Hyseni: Ja arritjet dhe sfidat e Kosovės njė vit e gjysėm pas pavarėsisė

Njė vit a gjysėm pas pavarėsisė sė saj, Kosova ka shėnuar arritje por edhe ka hasur sfida. Ministri i Jashtėm i Kosovės, zoti Skėnder Hyseni bėri njė pėrmbledhje tė tyre dje gjatė njė konference nė Klubin Kombėtar tė Shtypit kėtu nė Uashington. Mes tjerash, zoti Hyseni theksoi rėndėsinė e anėtarėsimit tė Kosovės nė dy institucione tė rėndėsishme financiare ndėrkombėtare, tė cilat, sipas tij, do tė kontribuojnė nė njohjen e mėtejshme tė shtetit tė Kosovės.
Pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur deri tani nga 60 vende tė botės, megjithatė Ministri i Jashtėm i vendit, z. Skėnder Hyseni, thotė se qeveria po punon nė tė gjitha rrafshet pėr njohje tė mėtejshme nga vendet e tjera. Ai pėrmend arritjet e Kosovės pas pavarėsisė, duke pėrfshirė stabilitetin rajonal si njė arsye pėr nxitjen e kėtij procesi. Lobizmi pėr njohjen e shtetit mė tė ri vazhdon, qoftė pėrmes vizitave tė drejtpėrdrejta, apo takimeve shumėpalėshe nė samite tė ndryshme. Megjithatė, zoti Hyseni thekson si tepėr tė rėndėsishmėn nė kėtė aspekt anėtarėsimin e Kosovės ditėt e fundit nė Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar. “Anėtarėsimi nė kėto institucione shumė tė rėndėsishme financiare ėshtė njė dėshmi e fortė se Kosova pėrfundimisht ėshtė stabilizuar si shtet i pavarur, ka ruajtur stabilitetin makro-ekonomik pėrmes njė disipline buxhetore dhe se pėrfundimisht ajo po bėhet pjesė e familjes financiare ndėrkombėtare qė shtron para Kosovės edhe obligime, por edhe privilegje”.
Me rėndėsi ėshtė fakti qė rreth 40 vende qė nuk e kanė njohur Kosovėn kanė votuar pėr anėtarėsimin e saj edhe nė Bankėn Botėrore edhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, çka nė mėnyrė indirekte e bėn mė optimiste perspektivėn anėtarėsimit eventual tė Kosovės nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkohė, Kosova pret vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila do tė vendosė mbi legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė. Por zoti Hyseni shprehet me optimizėm edhe pėr vendimin kėshillues qė do tė marrė kjo Gjykatė nė tė ardhmen. “Ne jemi tė sigurt se vendimi kėshilldhėnės i Gjykatės do tė jetė i favorshėm pėr Kosovėn, sepse çėshtja e shpalljes sė pavarėsisė nuk ėshtė çėshtje ligjore, por ėshtė çėshtje vendimesh politike qė marrin udhėheqėsit e njė vendi tė caktuar, nė njė kohė tė caktuar. Ne kemi besim tė plotė tek Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė dhe besojmė se ajo do tė jetė e paanshme”. Ministri i Jashtėm i Kosovės shpreh bindjen se cilido qoftė vendimi i Gjykatės, ai nuk do tė ketė pasoja juridike, apo politike pėr pavarėsinė e Kosovės.
Njė sfidė tjetėr pėr Kosovėn mbetet njohja nga tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Lidhur me pyetjen pėr arsyet qė po shtyjnė disa nga vendet e Bashkimit Evropian tė mos e njohin ende pavarėsinė e Kosovės, çka po ndikon tek integrimi i Kosovės nė kėtė Bashkim, ai thotė: “Pa dyshim, qė nė njė term afat-shkurtėr ndikon. Por nė term afat-gjatė nuk mendojmė se ndikon, sepse jemi tė sigurt qė edhe kėto 5 vende qė nuk e kanė njohur ende Kosovėn, do ta bėjnė kėtė nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt. Natyrisht qė duhet tė punojmė mė shumė me kėto vende pėr t’i bindur ato se pavarėsia e Kosovės ka qenė zgjedhja e duhur, se ajo ėshtė faktor stabiliteti nė rajon dhe jam i sigurt se vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn po binden ngadalė dita ditės”.
Por pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj, problematik nuk ka qenė vetėm fakti i mosnjohjes nga disa vende. Pengesa kanė sjellė edhe fletėarrestet e lėshuara nga Serbia pėrmes Interpolit, nė bazė tė tė cilave ėshtė arrestuar disa herė ish kryeministri i Kosovės Agim Çeku. Zoti Hyseni thotė se qeveria e Kosovės po pėrpiqet t’i zgjidhė edhe kėto çėshtje tė mbetura nga e kaluara e saj. “Ministria e Punėve tė Jashtme ka bėrė tė gjitha veprimet pėr ta liruar zotin Çeku nga arresti i fundit nė Bullgari dhe ai ėshtė liruar. Ne po bėjmė sa mundemi pėr tė lobuar tek vendet anėtare tė Interpolit qė fletėarrestet e Republikės sė Serbisė tė mos merren parasysh, aq mė tepėr ato fletėarreste qė janė skajshmėrisht politike. Kosova ende nuk ėshtė anėtare e Interpolit dhe si pasojė mundėsia e ndikimit ėshtė e kufizuar. Sidoqoftė, si Ministria e Brendshme ashtu edhe Ministria e Drejtėsisė nė bashkėpunim me Ministrinė e Jashtme po pėrpiqen qė pasojat nga kėto fletėarreste tė montuara politike tė Serbisė tė mos hetohen mė nė Kosovė”. Zoti Hyseni shton se nė raste tė tilla, vendet e ndryshme duhet tė komunikojnė drejtpėrdrejt me autoritetet e Kosovės.
...
