Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Alarm botėror, infiltrime parash kriminale nė futboll

Shifrat pėrfliten nė miliarda dollarė. Kompani bastesh tė pėrfshira. Janė 38 milionė futbollistė tė regjistruar dhe 5 milionė gjyqtarė e zyrtarė

Alarm i konsiderueshėm pėr infiltrimin e organizatave kriminale nė botėn e futbollit. Alarmi vjen nga njė raport shqetėsues i
“Financial Action Task Force”, organizata ndėrkombėtare qė fokusohet nė evidemin e e trajtimin e pastrimit tė parave. “Po shtohen rreziqet e riciklimit tė parave tė pista. Vėshtirėsitė ekonomike, mungesa e profesionalizmit tė menaxhemin, shumat ‘racionale’ pėr financimin e maksi-blerjeve. Pa llogaritur kėto statusin shoqėror qė pėrfiton duke u vendosur nė krye tė njė klubi. Ja gjėrat e padėshiruara qė po godasin sektorin e futbollit”.

TREGU SPORTIV
Kriminelėt kanė treguar pėrshtatje nė gjetjen e kanaleve tė rinj tė pastrimit tė parave apo aktiviteteve ilegale nė sport, duke e shndėrruar atė nė njė aktivitet tė pastėr kriminal me rrezik tė pėrhershėm. Me rritjen ekonomike tė sportit, sidomos nė dy dekadat e fundit, veēanėrisht nė futboll, paraja gradualisht nisi tė ushtrojė influencė nė botėn e sportit. Ky influks i parasė pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.
Disa nga sportet mė tė mėdha me shtrirje botėrore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji nė akull, kik-boksing apo mundja (sporte qė tradicionalisht kanė pasur lidhje me krimin, pėr shkak tė marrėdhėnieve midis krimit dhe dhunės), sporte me vlerė tė lartė (si ato me kuaj dhe garat me makina) janė tė hapura pėr tė pastruar paratė. Nė listė janė pėrfshirė edhe transferimet e lojtarėve, sporte qė u japin kriminelėve mundėsinė tė kthejnė paratė nė jo-kesh asete, apo t’i konvertojnė nė fatura tė mėdha. Ky fakt parakupton se virtualisht ēdo sport mund tė jetė target i kriminelėve pėr shumė arsye. Ėshtė e vėshtirė tė vlerėsosh vlerėn ekonomike tė sportit. Duke iu referuar disa vlerėsime nė Europė, industria e sportit zė njė vend prej 0.5 deri nė 3.7 tė produktit tė Komunitetit Europian.

PĖRSE FUTBOLLI?

"Nėse ne, - shkruhet nė raport, - duam tė ekzaminojmė pastrimin e parave pėrmes sportit, futbolli do tė ishte kandidati mė i pranueshėm”. Futbolli ėshtė sporti mė i madh nė botė. Janė 38 milionė futbollistė lojtarė tė regjistruar dhe 5 milionė gjyqtarė e zyrtarė. Futbolli luhet nė tė gjithė botėn dhe ėshtė sporti popullor nė shumė vende. “The National Hockey League (NHL)” ka 30 ekipe nė SHBA dhe Kanada, me tė paktėn 1 milionė lojtarė tė regjistruar dhe njė nga ligat mė tė mėdha sportive nė bėrjen e parave dhe qė gjeneron miliarda dollarė tė ardhura. Ky sport ėshtė gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe nė Europėn Qėndrore, nė vende tė tilla si Ēekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim tė jashtėzakonshėm pėr hokejin, si gjatė sė kaluarės sovjetike, tani, por dhe nė vendet e tjera. Janė disa raste tė gangsterėve rusė qė pėrshirė nė kėtė lloj sporti. Bastet nė internet pėr hokejin tė lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janė njė tjetėr mundėsi pėr tė pastruar miliona dollarė pa krijuar asnjė dyshim. Kampionati Botėror i vitit 2006 tėrhoqi njė audiencė prej mė shumė se 1 miliard shikuesish ose 15 pėr qind tė popullsisė sė botės.

KOMPANITĖ E BASTEVE

Tregu i futbollit profesionist i ėshtė nėnshtruar njė rritje tė madhe, falė procesit tė komercializimit tė tij qė nga fillimi i viteve 1990. Paratė e investuara operohen kryesisht nga tė ardhurat e tė drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punės nė futboll pėr lojtarėt profesionistė, kontratat e tyre, transferimi nga njė vend nė tjetrin, ēon edhe transferimin e parasė kesh nga njė vend nė tjetrin. Vėnia e basteve nė sport ofron njė tjetėr mundėsi tė jashtėzakonshme tė “fluturimit” tė parasė pėrtej kontrollit tė trupit qeveritar. Falė strukturės sė saj tė veēantė ajo ofron mundėsi tė pafundme financiare pėr tė rekrutuar klube, zyrtarė dhe lojtarė. Futbolli ka ndryshuar filozofinė e tij nė nga njė sport popullor nė njė industri globale, me njė rritje ekonomike tė jashtėzakonshme dhe funksione sociale nė nivele tė ulėta. Futbolli nuk shėrben vetėm si burim tė ardhurash pėr shumė njerėz, por gjithashtu edhe si njė instrument pėr zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Pėrmes kėsaj industrie janė zhvilluar shumė forma kriminale, pėrfshirė edhe pastrimin e parave.


Futbolli nė botė (2006)

Lojtarė nė total: 265 milionė
Nė raport mė popullsinė e botės: 8%
Lojtarė tė regjistruar: 38 milionė
Gjyqtarė dhe zyrtarė: 5 milionė
Numri i klubeve: 301 mijė
Vendet me mė shumė lojtarė tė regjistruar: Gjermania (diēka mė pak se 6 milionė), SHBA (rreth 4 milionė), Brazili (rreth 2 milionė), Franca, Italia, Anglia, Afrika e Jugut, Holanda, Japonia (rreth 1 milionė), Kanadaja, Rusia, Kina, Ukraina, Polonia, Spanja, Austria, Suedia, Kili dhe Irani (rreth 400 mijė)

Njė treg miliardash

Pėr tė dhėnė njė ide pėr rritjen e futbollit nė Europė, tė ardhurat nė total nė pesė kampionate mė tė mėdha, Angli, Gjermani, Itali, Spanjė e Francė, arrijnė nga 2.5 miliardė nė sezonin 1996-1997 euro 7.9 miliardė nė sezonin 2007-2008. Nė kėto kampionate luajnė lojtarėt mė tė mirė nė botė. Tregu i futbollit evropian nė total arrin nė 13.8 miliardė euro, prej tė cilave 4.2 miliardė dollarė shkojnė pėr pagesat e lojtarėve, pėr vetėm 96 klube tė kėtyre pesė ligave mė tė mėdha europiane. Yjet pėrfitojnė shumė tė mėdha, por janė mijėra tė tjera nė nivele profesionale, gjysmėprofesionale dhe amatorė. Klubet e mėdha janė tė afta tė tėrheqin lojtarė tė rinj tė talentuar dhe lojtarėt mė tė mirė nga klube mė pak tė shėndetshme financiarisht, pėrfshirė klube nga Afrika dhe Amerikės sė Jugut.

Katėr burimet

Katėr janė burimet kryesore tė parave nė futboll: tė ardhurat nga shitja e biletave, tė drejtat televizive, sponsorizimet (logot nė fanella dhe pėrreth stadiumeve), tė ardhura tė tjera komerciale.

Tre faktorėt

Janė shumė faktorė, qė tė kombinuara me njėri-tjetrin e bėjnė futbollin njė nga sektorėt mė tėrheqėes pėr kriminelėt. Tre janė identifikuar: financa, struktura dhe krijimi i popullaritetit.

Penetrim i lehtė
Tregu i futbollit ėshtė shumė i lehtė pėr t’u penetruar. Arsyeja kryesore mungesa e barrierave hyrėse nė kėtė sektor. Fansa futbolli nga tė gjitha shoqėritė takohen nė stadium.

Strukturė e komplikuar

Sektori ėshtė kompleks, ka njė netuork tė komplikuara aksionarėsh, qė ndėrlidhen dhe janė tė pavarur e me aktorė tė ndryshėm. Janė nė lojė korporata, sponsorė dhe televizione.

Status i privilegjuar

Futbolli ka njė status, tė cilin shumė njerėz dėshirojnė tė jenė tė lidhur. Kriminelėt kėrkojnė shpesh njė status jashtė botės sė krimit, dhe futbolli ua krijon kėtė mundėsi.


Si pastrohen paratė e pista

Bazuar nė analizat e organizatės sė sipėrpėrmendur dhe nė pėrdorimin e futbollit si njė sektor qė shėrben si njė makinė e pastrimit tė procedurave tė aktiviteteve kriminale, kalimit tė parasė pėrmes transaksioneve financiare, janė katėr mundėsi:

1. Zotėrimi i njė klubi futbolli
2. Tregu i transferimeve dhe pronėsia e lojtarėve
3. Aktivitet me bastet
4. Tė drejtat e imazhit, sponsorizimet edhe marrėveshjet e reklamave


Pronėsia e klubit

Investimet nė klubet e futbolli mund tė pėrdoren pėr tė integruar paratė me origjinė ilegale nė sistemin financiar, apo nė investimet me karakter asetesh. Klubet e futbollit janė identifikuar si makinat perfekte pėr pastrimin e parave.

Rastet

1
Rastet janė tė shumta. Njė i tillė: sponsorizimi i njė klubi jo tė ligės profesionale. Klubi ėshtė i mbėrthyer nė borxhe, nuk ka mundėsi financiare pėr tė paguar, kėtė informacion e “dėgjon me dhembshuri” njė biznesmen, i cili balancon deficitin.

2

Investimi nė njė klub nė vėshtirėsi financiare. Njė klub A ėshtė nė vėshtirėsi, dhe kėrkon ndihmė financiare pėr t’i shpėtuar Njė grup i caktuar financiar i propozon fillimisht paketėn ndihmėse, e mė pas pėrmes blerjes sė aksioneve bėhet edhe pronari i ri.

3

Investime tė trafikantėve tė drorgės nė klubet e futbollit. Njė klub i vogėl lokal ka nevojė tė rritet nė nivelin e kampionateve. Financimin e bėn njė trafikant i njohur, por qė respektohet nė ambient. Ai ėshtė dhe njeri popullor dhe me lidhje zyrtarėsh.

4

Paraja kesh e grumbulluar nga shitja e biletave, mund tė jetė njė mundėsi e mirė manipulimi parmes falsifikimeve tė numrit tė shitjeve, duke iu referuar shifrave joreale. Kjo ėshtė mė e madhe nė klubet amatore lokale sesa nė ligat e mėdha.

Shit-blerja e talenteve

Njė klub blen njė lojtar pėr 10 milionė euro, por nė dokumentet zyrtare ai figuron se futbollisti u ble pėr 5 milionė euro. Shuma prej 10 milionė eurosh jepet nga investitorėt. Kėta investojnė vetėm 5 milionė euro pėr njė talent, dhe 5 milionė euro i jep njė klub tjetėr, shumė e cila regjistrohet nė librat e financave. Lojtari ka nevojė tė fitojė pėrvojė, tė pėrmirėsojė veten dhe mė pas shitet nė njė klub tjetėr pėr njė shumė, le tė themi pėr 15 milionė euro. Gjithkush qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė marrėveshje pėrfiton me shitjen e lojtarit. Investitori mund tė pastrojė 5 milionė euro dhe e merr pas shumėn e investuar. Agjenti i lojtarit merr njė komision tė pastėr, pasi lojtari u ble pėr 10 milionė euro dhe jo pėr 5 milionė euro, e mė pas u shit pėr 15 milionė euro.



Bastet ilegale nė futboll

Basti ilegal nė futboll ėshtė njė problem nė Azi. Njė raport i Interpolit ofron njė ide pėr shkallėn e pėrfshirjes sė basteve nė futbollin ilegal. 1300 persona janė arrestuar pėr dyshimin nė bastet ilegale nė njė vlerė 16 milionė dollarė. Vlerėsohet se shuma nė total nė tregun aziatik kap nj vlerė rreth 1.5 miliardė dollarė. Nė vitin 2007, Interpoli arrestoi 400 persona, 272 bastvėnės ilegalė dhe konfiskoi njė shumė prej 680 milionė dollarėsh tė vėna nė baste.


Rrjet i organizuar nė Europė

Sipas UEFA-s, ekziston njė rrjet ndėrkombėtar i krimit tė organizuar pas ndeshjeve evropiane, tė cilat besohen se janė tė fiksuara pėr arsye bastesh. Ka ndeshje tė nivelit tė tretė qė nė njė uebsajt bastesh kalon 100 mijė euro. Nė turne mė tė mėdhenj steka ngrihet deri nė 1 apo 2 milionė euro. Nė shumė vende aktiviteti i kėtyre kompanive nuk ėshtė mjaftueshėm transparent, punojnė njė treg heterogjen dhe janė njė miks kompanish private shtetėrore apo kombėtare e ndėrkombėtare. Edhe transferimet ndėrkombėtare kanė njė pjesė tė tyre.


2 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks