Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Kosovarja e Kanadasė

"…Tringa ėshtė e njohur edhe pėr punėn e saj tė bamirėsisė. Ajo ka ngritur njė fond pėr tė blerė 10 000 libra pėr tua dėrguar fėmijėve tė Ugandės nėpėrmes njė organizate ndėrkombėtare.…" Aktorja e re kosovare Tringa Rexhepi ėshtė duke u konsideruar si ylli i ri i kinematografisė dhe teatrit nė Kanada.

Shumė media kanadeze tashmė kanė filluar tė shkruajnė pėr kėngėtaren dhe aktoren, e cila di tė luajė nė shumė instrumente muzikore dhe di tė bėjė regji teatri.

Ndryshe, Tringa Rexhepi ka lindur nė vitin 1991 nė Kosovė dhe vjen nga njė familje artistėsh. Babi i saj Zeqirja Rexhepi ėshtė muzikant, ndėrkaq nėna e saj, aktorja Bedrije Rexhepi ėshtė njė ish aktore.

Familja Rexhepi emigroi nė Kanada qysh nė vitin 1999 nga kampi refugjatėve nė Stankovec, kur Tringa kishte vetėm gjashtė vjet. Pas emigrimit nė Kanada, artistja e re filloi studimet pėr kitarė, piano, violinė dhe stile tė ndryshme tė vallėzimit. Ajo luajti nė 13 shfaqje nė Kanada para se tė mbushte 17 vjet.

Aktorja e re ishte edhe themeluese e njė produksioni teatror dhe regjisore e shfaqjes Trebled Youth Vocal Ensemble.

Edhe pse e re, Tringa ishte asistente e mėsueses nė Kolegjin Maritime pėr Arte Skenike.

Ajo ishte edhe gjysmėfinaliste nė programin e David Foster, Search Atlantic dhe bėri zėrat pėrcjellės nė koncertin Share the Dream Concert bashkė me legjendėn e xhazit kanadez Jackie Richardson.

Sė fundi Tringa ka bėrė edhe debutimin e saj nė TV Serialin Soul, ku ka luajtur nė gjashtė episode. Nė kėtė serial ajo e kishte mundėsinė tė luajė pėrkrah aktorėve tė njohur si Michael Beach dhe fituesen e ēmimit Juno, Keshia Chante.

Tringa ėshtė e njohur edhe pėr punėn e saj tė bamirėsisė. Ajo ka ngritur njė fond pėr tė blerė 10 000 libra pėr tua dėrguar fėmijėve tė Ugandės nėpėrmes njė organizate ndėrkombėtare. Ajo gjatė kėsaj periudhe organizoi koncerte nė mbėshtetje tė njė shtėpie pėr gratė e braktisura, ku arriti tė fitojė rreth 2 milionė dollarė.

Tringa po ashtu ėshtė e nominuar pėr bursėn kombėtare kanadeze Loran. Ajo ėshtė studentja e parė nga shkolla e saj qė ėshtė nominuar pėr kėtė ēmim pas 30 viteve.

Tringa ishte edhe asistente e regjisė nė disa shfaqje gjatė pushimeve tė Krishtlindjes si nė Dear Santa, qė u dha premier nė Eastern Theater.

Momentalisht ajo ėshtė duke punuar pėr njė album, tė cilit nuk do i bėjė update nė ueb-faqen e saj, derisa ta lėshojė nė treg.

Ajo do tė studiojė muzikėn pėr teatėr pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme.


 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks