Kryeministri Berisha inauguron shkollėn 9 - vjeēare Qamil Guranjaku, nė qytetin e Elbasanit
- Kryeministri Berisha garantoi mėsuesit e Elbasanit dhe tė mbarė Shqipėrisė se edhe gjatė kėtyre katėr viteve ata do tė jenė nė epiqendėr tė reformės sė arsimit - Kryeministri Berisha informoi qytetarėt e Elbasanit se projekti pėr autostradėn Tiranė – Elbasan ka pėrfunduar dhe se brenda kėtij viti qeveria do tė nisė ndėrtimin e saj - Kryeministri Berisha u shpreh se procesi i heqjes sė vizave pėr Shqipėrinė po ecėn nė mėnyrė tė sigurt dhe se qeveria ka plotėsuar dhe plotėson ēdo kėrkesė qė shtrohet ndaj vendit Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e inaugurimit tė shkollės 9 - vjeēare “Qamil Guranjaku”, nė qytetin e Elbasanit, njė investim me vlerė 61 milionė lekė, ndėrsa pajisjet e saj kanė kushtuar rreth 20 milionė lekė. Pas ceremonisė sė inaugurimit, Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e kėsaj shkolle duke u ndalur fillimisht nė kabinetin e informatikės. Duke pėrgėzuar stafin pedagogjik, Kryeministri kėrkoi qė programi i informatikės tė shtrihet edhe nė klasat mė tė ulėta, nė klasat e I-ra, klasat e II- ta dhe klasat e III-ta, duke i pajisur edhe kabinetet me kompjuterė tė pėrshtatshėm pėr kėto mosha. “Kėto katėr vite kemi pėrparėsi absolute moshėn dixhitale”, u shpreh Kryeministri Berisha. Mė pas, Kryeministri Berisha u takua me stafin pedagogjik tė kėsaj shkolle, tė cilėt i garantoi se edhe gjatė kėtyre katėr viteve arsimtarėt do tė jenė nė epiqendėr tė reformės sė arsimit. “Ne e marrim arsimin si ēėshtjen mė serioze, sepse pėr njė komb nuk ka asgjė mė serioze se arsimi. Mendoj qė nė disa drejtime ėshtė lėvizur mirė. ėshtė lėvizur nė drejtim tė rritjes sė numrit tė studentėve nė universitete. Sot ne kemi 135 mijė studentė nė universitete, prej tė cilėve 120 mijė nė universitetet publike dhe 15 mijė studentė nė universitetet private, por duhet tė shkojmė tek 150 mijė studentė”, u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se duhet tė rendet edhe pas cilėsisė nė arsim. “Duhet tė rendim pas cilėsisė nė pėrgatitjet e mėsuesve, nė kualifikimin e vazhdueshėm tė tyre dhe pėr cilėsinė nė kėrkimin shkencor nė universitete. Nė universitete mbetet problem serioz numri i pedagogeve pėr studentė. Duhet tė rritet numri i pedagogėve dhe duhet t’a sjellim atė nė nivelin e grupit tė vendeve tė zhvilluara. Gjithashtu, ėshtė ulur dhe do tė vazhdojė tė ulet edhe numri i nxėnėsve pėr mėsues”, u shpreh Kryeministri Berisha. Nė kėtė ceremoni, Kryeministri Berisha shoqėrohej nga ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj, ministri i Brendshėm z. Lulzim Basha, deputetė tė qarkut tė Elbasanit, etj. Fjala e Kryeministrit Berisha nė ceremoninė e inaugurimit tė shkollės 9 - vjeēare “Qamil Guranjaku”: “Tė dashur nxėnės dhe mėsues tė shkollės “Qamil Guranjaku”, ėshtė nder i madh dhe kėnaqėsi e veēantė pėr mua qė tė ndaj me ju, me prindėrit dhe familjet tuaja, kėnaqėsinė e inaugurimit tė njė shkolle tė re qė mban emrin e njė personaliteti tė shquar, tė njė shkolle, e cila me tė gjithė parametrat e saj qėndron nė lartėsinė e traditės sė shkėlqyer arsimdashėse tė qytetit tė Elbasanit. Shkolla qė ne inaugurojmė sot ėshtė njė investim prej 61 milionė lekė, ndėrsa pajisjet e saj kanė kushtuar rreth 20 milionė lekė. Shkolla ėshtė pajisur me teknologji tė lartė tė informacionit dhe mė tė gjitha mjetet e simotrave tė saj jo vetėm nė Shqipėri, por nė mbarė Evropėn. Tė dashur nxėnės dhe mėsues, Arsimi ka pėrbėrė dhe do tė pėrbėjė pėrparėsinė mė madhore pėr qeverinė qė unė drejtoj. Ne jemi tė bindur se gara e dijes do tė mbetet ende promotori kryesor i ecjes sonė me shpejtėsi drejt tė ardhmes evropiane. Nė kėtė kontekst, gjatė kėtyre viteve u bėnė ndryshime tė mėdha. Sot, nė kėtė shkollė dhe nė mbarė shkollat e vendit funksionojnė kabinetet e informatikės, interneti, libraria virtuale dhe laboratorė tė tjerė. Unė ju garantoj se gjatė viteve qė vijnė, sė bashku, do tė shėnojmė garantimin e internetit nė gamė tė gjerė nė ēdo familje shqiptare dhe kompjuter pėr ēdo fėmijė shqiptar. Shqipėria nė moshėn dixhitale ėshtė zotimi ynė. Ajo ėshtė dhe do tė jetė leva e Arkimedit pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. Unė i garantoj mėsuesit e Elbasanit dhe tė mbarė Shqipėrisė se edhe gjatė kėtyre katėr viteve ata do tė jenė nė epiqendėr tė reformės sė arsimit. Trajtimi i tyre, pagat dhe trajnimi i tyre pėrbėjnė shtyllėn mė kryesore tė reformės nė arsim. Ne inaugurojmė sot njė shkollė tė re, por jemi zotuar se gjatė katėr viteve qė vijnė do tė rindėrtojmė apo ndėrtojmė nga e para edhe 1000 shkolla tė tjera nė mbarė Shqipėrinė. Nė fund tė kėtij mandati fėmijėt shqiptarė do tė ulen nė banka tė shkollave tėrėsisht tė rindėrtuara apo tė ndėrtuara nga e para. Nė fund tė kėtij mandati do tė ketė marrė njė shtrirje masive edhe arsimi parashkollor, nė mėnyrė qė kujdesin pėr dijen ta shtrijmė edhe nė moshat para se fėmijėt tanė tė ulen nė bankat e shkollės. Unė dua t’u pėrcjell sot para jush njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt qytetarėve tė Elbasanit, qytetarėve tė jugut dhe juglindjes sė Shqipėrisė, si dhe t’i informoj ata se projekti pėr autostradėn Tiranė – Elbasan ka pėrfunduar. Gjithashtu, dua t’i informoj se brenda kėtij viti qeveria viti do tė nisė ndėrtimin e kėsaj autostrade dhe se ky projekt, me tunelin e tij, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme jo vetėm distancėn Elbasan - Tiranė, por edhe distancėn Korēė - Tiranė, Berat - Tiranė dhe Tepelenė - Tiranė. Pas rrugės sė Arbrit, autostrada Tiranė - Elbasan do tė jetė njė nga projektet mė madhore tė qeverisė sonė gjatė kėtyre viteve. Ne jemi tė vendosur qė Shqipėria e vitit 2013 tė jetė njė Shqipėri krejt tjetėr, ku shqiptarėt nga tė katėr anėt e vendit tė lėvizin nė njė kohė dy herė mė tė shkurtėr pėr tė mbėrritur nė kryeqytetin e tyre. Gjithashtu, kam kėnaqėsinė t’ju informoj se procesi i heqjes sė vizave pėr Shqipėrinė po ecėn nė mėnyrė sigurt. Qeveria ka plotėsuar dhe plotėson ēdo kėrkesė qė shtrohet ndaj vendit, nė mėnyrė qė qytetarėt shqiptarė, brenda afatit tė pėrcaktuar, tė lėvizin tė lirė nė mbarė hapėsirėn evropiane. Edhe njė herė ju uroj gėzuar inaugurimin e shkollės sė re. Ky ėshtė njė ndryshim pėr arsimin nė Elbasan, ėshtė njė ndryshim pėr arsimin nė Shqipėri dhe ju garantoj se gjatė kėtyre katėr viteve ritmet e ndryshimit do tė jenė mė tė mėdhatė dhe mė tė shpejtat nė tė tėrė historinė e Shqipėrisė. Faleminderit!” 08/02/2010

