"Lėvizja Progresiste", PS-ja krijon KOP-in para zgjedhjeve
Thuajse nė tė njėjtėn kohė, nė njė situatė tė ngjashme. Socialistėt po ngrenė struktura politiko-organizative pėr tė pėrgatitur programin politik tė partisė nė vitin e fundit tė kėtij mandati tė mazhorancės aktuale. Me "bekimin" e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, kanė hedhur rrėnjė disa organizma qė kanė ngjashmėri me KOP-in e dikurshėm tė Partisė Demokratike, por nė formė dhe pėrmbajtje mė evolutive, tė cilat kanė nisur punėn e hedhjes nė projekt tė premtimeve dhe bocetat e ofertės elektorale tė sė majtės nė zgjedhjet e ardhshme. Njė nga kėto organizma, qė ka njė vit qė ėshtė krijuar dhe pritet tė promovojė punėn e saj nė fillim tė 2008-ės, ėshtė "Lėvizja Progresiste", njė organizatė ku marrin pjesė ekspertė tė tė gjitha fushave, tė cilėt punojnė si drejtorė apo menaxherė tė rėndėsishėm nė shumė institucione financiare tė vendit, banka prestigjioze, apo kompani tė mėdha. Saimir Dashi, ėshtė drejtuesi i "Lėvizjes Progresiste" (www.levizjaprogresiste.com), e cila aktualisht ka dhe njė sit tė sajin nė internet ku shpalos alternativat e saj dhe debatet mbi zhvillimin e vendit. Njė vit mė parė, nė konstituimin e kėsaj lėvizjeje pranė selisė rozė, kanė qenė prezentė kreu i socialistėve Edi Rama dhe drejtues tė tjerė. Nė prezantimin e "progresistėve", nė faqen e internetit theksohet se "Organizata e Progresistėve ėshtė njė ndėr organizatat mė tė reja tė Partisė Socialiste, por krijimi dhe lindja e saj nuk ka ardhur nė mėnyrė tė rastėsishme, sepse ideja e njė organizmi tė tillė ka vite qė projektohej dhe punohej nga ideatorėt e kėsaj organizate. Disa nga anėtarėt e organizatės kanė pasur angazhime tė rėndėsishme rinore nė shkolla, universitete dhe forume partiake. Pjesa mė e madhe e anėtarėve tė kėsaj organizate janė persona qė punojnė nė institucione bankare, kompani private, njerėz tė larguar nga administrata etj. Deri mė sot janė anėtarėsuar 100 vetė, por kreu i lėvizjes, Saimir Dashi, thekson se "numri do tė jetė nė rritje tė vazhdueshme nga ana sasiore dhe cilėsore e kontribuuesve tė rinj dhe me vlera profesionale pėr aplikimin e platformave tė politikės sė re, e cila ėshtė njė domosdoshmėri e aktualitetit absurd shqiptar".

