“Zoti Minister, ndalni ēmendurinė e Galerisė Kombėtare te Arteve!”



(Drejtuar Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, z.Ylli PANGO)
I nderuar Zoti Ministėr!
Duke shprehur keqardhjen time, kur dhe pėr nė raste tė tilla banale duhet t’u drejtohem personalisht Juve, nė mėnyrė qė skandalet tė cilat Galeria Kombėtare e Arteve i prodhon prej muajsh,tė marrin zgjidhje. Unė quhem Fani Zguro, fitues i ēmimit tė parė nė konkursin ndėrkombėtar tė arteve pamore “Onufri 2007”, kuruar nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima, organizuar nga Galeria Kombėtare e Arteve. Padyshim qė pas gjithė peripecive qė kanė ndodhur jo vetėm pas dhėnjes sė ēmimit, por edhe gjatė kurimit tė aktivitetit, nuk do tė doja kurrėsesi qė njė tjetėr artist tė vihej nė pozicionin tim. Kur u diplomova nė 2007-n nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Brerės, nė Milano, mendova seriozisht qė tė kthehem nė Tiranė dhe tė punoj nė tė ashtuquajturin sistemi i artit shqiptar. Por pas eksperiencės sė Onufrit, padiskutim qė ky mendim zbehet dhe kjo vjen mėse natyrshėm. U bėnė plot 3 muaj qė nga ndarja e ēmimeve “Onufri”, pėr tė cilat vendosi njė juri ndėrkombėtare. Drejtorė e kuratorė tė muzeve nga mė dinjitozėt nė Europė vendosėn unanimisht pėr tė katėrta ēmimet, ndėrkohė qė jo larg, nė njė tė pėrditshme, drejtori i Galerisė Kombėtare, Genc Mulliqi shprehej kėshtu: “Kam ndjekur komunikimin me shkresat zyrtare. Dua qė tė dokumentohet gjithēka. Shkeljet e procedurave ligjore, administrative e financiare janė flagrante sepse kuratorėt kanė vepruar edhe si drejtorė tė projektit, edhe si menaxherė fondesh, edhe si selektorė tė jurisė. Tė gjitha blerjet pėr Onufrin janė bėrė nė kundėrshtim me legjislacionin pėrkatės, sepse edhe blerjet mė tė vogla nuk mund tė kryhen pa urdhrin e prokurimit. Kuratorėt dhe juria e Onufrit janė zgjedhur forcėrisht. Dokumentet zyrtare e provojnė kėtė. Si rrjedhojė, edhe fituesit janė nė njėfarė mėnyre tė jashtėligjshėm”.
Kujtoj Zoti Ministėr qė, nė inagurimin e “Onufrit”, Ju ishit personalisht prezent. Atėherė, prej deklaratės sė Genc Mulliqit, nėnkuptohet qė edhe Ju ishit sjellė forcėrisht nė inagurimin e “Onufrit”. I nderuar Zoti Ministėr, ēmenduritė e drejtuesve tė tillė duhet tė marrin fund njėherė e pėrgjithmonė. Sa seriozisht mund tė merren kėta drejtuers kur pas gati katėr muajsh nga realizimi i njė aktiviteti, deklarojnė se ai nė tėrėsinė e tij ishte i paligjshmėm. Nuk besoj se “Onufri 2007” ėshtė realizuar pa dijeninė e MTKRS-sė dhe tė tjerėve. Pėrkundrazi. Ēdo hap i procedimit tė kėtij konkursi ėshtė monitoruar nė media, duke filluar qė nga kuratorėt e tij, koncepti i ekspozitės, pėrzgjedhja e artistėve, ajo e jurisė dhe sė fundmi, i ēmimeve. Kėtu e vetmja shkelje dhe moment i jashtėligjshėm nė tė gjitha kontekstet ėshtė qėndrimi regresiv i drejtorit tė GKA-sė Genc Mulliqit dhe deklaratės sė tij mė tė fundit, qė ėshtė njė manifest perfekt i ēdo deliri, paaftėsie, mosprofesionalizmi dhe unė do tė shtoja mė shumė se kaq... Nė ēdo lėvizje tė Genc Mulliqit nė drejtim tė statusit tė GKA-sė, kemi hasur vetėm statusin e njė personi tė shėndoshė fizikisht dhe krejtėsisht tė sėmurė psiqikisht. Ku ėshtė parė e dėgjuar qė drejtuesi mė i lartė i njė institucioni kulturor tė krijojė tė tilla debate absurde, tė turpshme dhe infantile, tė cilat nuk ndihmojnė askėnd, por vetėm degradojnė imazhin e GKA-sė si edhe tė MTKRS-sė. Kėtu krijohet ideja se para Genc Mulliqit tė gjithė janė tė pafuqishėm, duke pėrfshirė dhe Ju z.Ministėr. Pėrderisa kundrejt tij nuk merret asnjė masė, atėherė ē’duhet menduar nė kėtė rast? Kėto ditė mėsova nga mediat se MTKRS-ja po aprovon njė projekt suporti pėr artistėt e rinj. E si mund tė merret seriozisht ky projekt, ndėrkohė qė fituesi i ēmimit tė parė nė “Onufri 2006” ėshtė likujduar gati njė vit me vonesė nga momenti i dhėnies sė ēmimit dhe fituesit e “Onufri 2007”, as qė duan t’i njohin si tė tillė?! (dhe autori ėshtė i njohur tashmė). Por kėtu ka edhe mė keq. Nė fillim tė shkurtit, kontaktova njė muaj rresht personalisht me Genc Mulliqin, pėrsa i pėrket likuidimit tė ēmimit. Dhe pėr njė muaj rresht z.Genc Mulliqi ka gėnjyer sistematikisht, duke caktuar ēdo herė nga njė datė tė re pėr kėtė likuidim. Si pėrfundim, shuma e akorduar nuk u likuidua asnjėherė dhe pas 3 muajsh nga dhėnia e ēmimit, Genc Mulliqi lėshon bombėn e fundit tė papėrgjegjshmėrisė sė tij, se tashmė edhe fituesit na qenkan tė jashtėligjshėm! Unė nuk kam dėgjuar ndonjėherė qė njė aktivitet serioz tė realizohet dhe mandej tė pėrgėnjeshtrohet. Mos duhet tė besojmė se GKA-ja ėshtė pronė private e Genc Mulliqit, apo tė besojmė se ky individ ka lirinė e plotė tė nėpėrkėmbė, GKA-nė, MTKRS-nė nga e cila kjo e fundit, artistėt pjesėmarrės nė konkurs, kuratorėt, jurinė, fituesit, opinionin publik dhe gjithcka lidhet me kėtė institucion? Nė kėto dy muaj sorrollatjesh, falė z.Mulliqi kam humbur disa aktivitete jashtė Shqipėrisė dhe rrezikoj qė tė humbas edhe dy ekspozitat nė vijim, tė cilat realizohen nė mesin e muajit prill nė Milano. Fatkeqėsisht, qėndrimi i Genc Mulliqit ėshtė i pashembullt dhe i paparė nė historinė e GKA-sė.
I nderuar z.Ministėr, shpresoj nė ndėrhyrjen tuaj tė menēur e pozitive, pasi ky ėshtė njė rast qė nuk mund tė tolerohet mė.
Me respekt
Fani ZGURO




11 Prill 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos