Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė, Antonio Miloshoski.  

8 shkurt 2010 Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot nė Presidencė Ministrin e Jashtėm tė Maqedonisė, Antonio Miloshoski dhe delegacionin qė e shoqėron nė kuadėr tė vizitės zyrtare nė vendin tonė. Pasi u uroi mirėseradhjen, Presidenti Topi vlerėsoi nivelin shumė tė mirė tė marrėdhėnieve dypalėshe nė tė gjitha fushat si dhe vuri nė dukje rėndėsinė e shkėmbimit tė vizitave nė nivele tė larta pėr intensifikimin dhe zgjerimin e mėtejshėm tė kėtyre marrėdhėnieve mes dy vendeve fqinjė dhe miq. Nė kėtė kuadėr, Presidenti Topi i pėrcolli nėpėrmjet Ministrit maqedonas Miloshoski, pėrshėndetjet mė tė mira pėr Kreun e shtetit maqedonas, Presidentin Ivanov si dhe dėshirėn pėr t’u takuar sė afėrmi me tė nė vazhdėn e dialogut dhe bashkėpunimit tė mirė politik qė ekziston mes udhėheqėsve tė vendeve tė rajonit. Presidenti Topi vuri nė dukje nevojėn e zgjerimit tė bashkėpunimit ekonomik dhe shkėmbimeve tregtare nė fusha me interes tė ndėrsjelltė si infrastruktura, turizmi, transporti, ku njė rėndėsi tė veēantė merr Korridori VII. Kreu i shtetit shprehu mbėshtetjen e plotė institucionale pėr aspiratat integruese tė Maqedonisė nė strukturat euro-atlantike dhe nė familjen e madhe evropiane duke e siguruar Ministrin e Jashtėm maqedonas pėr gatishmėrinė e institucioneve shqiptare pėr tė ofruar e ndarė me vendin fqinj gjithė pėrvojėn tonė integruese. Nga ana e tij, Ministri i Jashtėm maqedonas, Antonio Miloshovski, pasi falenderoi pėr pritjen e rezervuar, shprehu urimet mė tė mira pėr rrugėn e suksesshme integruese tė pėrshkuar ndėrkaq nga vendi ynė duke ndarė bindjen se sė shpejti, duke shtuar pėrkushtimin e saj, edhe Maqedonia do tė arrijė tė realizojė aspiratat e saj integruese nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Nė kuadrin e marrėdhėnieve dypalėshe si edhe ato rajonale, zoti Miloshoski vlerėsoi rolin pozitiv dhe moderator tė luajtur gjatė kėtyre viteve nga Shqipėria nė shėrbim tė qėndrueshmėrisė dhe paqes nė rajonin e Ballkanit. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe Ambasadorja e Republikės sė Maqedonisė nė Tiranė, znj. Blagorodna Mingova-Krepieva, Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, zoti Selim Belortaja si dhe Ambasadori shqiptar nė Shkup, zoti Arben Ēejku.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator