Borė dhe erėra tė forta nė rajonin e Kukėsit
Megjithatė, burime nga drejtoria Rajonale e Rrugėve nė Qarkun e Kukėsit, thonė se deri mė tani tė gjitha rrugėt kryesore janė tė kalueshme. Reshjet e borės dhe era e fortė kanė shkaktuar vėshtirėsi tė mėdha nė lėvizjen e mjeteve nė rrugėt rurale, ndėrsa akset qė lidhin qendrat e komunave me qytetet janė tė hapura. Fshatrat e komunės sė Arrnit nė rrethin e Kukėsit janė bllokuar jo vetėm nga bora, qė ka arritur mbi 40 centimetra, por dhe akulli i krijuar si pasojė e temperaturave tė ulėta, tha pėrgjegjėsi i zyrės sė emergjencės civile nė prefekturėn e Kukėsit, Azem Tema. Thuajse tė bllokuara janė dhe komunat e Zapodit dhe Shishtavecit nė rrethin e Kukėsit si dhe komunat e Lekbibajt e Margegajt nė Tropojė. Nė kėto dy komuna tė rrethit tė Tropojės janė 15 fshatra tė bllokuara. Trashėsia e borės nė to arrin nga 70 cm1,2 metra", tha nėnprefekti i Tropojės, Syl Smajlaj.

