Organizatat botėrore tė medieve: Mosndėshkimi do shkatėrronte strukturėn demokratike tė venditNga TemaFederata Ndėrkombėtare e Gazetarėve (IFJ ) dhe dega e saj nė Evropė - Federata Evropiane e Gazetarėve (EFJ), Organizata e Medieve tė Evropės Juglind
Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.
Organizatat botėrore tė medieve: Mosndėshkimi do shkatėrronte strukturėn demokratike tė venditNga TemaFederata Ndėrkombėtare e Gazetarėve (IFJ ) dhe dega e saj nė Evropė - Federata Evropiane e Gazetarėve (EFJ), Organizata e Medieve tė Evropės Juglindore (SEEMO) dhe grupi mediatik WAZ e dėnuan sė bashku sulmin ndaj gazetarit shqiptar Mero Baze tė ndodhur dje (pardje) nė mbrėmje, nė Tiranė.
Ky ėshtė njė sulm brutal e i egėr ndaj njė gazetari profesionit, i cili ka nevojė pėr njė hetim tė pavarur pėr tė ndėshkuar autorėt e tij, - deklaroi presidenti i IFJ, Jim Boumelha. Provat sugjerojnė fuqishėm qė ai ėshtė sulmuar pėr shkak tė detyrės. Ata qė e ndėrmorėn dhe urdhėruan kėtė krim, duhet tė nxirren para drejtėsisė. Dėshtimi do tė ruante kulturėn e mosndėshkimit qė i detyron gazetarėt tė jetojnė e punojnė me frikė dhe kjo shkatėrron strukturėn demokratike tė vendit.
Sipas informacioneve tona, Mero Baze u sulmua nga truprojat e biznesmenit Rezart Taēi, ndėrsa ai ndodhej nė njė pub nė Tiranė dje nė mbrėmje. Truprojat e qėlluan zotin Baze pėr disa minuta pastaj u larguan. Zoti Baze kishte nevojė tė pėrcillej nė spital. Policia arrestoi dy persona pas sulmit dhe ėshtė ende nė kėrkim tė zotit Taēi. Sot autoritetet shqiptare e dėnuan sulmin. Zoti Baze ėshtė botuesi i sė pėrditshmes TemA dhe drejton emisionin Faktori Plus nė Vizion Plus, njė televizion ku WAZ Media Group ka njė sasi aksionesh. Nuk ėshtė hera e parė qė zoti Baze vihet nė shėnjestėr. Gazeta e tij TemA u pėrzu nga zyrat e saj nė janarin e shkuar dhe ai ėshtė kėrcėnuar shumė herė nė tė shkuarėn. Ky sulm ndodhi nė prag tė Forumit tė tretė tė Medieve tė Evropės Juglindore qė do tė zhvillohet mė 4-6 nėntor nė Tiranė, ku pėrfaqėsues tė lartė nga rajoni i Evropės Juglindore do tė debatojnė pėr sfidat, me tė cilat pėrballet industria mediatike dhe do tė prezantojnė pėr herė tė parė ēmimin WAZ-IFJ pėr kurajė nė gazetari - WAZ-IFJ Prize for Courage in Journalism, - thuhet nė deklaratėn e kėtyre organizatave tė rėndėsishme tė medies.
Oliver Vujoviē, Sekretari i Pėrgjithshėm i SEEMO-s, e dėnoi gjithashtu sulmin. Sulmet fizike ndaj gazetarėve janė tė papranueshme dhe alarmuese dhe ne vėrtet e mirėpresim dėnimin e autoriteteve shqiptare ndaj kėtij akti. Gazetarėt duhet tė jenė nė gjendje tė raportojnė pa frikė dhune dhe kėrcėnimesh. Ky rast ėshtė shumė shqetėsues, sepse nuk ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri sulmohet njė gazetar dhe nuk ėshtė hera e parė qė kjo bėhet nga truproja. Ky akt dhune synon dukshėm tė frikėsojė punėn e gazetarėve dhe reporterėve investigativė nė Shqipėri.
WAZ Media Group solidarizohet plotėsisht me qėndrimin e dy grupeve profesioniste dhe u bėn thirrje medieve ta raportojnė gjerėsisht kėtė ēėshtje.

