26 vite burg pėr 3 tė akuzuar pėr trafik droge
Krimet e Rėnda dėnojnė me 26 vite burg tre shtetas tė cilėt akuzohen pėr trafik narkotikėsh nė tentativė dhe vjedhje me dhunė. Tre shtetasit njėri prej tė cilėve kosovarė u arrestuan nė 2006 nga policia e Mirditės.
TIRANE- Gjykata e Krimeve tė Rėnda dėnon me 26 vite burg tre shtetas tė akuzuar pėr trafik lėndėsh narkotike tė mbetur nė tentativė si dhe vjedhje me dhunė.
Tre shtetasit janė Ismail Kllokoqi, nga Kosova, i cili ėshtė shpallur fajtor nga Krimet e Rėnda duke u dėnuar me 10 vite burg. Paulo Gjoka dhe Artan Kamberi, nga Tirana, janė dėnuar pėrkatėsisht me 8 vite burg secili.
Personat e lartėpėrmendur u arrestuan nga policia e Mirditės nė vitin 2006, me rreth 3.9 kilogram lėndė narkotike e llojit heroinė.
Fillimisht, forcat e policisė ndaluan shtetasit Artan Kamberi dhe Paulo Gjoka, tė akuzuar pėr vjedhjen me dhunė tė shtetasit kosovar Ismail Kllokoqi. Nė bagazhin e automjetit me tė cilin po udhėtonin Kamberi dhe Gjoka u gjet njė gomė automjeti brenda sė cilės ishin fshehur 8 pako tė dyshuara lėndė narkotike e llojit heroinė.
Hetimet e mėtejme, çuan nė ndalimin e dy shtetasve tė tjerė, Ismail Kllokoqi dhe Fatmir Maliqi nga Kosova, si tė dyshuar pėr transportimin e lėndės narkotike nga Tirana nė drejtim tė Kosovės. (a.r/ata/balkanweb)

