Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Ammesty International kėrkon aksion kundėr Iranit

Qindra veprimtarė pėr tė drejtat e njeriut, intelektualė, liderė tė shoqėrisė civile, aktivistė opozitarė politikė, studentė dhe gazetarė janė arrestuar nė mėnyrė arbitrare nė Iran, prej 12 qershorit, kur u mbajtėn zgjedhjet presidenciale, ka konkluduar Amnesti Interneshėnell, dega nė Shtetet e Bashkuara. Njė numėr substancial i qytetarėve iranianė janė vrarė dhe plagosur. Ky grup me seli nė Nju Jork ka kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe veçanėrisht nga Kombet e Bashkuara, qė tė pėrpiqen ta bindin Iranin pėr ta ndalė kėtė shtypje. Organizatat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut kanė shprehur shqetėsim lidhur me veprimet e autoriteteve nė Iran ndaj tė burgosurve, tė cilėt u arrestuan pasi kontestuan zgjedhjet presidenciale tė 12 qershorit, qė nxorėn fitues presidentin aktual, Mahmud Ahmedinexhad. Me kėtė rast, Elise Auerbah, nga Amnesti Interneshėnell, ka shprehur shqetėsim tė thellė lidhur me thirrjet, tė cilat bėhen nga disa klerikė tė vjetėr nė Iran, qė protestuesit e arrestuar ditė mė parė, tė dėnohen me vdekje, ashtu siç e parasheh Kodi Islamik nė Iran. “Amnesti Interneshėnell shpreh shqetėsim pėr mundėsinė qė shumė nga tė burgosurit u torturuan. Qindra studentė, profesorė, gazetarė dhe reformatorė mund tė jenė arrestuar. Deri tash janė liruar vetėm 29 prej tyre”, tha Elise Auerbah. Sara Uitson, nga organizata Hjuman Rajts Uaç, deklaroi se qeveritė e vendeve perėndimore qė shprehin shqetėsim pėr liritė e njeriut nė Iran, duhet tė pėrdorin ndikimin e tyre mbi Teheranin, nė mėnyrė qe tė ndalet fushata e kėrcėnimeve dhe pėrdorimi i dhunės. “Diplomatė nga qendrat qė kanė marrėdhėnie me Teheranin, duhet tė ngrenė zėrin si privatisht, por edhe publikisht, nė lidhje me sjelljet e Qeverisė sė Iranit. Ata duhet, gjithashtu, shumė qartė tė refuzojnė rritjen e kėtyre veprimeve, nė mėnyrė qė Irani t’i respektojė konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe tė mos i arsyetojė kėto veprime si punė tė brendshme tė shtetit”, tha Uitson.

Ndėrkohė, gazetarja amerikane, Roksana Saberi, e cila ishte e arrestuar nga autoritetet nė Iran, thotė se periudha 3-mujore sa ajo ka qėndruar e burgosur, i ka dhėnė mundėsi tė shohė se çka do tė thotė tė jesh i burgosur politik nė Iran. “Tortura psikike... Pėr fat tė mirė, unė nuk jam ballafaquar me torturė psikike, mirėpo e di se kėto veprime kanė ndodhur dhe me siguri shumica e protestuesve tė arrestuar janė duke i vuajtur pasojat e saj. Mendoj se situata e kėtyre personave nė kėto momente ėshtė mė e rėndė, krahasuar me kohėn kur unė isha e burgosur”, u shpreh Saberi, e cila shtoi se njerėzit nė Iran duken tė frikėsuar qė tė shprehin mendimet e tyre, tė kyçen nė aktivitete apo organizata, tė cilat promovojnė liritė dhe tė drejtat e njeriut. Hjuman Rajts Uaç vė nė dukje se derisa arrestimi i njerėzve, si rasti i Saberit, tėrheq vėmendjen ndėrkombėtare dhe protesta, shumica e individėve tė kapur nė Iran nuk e kanė fatin e njėjtė, pėrkatėsisht tė vėmendjes dhe kujdesit tė duhur ndėrkombėtar.

...

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks