edhe njė herė autoriteteve tė Kosovės si dhe administratės ndėrkombėtare nė Kosovė qė tė bėjnė ēfarė ėshtė e mundur me gjithė fuqinė qė kanė tė gjejnė personat pėrgjegjės pėr kėtė akt, duke i nxjerrė ata para drejtėsisė, tė pėrgjigjen pėr tentimin pėr vrasjen e gazetarit tė "Bota sot", Bardhyl Ajeti. Edhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan dėnon sulmin kundėr gazetarit Bardhyl Ajeti. Kėshillli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) dėnon sulmin kundėr gazetarit tė gazetės Bota Sot, Bardhyl Ajeti. KKSHA u bėn thirrje autoriteteve pėrgjegjėse tė gjejnė dhe tė sjellin para ligjit autorėt pėrgjegjės tė kėtij akti. Akte tė tilla nuk pasqyrojnė vendosmėrinė e popullit kosovar pėr njė shoqėri demokratike dhe njė shtet ligjor. KKSHA i uron Ajetit shėrim tė shpejtė dhe tė suksesshėm dhe u bėn thirrje edhe njė herė autoriteteve tė sjellin kryesit e kėtij akti para drejtėsisė.

