Ftohja e stomakut, kėshillat qė japin mjekėt pėr ta trajtuar atė
Stina e verės me temperaturat e larta qė e shoqėrojnė dhe higjiena jo e mirė, shton rrezikun pėr shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonale. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo rast tė trajtohet me kujdes, sepse mund tė jenė ngjitėse dhe tė krijojnė formėn e njė epidemie. Gastro-enteriti ėshtė inflamacioni i aparatit tretės qė pėrfshin: stomakun, zorrėt e holla dhe ato tė trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si ftohje stomaku. Kjo sėmundje mund tė shfaqet nė ēdo periudhė tė vitit, por gjatė sezonit tė temperaturave tė larta merr formėn e njė epidemie. Arsyeja e numrit tė lartė tė rasteve shpjegohet me faktin qė temperaturat e larta krijojnė terren tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin e mikrobeve qė shndėrrohen nė patogjene pėr aparatin tretės. Po ashtu mungesa e kushteve higjieno-dietetike krijon terren pėr shfaqjen e gastro-enteriteve me natyrė joinflamatore. Shkaqet e gastro-enteritit mund tė jenė tė ndryshme. Kryesisht ato kanė shkaqe virale, bakteriale (E.coli, slamonela, shigella, etj.), parazitare (lambia) dhe ushqimore.
Simptomat
Simptomat pėrfshijnė diarrenė e ujshme dhe tė vjellat. Personi i infektuar mund tė ketė dhimbje koke, ethe, krampe abdominale (dhimbje barku), tė lokalizuara mė tepėr nė pjesėn e poshtme tė barkut. Nė rastet e gastro-enteriteve me natyrė virale si shenjė sėmundjeje, pėrveē atyre qė pėrmendėm mė lart, bashkėngjitet dhe temperatura qė nė disa raste mund tė jetė e lartė. Gastro-enteriti viral i sezonit ėshtė ngjitės. Viruset qė e shkaktojnė atė pėrhapen nėpėrmjet kontaktit me persona tė infektuar. Njerėzit mund tė infektohen nėpėrmjet ushqimeve dhe pijeve ose ujit tė kontaminuar. Ushqimet mund tė kontaminohen nga vetė personat me gastro-enterit viral, sidomos kur nuk respektohet njė higjienė e rregullt personale. Po ashtu, uji i pijshėm, qė bėhet burim pėrhapje tė viruseve. Gjithashtu, nėse nuk respektohen kushtet higjieno-dietetike dhe ushqimi mund tė shndėrrohet nė kėtė mėnyrė burim i gastro-enteriteve. Nuk ka grupmosha mė tė riskuara, ēdokush mund tė infektohet, por disa viruse prekin njė grup specifik moshe. Megjithatė fėmijėt, tė moshuarit dhe personat qė kanė njė sistem imunitar tė dobėt sigurisht janė viktimat e para tė gastro-enteriteve.
Pasojat
Problemi kryesor qė shkakton gastro-enteritet lidhet me humbjen e lėngjeve tė organizmit, tė cilat duhen zėvendėsuar nėpėrmjet solucioneve fiziologjike. Dehidrimi mund tė jetė i gradave nga mė tė lehta deri tek ato mė tė rėnda. Kuptohet qė format e rėnda shkaktojnė ndėrlikime serioze, qė mund tė shkojnė deri nė anemi, apo te personat e moshuar probleme kardiake si pasojė e humbjes sė natriumit dhe kaliumit. Kėto kripėra janė mjaft tė rėndėsishme pėr shėndetin e zemrės.
Trajtimi
Hapi i parė nė trajtimin e gastro-enteritive virale ėshtė parandalimi i humbjeve serioze tė lėngjeve (dehidrimi). Ky trajtim mund tė fillojė qė nė shtėpi. Nė kėto raste rekomandohet marrja e solucioneve dehidruese nė formėn e trisolit. Njė paketė tretet nė ½ litėr ujė tė pastėr. Ndėrsa pėrsa i pėrket trajtimit me medikamente, rekomandohet qė tė nisin pas 72 orėsh, kohė e mjaftueshme qė organizmi tė jetė vetėpastruar nga toksinat e mundshme qė mund tė ndodhen nė tė. Nė rastet e gastro-enteriteve inflamatore, qė janė kryesisht me natyrė bakteriale mund tė pėrdoren antibiotikėt. Ndėrsa nė rastet qė nuk i pėrgjigjen mjekimit apo qė kanė kaluar nė fazė dehidrimi tė rėndė, natyrisht kėrkohet trajtim i specializuar nė spital. Ēdokush mund tė reduktojė shansin e marrjes sė infeksionit nėpėrmjet njė higjiene tė mirė personale dhe larjes sė shpeshtė tė duarve. Gjithashtu, duhen dezinfektuar sipėrfaqet e prekura me pastrues me bazė klori, si dhe eliminimi i ushqimeve tė dyshuara pėr kontaminim. Natyrisht gjatė periudhės sė duhet qė tė tregohet kujdes nė gatimin si dhe ruajtjen e ushqimeve. Kujdes duhet treguar nė ujin e pijshėm dhe personat qė kanė depozita nė shtėpi duhet ti derdhin herė pas here dhe ti lajnė.
Simptomat
Diarre e ujshme
Tė vjella
Dhimbje koke
Ethe
Dhimbje stomaku
Kėputje trupi
Temperaturė
Mungesė oreksi
Dhimbje gjymtyrėsh dhe muskujsh
Aciditeti i tepruar nė stomak, shkak pėr shfaqjen e gastritit
Gastriti ėshtė inflamacioni i mukozės sė stomakut, pra i shtresės qė mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Kjo ėshtė njė sėmundje qė prek shpesh sidomos tė moshuarit. Sėmundja mė shpesh vihet re nė formėn kronike. Gastriti nė krahasim me ulcerėn ka njė dėmtim mė sipėrfaqėsor, por edhe mund tė depėrtojė mė thellė nė shtresat e qelizave tė stomakut. Mė sė shumti formohet prej njė infeksioni bakterial dhe kjo bėn qė me njė kurė tė mirė antibiotikėsh tė kurohet. Megjithėse shihet shpesh nė tė shumtėn e rasteve kalon njė kohė tė gjatė pa dhėnė shenja.
Shkaku mė kryesor i gastritit ėshtė njė infeksion kronik i shkaktuar nga bakteri Helikobakter Pylori. Kjo ėshtė njė baktere shumė e pėrhapur nė tė gjithė botėn. Sė dyti, mėnyra dhe lloji i ngrėnies ndikojnė nė formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dėmtojnė mukozėn e stomakut. Gjithashtu, pėrdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi ėshtė njė faktor tjetėr pėr gastritin. Pra ēdo gjė qė bėhet shkak pėr rritjen e aciditetit tė stomakut mund tė shkaktojė edhe gastrit. Ka edhe disa ilaēe qė mund tė shkaktojnė gastrit mes tyre aspirina apo ilaēet qetėsues qė pėrdoren kundėr dhimbjeve tė ndryshme apo nė sėmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli. Gjithashtu edhe gjatė sėmundjeve tė ndryshme si insuficienca e veshkave apo e mėlēisė mund tė formohet gastrit.
Gastriti ndahet nė akut dhe kronik. Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janė sipėrfaqėsore. Inflamacioni nė stomak ka zgjatur pėr njė kohė tė gjatė. Mund tė japi tė vjella, dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė barkut, nauze ( pėrzierje tė stomakut ), gogėsimė, pakėsim tė oreksit dhe fryrje tė stomakut. Gastriti akut shkakton djegie nė stomak dhe dhimbje. Kur I sėmuri ėshtė i pangrėnė dhimbjet rriten. Pėrzierje tė stomakut dhe tė vjellat edhe kėtu shfaqen. Ilaēet pėr tė cilat folėm mė lart apo alkooli mund tė shkaktojnė plagė nė stomak dhe kjo bėn qė tė ketė hemorragji. Gjaku i pėrzier me aciditetin e stomakut mund tė shfaqet me ngjyrė tė errėt gjatė tė vjellės. Gjithashtu, edhe feēesi mund tė marri njė ngjyrė tė errėt nėse ka hemorragji. Duhet tė shkoni tek njė mjek gastroenterolog. Edhe vetėm fjalėt dhe ankesa e tė sėmurit madje mund tė mjaftojnė pėr diagnostikim. Sidomos tek tė rinjtė me anė tė ilaēeve mundohet tė ulet aciditeti i stomakut. Tek ata mė tė rriturit (40 vjeē) duhet bėrė diagnostikimi me anė tė endoskopisė (sondės). Nėse nevojitet duhet marrė edhe kampion prej mukozės sė pacientit. Sonda ėshtė e lehtė pėr tu kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anė tė kameras doktori sheh brendėsinė e stomakut. Sė pari, gastriti ėshtė njė sėmundje qė duhet kuruar patjetėr. Nėse ndėr shkaktarėt e tij nuk ėshtė infeksioni bakterial ilaēet pėr uljen e aciditetit apo pėr mos formimin e tij do tė mjaftojnė. Kėto ilaēe shoqėrohen edhe me dietė. Nėse pini cigare apo alkool duhet ti lini. I sėmuri nuk duhet tė pėrdorė aspirinė apo ilaēe qetėsuese pa rekomandimin e doktorit. Paracetamoli nuk bėn dėm. Nėse shkaktari ėshtė bakteri Helikobakter Pylori atėherė kura me antibiotikė ėshtė i domosdoshėm.
Kėshillat
Mos pėrdorni ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrė
Nuk duhet tė pėrdorni ushqime qė pėrmbajnė shumė sheqer
Pasdite dhe nė darkė duhet tė hani sa mė pak
Kėshillohet qė nė mėngjes tė konsumoni karbohidrate nė mėnyrė qė ushqimi tė tretet sa mė ngadalė dhe ju tė mos ndieni uri gjatė ditės
Hurmat, kėshillohen pėr pacientėt me ulcer, ato janė njė burim i shkėlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit
Pacientėt duhet tė pėrdorin edhe bajame, tė cilat nga ana e tyre janė tė pasura nė proteina dhe fibra si dhe pėrmbajnė shumė pak yndyra
Bananet janė njė fryt shumė qetėsues pėr stomakun, pasi ato janė tė pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate
30 Prill 2009

