Sligo-Vllaznia, frikė nga e panjohura
Trajneri Hasan Lika: Njohuritė e mia pėr kundėrshtarin janė zero. Trajneri Pol Kok: Pėr Vllazninė dimė qė ka mė shumė eksperiencė se ne
Irlandezėt e Sligo Rovers dhe shqiptarėt e Vllaznisė kanė frikė njė tė pėrbashkėt: mosnjohjen absolute tė njėra-tjetrės, pėrveē ndonjė informacioni tė shkruar. Si trajneri i Vllaznisė, Hasan Lika ashtu dhe ai i Sligos, Pol Kok, kanė pohuar pėr mediat e vendeve tė tyre, se i tremben sė panjohurės nga ekipeve respektive. Vllaznia ka mė shumė eksperiencė ndėrkombėtare (32 ndeshje nė total nė Europė), dhe pėr mė tepėr qė nė tre sezonet e fundit ka marrė pjesė ajo ka mundur tė kalojė nė turin e dytė: 2004-2005, Kupa Intertoto (kundėr izraelitėve tė Hapoel Bear Shevės), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundėr kroatėve tė Nk Zagreb) dhe nė edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundėr sllovenėve tė Koperit). Vllaznia sezonin e kaluar nė Kupėn UEFA ia doli tė kalojė turin e parė, duke eliminuar sllovenėt e Koperit, pėr tė ndalur nė tė dytin pas dy humbjeve tė thella me Napolin e Serisė A (0-8 golaverazhi i pėrgjithshėm). Tashmė, nėnkampionėt e Shqipėrisė do tė udhėtojnė drejt Irlandės me shpresė sė pas pėrballjes sė dyfishtė me Sligo Rovers, do tė pėrsėrisin suksesin e vitit tė kaluar. Trajneri i Vllaznisė, Hasan Lika, para nisjes pėr nė Irlandė tha pėr mediat sportive se njohuritė e tij rreth ekipit kundėrshtarė ishin zero. Duhet tė jemi racionalė nė lojė, vetėm pasi tė studiojmė lojėn e kundėrshtarit do tė mendojmė edhe pėr hedhur sytė drejt sulmit. Trajneri i Sligo Rovers, kundėrshtarit tė Vllaznisė nė turin e parė kualifikues tė Ligės sė Kampioneve, Pol Kok, kėmbėnguli se lojtarėt e tij kanė tė drejtė tė ėndėrrojnė njė pėrballej me Rapidin e Vjenės, pavarėsisht se mė parė duhet tė eliminojnė skuadrėn shqiptare. Kėshtu shkruajnė mediat irlandeze. Sligo do tė fillojė aventurėn e parė europiane nė 13 vjet tė enjten nė mbrėmje kur Vllaznia, qė e pėrfundoi e dyta kampionatin e kaluar pas Tiranės nė Superligėn shqiptare, do tė vizitojė stadiumin Shougrounds. Fituesit e turit tė parė kualifikues do tė pėrballen me ekipin e famshėm austriak, dy herėn nėkampionėt e Kupės sė Kupave, Rapidin e Vjenės, nė raundin e ardhshėm dhe Kuk ėndėrron se do tė jetė skuadra e tij dhe jo Vllaznia. Kuk tha pėr gazetėn Irish Indipendent: Gjithkush ma ka pėrmendur mua kėtė, por ne do ta marrim ēdo ndeshje nė kohėn e vet. Nėse ju jeni nė futboll dhe nėse luani pėr Sligon ose nė Ligėn irlandeze, ju nuk mund tė ėndėrroni tė luani kundėr Rapidit tė Vjenės, ok, kjo ėshtė njė ēshtje. Ne nuk jemi duke thėnė se do tė luajmė kundėr tyre, nuk jemi big favoritė, por unė mund tė them se e kam njė ėndėrr. Takimi Sligo Rovers-Vllaznia, do tė luhet mė 2 korrik nė stadiumin Shoėgrounds, 19:00. Nė tri javėt e fundit, Silgo ka fituar njė takim (2-1 kundėr Kork Siti), njė barazim (2-2 po kundėr Kork Sitit) si dhe njė humbje 2-0 me Bohemians. Nė renditjen e Premier Divizionit iralndez, Sligo renditet nė vendin e 8-tė me 17 pikė pas 17 ndeshjesh (4F, 5 B, 8H). Kampionati irlandez ka 10 skuadra. Si nė ēdo takim, tė cilin skuadrat shqiptare luajnė jashtė, fitorja e Vllaznisė kundėr Sligos kuotohet 3.80, ndėrsa ajo e irlandezėve kundėr shkodranėve me koefiēentin 2.80. Barazimi vlerėsohet 3.50. Duke parė edhe specifikėn e ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje, sulmuesi mė pėrvojė tė madhe Vioresin Sinani, paralajėmroi shmangien e pėsimit tė golave, ēka mund ta lertėsonte edhe pėrmbushjen e misionit nė ndeshjen e kthimit nė Shkodėr, njė javė mė pas, mė 9 korrik 2009.
VLLAZNIA
Tė gjitha ndeshjet ndėrkombėtare nė Europė
1978-1979, Liga e Kampioneve
Turi I: Vllaznia-Austria Vjenė 2-0, 1-4
1987-1988, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0
Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1
1991-1992, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-AEK Athinė 0-1, 0-2
1998-1999, Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3
1999-2000, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2
2000-2001, Kupa Intertoto
Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1
2001-2002, Liga e Kampioneve
Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1
2003-2004, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4
2004-2005, Kupa Intertoto
Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0
Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1
2007-2008, Kupa Intertoto
Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0
2008-2009, Kupa UEFA
Turi II:Vllaznia-Napoli 0-3 0-5
Turi I: Koper-Vllaznia 1-2 0-0
Bilanci: 32 ndeshje; 9 fitore, 2 barazime, 21 humbje. Golat: 27-61.
TURI I DYTĖ
VLLAZNIA
Nėse Vllaznia do tė kualifikohet me irlandezėt e Sligo Rovers, ateherė do tė pėrballet me njė skuadėr mė tė fortė, austriakėt e Rapidit tė Vjenės.
DINAMO
Nėse Dinamo do tė kualifikohet me finlandezėt e FC Lahtit, atėherė nė turin e dytė do tė pėrballet me njė emėr tė njohur, sllovenėt e NK Gorica.
2 Korrik 2009

