Islami: Rama po pranon humbjen e 2013-s dhe po punon qė tė fitojė zgjedhjet e 2017-s

"Kuadri i zgjidhjes sė krizės ėshtė i qartė, pra opozita duhet tė futet nė Parlament dhe njėkohėsisht duhet ngritur njė komision hetimor", thotė nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, anėtar i Kryesisė sė Partisė Socialiste, Kastriot Islami, i cili e sheh destruktivitetin e Edi Ramės si njė strategji pėr t’u ringritur nė zgjedhjet e 2017-s, pasi e sheh tė humbur betejėn politike, edhe nė 2013-n Zoti Islami, sa tė mundshėm e shihni dialogun mazhorancė-opozitė pėr tė zgjidhur atė qė edhe Rezoluta e Kėshillit tė Evropės e cilėsoi si krizė politike?Mbas Rezolutės sė Kėshillit tė Evropės, ku jepet vetėm njė pėrshkrim i situatės, pra pėrshkruhet njė krizė politike qė ka shoqėruar zgjedhjet e 28 qershorit, jepet edhe njė kuadėr i zgjidhjes sė kėsaj krize. Kuadri i zgjidhjes sė krizės ėshtė i qartė, pra opozita duhet tė futet nė Parlament dhe njėkohėsisht duhet ngritur njė komision hetimor. ėshtė pranuar amendamenti i Partisė Demokratike nė pėrputhje me vendimet e Gjykatės Kushtetuese dhe, brenda kėtij kuadri, natyrisht duhet gjetur zgjidhja pėr ta kthyer vendin nga njė krizė politike nė njė normalitet, qė, nė fund tė fundit, ėshtė zhvillimi i demokracisė parlamentare. Nė reagimet e para duket qė tė dyja palėt janė nė distancė dhe do tė jetė njė moderim i vėshtirė nga ana e presidentit. Nuk dua tė jem pesimist nė kėtė moment, por do tė jetė njė negocim shumė i vėshtirė. Megjithėse, ai do tė asistohet nga dy bashkėraportuesit e Kėshillit tė Evropės pėr Shqipėrinė dhe nga kryetarėt e grupeve politike nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, tė cilėt do tė mundohen qoftė nė takime tė pėrbashkėta, qoftė nė takime individuale secili kryetar grupi me partinė pėrkatėse, ku bėn pjesė, tė themi, Partia Socialiste nėpėrmjet kryetarit tė grupit socialist nė Asamblenė Parlamentare, apo Partia Demokratike nėpėrmjet kryetarit tė grupit tė partive popullore evropiane, do tė mundohen tė moderojnė maksimalisht gjetjen e njė zgjidhjeje. Pėr momentin, duke parė se ēėshtja e hapjes sė kutive ėshtė ēėshtja kryesore e gjithė kėtij negocimi, mė duket shumė e vėshtirė situata pėr tė qenė e moderueshme dhe pėr tė arritur njė sukses nga ana e presidentit. Kjo ēėshtje mund ta bėnte zgjidhjen tė pjesshme, duke e shtyrė nė kohė zgjidhje e plotė. Megjithatė, le tė shpresojmė qė presidenti do tė arrijė nėpėrmjet pozicionit qė ka, por edhe nėpėrmjet asistencės qė do tė bėhet nga i gjithė ky mekanizėm ndėrkombėtar i Kėshillit tė Evropės, pėr tė gjetur njė zgjidhje. Gjithēka ėshtė e hapur, tė dyja opsionet - edhe i “suksesit”, edhe shtyrjes sė zgjidhjes pra tė themi “i dėshtimit relativ”- janė prezente, por le tė shpresojmė qė do tė jetė njė zgjidhje e suksesshme nė javėn kur komuniteti ndėrkombėtar do tė jetė prezent nė Tiranė. A e shihni tė mundur realizimin e kushtit kryesor tė Partisė Socialiste pėr t’i dhėnė fund bojkotit – hapjen e kutive tė votimit?Mbasi kanė mbaruar zgjedhjet e 28 qershorit, mbasi ka dalė raporti i OSBE-ODIHR-it, ku ka dy elemente, raporti ėshtė realist dhe i balancuar. Elementi i parė ėshtė qė stigmatizohet dhe kritikohet Qeveria pėr mosarritjen e standardeve nė nivelin e tyre maksimal dhe kjo ėshtė njė kritikė e drejtė dhe e saktė e komunitetit ndėrkombėtar. Nga ana tjetėr, nė kėtė dokument thuhet se nuk ka asnjė lloj prove pėr manipulim tė rezultatit. Pra, nuk ka asnjė element qė tė japė mundėsi tė flitet pėr ilegjitimitet tė kėtij parlamenti, pra qė tė justifikojė bojkotin. Kėshtu qė, nė qoftė se do tė lexohej me realizėm ky raport, do tė duhej qė Qeveria shqiptare tė reflektonte thellė dhe nė kuadėr edhe tė procesit tė integrimit nė Bashkimin Evropian tė kishte njė plan veprimi nė bashkėpunim me opozitėn, pėr t’i korrigjuar tė gjitha defektet qė ndodhėn nė kėto zgjedhje. Kurse opozita, nga ana tjetėr, do tė duhej tė mos vinte nė dyshim legjitimitetin e kėtij parlamenti dhe, pėr rrjedhojė, edhe tė Qeverisė dhe tė bėhej pjesė e zhvillimit tė demokracisė parlamentare. Pra, kėtu fillon edhe qėndrimi jonė ndryshe, qė nuk ka asnjė element pėr tė justifikuar bojkotin. Mirėpo, Partia Socialiste, nė njė vendim tė saj politik ose mė saktė partiak, nėpėrmjet forumeve tė saj, ka thėnė se zgjedhjet pranohen legalisht, por janė nga pikėpamja politike me legjitimitet tė cunguar dhe mbi kėtė bazė ėshtė kėrkuar hapja e kutive. Natyrisht, nė qoftė se do tė kishte njė vullnet politik nga ana e mazhorancės pėr hapjen e kutive, kjo do tė ishte njė ēėshtje tjetėr. Por, gjithmonė nėpėrmjet hapjes sė kutive do tė krijohej njė precedent i hapjes sė kutive edhe pėr zgjedhjet e tjera dhe njė ēėshtje qė ėshtė vėshtirė tė parashikohet se ēfarė interpretimi do tė bėhej dhe sa do tė dėmtonte kjo legjitimitetin e zgjedhjeve aktuale e tė ardhshme. Kėshtu qė, jemi nė kėtė fazė, unė nuk mund tė them qė jam kundėr hapjes sė kutive nė parim, por derisa pala tjetėr ėshtė deklaruar se, e para, nuk pranon hapjen e kutive pėr shkak se nuk ka bazė ligjore dhe, e dyta, pėr shkak se kjo tejkalon vendimet e gjykatave, pra nuk ka njė vullnet politik pėr tė hapur, bazuar nė njė argument juridik – tė paktėn ky ėshtė argumentimi qė ka bėrė mazhoranca - atėherė kėtu jemi pėrpara njė situate, qė hapja e kutive, me sa duket, ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė ndodhė, pėr shkak se mazhoranca pretendon se nuk ka asnjė lloj argumenti ligjor pėr ta pranuar kėtė gjė dhe opozita nuk ka asnjė instrument ligjor pėr ta arritur kėtė gjė. Nė kėtė situatė, qė, nė fund tė fundit, do tė vėrtetonte legjitimitetin apo jolegjitimitetin e kėtyre zgjedhjeve, situata ėshtė e komplikuar dhe besoj se edhe kėtu ėshtė ēelėsi i gjetjes, ose mosgjetjes, sė kompromisit nė kėtė negocim me asistencė (jo ndėrhyrje), nga pala ndėrkombėtare. Por, fakti qė anėtarėt e delegacionit tė Partisė Demokratike nė Kėshillin e Evropės kanė insistuar qė investigimi dhe transparenca e zgjedhjeve tė bėhen nė pėrputhje me vendimet e Gjykatės Kushtetuese, kanė pasur parasysh qė hapja e kutive nuk ka asnjė lloj baze ligjore, aq mė tepėr qė nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe, me sa duket, ata kėtė gjė nuk do ta pranojnė. Ky ėshtė edhe pozicioni mė i vėshtirė i presidentit pėr gjetjen e njė zgjidhjeje midis dy pozicioneve, qė njėri insiston pėr hapjen e kutive dhe tjetri ka nxjerrė tė gjitha argumentet kushtetuese dhe ligjore pėr mos-hapjen e kutive. Zoti Islami, sė fundmi, kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka ashpėrsuar tonet e akuzave edhe ndaj grupit tė deputetėve qė mendojnė ndryshe nė Partinė Socialiste. Pse ka ndodhur kjo?Unė vėrej qė, prej 18 vjetėsh, Berisha vazhdon tė bėjė njė diversion nė Partinė Socialiste; gjithmonė ka synuar tė krijojė njė ndarje apo deri ēarje tė Partisė Socialiste dhe mund tė them qė nė kėto vite, edhe nė kėtė funksion, ka qenė jo pak i suksesshėm, pėr shkak edhe tė gabimeve qė kanė ndodhur nga lidershipet e Partisė Socialiste. Zgjedhjet e fundit tė 2009-s, ashtu si edhe tė 2005-s, erdhėn pėr shkak tė pėrēarjes sė tė majtės dhe pėrgjegjės pėr kėtė, natyrisht pėr 2009-n, ėshtė direkt zoti Rama, sepse ai, pas humbjes sė zgjedhjeve nė 2005-n, njė nga objektivat e tij kishte bashkimin e sė majtės, tė cilėn nuk arriti ta kryente. Pra, ky diversion i Berishės ka funksionuar edhe aktualisht duke pasur si mekanizmin mė tė mirė nė kėtė rast vetė zotin Rama. I njėjti diversion vazhdon tė kryhet. Kėtė radhė, me sa duket, zoti Berisha kėrkon ēarjen e Partisė Socialiste pasi pėrēau tė majtėn dhe zoti Rama po e pėrcjell me sukses kėtė synim tė Berishės. Zoti Rama duhet ta ketė parasysh qė nė Partinė Socialiste, tė gjithė ne qė kemi njė mendim ndryshe, jemi socialistė shumė mė tė vėrtetė dhe me rrėnjė mė tė thella sesa vetė zoti Rama. Disa nga njerėzit qė ka sjellė zoti Rama, fatkeqėsisht edhe me sjelljen e tij dhe nė mėnyrėn e qeverisjes sė tij, ai kėrkon t’i vendosė tė gjithė personazhet me identitet tė Partisė Socialiste nė rrjesht dhe sipas mėnyrės sė veprimit qė qeveris bashkinė – gjė qė nuk mund tė ndodhė nė ndonjė parti politike dhe kjo do tė jetė edhe pėr shumė kohė e pasuksesshme nė PSSH. Kėtė lloj dėshire, kėtė lloj mėnyre veprimi, unė mendoj se zoti Rama nuk do tė arrijė asnjėherė ta realizojė nė Partinė Socialiste derisa PS-ja tė mbetet socialiste. Ai kėrkon njė Parti Socialiste “etnikisht tė pastėr” nė kuptimin figurativ tė fjalės, qė aty tė mos ketė asnjė lloj kundėrshtari dhe tė gjithė tė jenė nė rresht e pa shumė identitet politik tė spikatur.Dhe, e treta, me sa duket zoti Rama, i ndodhur nė njė vėshtirėsi tė paparė, nėpėrmjet kėsaj rruge radikale qė ka ndjekur, shikon nė pamundėsi pėr tė fituar zgjedhjet e vitit 2013, pra zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme. Dhe, mbi kėtė bazė, kėrkon tė lirohet nga tė gjithė kundėrshtarėt, duke kėrkuar, siē thonė interlokutorė tė tij tė afėrt, ndoshta njė negocim pėr bashkinė e Tiranės, duke e quajtur si njė trampolinė tė paktėn gjysėm tė sukesshme pėr zgjedhjet e vitit 2017. Pra, do tė preferonte, siē bėjnė edhe kėshilltarėt e tij, tė cilėt deklarohen nėpėr media, fatkeqėsisht, qė rėndėsi ka qė Rama tė mbajė trėndafilin, tė pastrojė sa mė shumė partinė nga kundėrshtarėt, sepse njė ditė do t’i vijė radha dhe do tė bėhet kryeministėr i Shqipėrisė; nuk ka rėndėsi nė 2013, 2017 apo 2021 – gjė qė do tė ishte fatale pėr socialistėt e vėrtetė dhe do tė ishte fatale pėr njė vlerė kombėtare, siē ėshtė Partia Socialiste, nė qoftė se do tė ecte nė kėtė rrugė. Njė pengesė e madhe nė kėtė rrugė, ose tė themi nė mėnyrė figurative “pritė” tjetėr, qė zoti Rama mendon tė rrisė nė mėnyrė tė konsiderueshme krizėn, janė zgjedhjet vendore. Me sa duket, pėr tė dhėnė dimensionin e njė krize shumė tė madhe nė Shqipėri, ai deri tani gjykon, apo ka lėnė tė kuptohet se t’i bojkotojė edhe zgjedhjet vendore, tė cilat do tė ishin njė goditje tjetėr shumė e rėndė pėr elektoratin e majtė, sepse njė parti, nė fund tė fundit, ėshtė krijuar pėr tė marrė pjesė, pėr tė konkurruar nė zgjedhje dhe pėr t’i fituar zgjedhjet dhe kjo do tė kthehej pastaj nė njė bumerang dhe pėr Partinė Socialiste. Do tė bėja dy apele. Nė radhė tė parė, do t’i kėrkoja Berishės tė ndalė tė gjithė diversionin qė ai bėn nė Partinė Socialiste; realisht kėtė radhė ai po pėrdor zotin Rama, ndonėse zoti Rama kėrkon ta pėrkthejė kėtė sikur jemi ne ata qė jemi tė pėrdorur nga zoti Berisha. Ka 18 vjet qė ne kemi treguar se jemi kundėrshtarėt kryesorė tė zotit Berisha dhe jemi ne socialistėt e vėrtetė dhe ne nuk mund tė luajmė pėr tezėn “pėr inat tė sime vjehėrr do tė shkoj me mullixhinė”. Nuk jemi ne ata qė mund ta bėjmė kėtė lojė. Zoti Rama, qė ka njė eksperiencė mė tė paktė dhe nuk ka ende atė ADN-nė e nivelit tė lartė socialist, me sa duket ėshtė pre e kėtij diversioni. Dhe, e dyta, i bėjmė thirrje Ramės tė zgjohet dhe tė mos veprojė mbi bazėn e tezės sė vjetėr, qė “pėrsėrit, pėrsėritet se diēka do tė mbetet” dhe socialistėt do ta absorbojnė kėtė qė unė e konsideroj shpifje e mashtrim. Nuk ka asnjė shans qė socialistėt tė binden qė ne pesė jemi lojtarė tė Berishės. E kanė mė kollaj tė pranojnė se zoti Rama po kėrkon ēarjen e Partisė Socialiste me disa nga njerėzit jashtė partisė, apo edhe ndonjė qė ka sjellė pėr tė arritur synimet e tij, sesa pėr tė pranuar qė jemi ne josocialistė tė vėrtetė, qė po bėjmė lojėn e Berishės, pėr t’i krijuar probleme Partisė Socialiste. Prandaj, edhe njė herė tjetėr i bėj thirrje tė qetėsohet, tė heqė dorė nga kjo tezė qė e ēon PS drejt ēarjes dhe humbjes sė radhės. Unė e kuptoj qartė pse kjo tezė hidhet aktualisht; ai kėrkon mė shumė t’i bėjė presion tė gjithė pjesės tjetėr tė grupit, duke i thėnė ‘nė qoftė se unė i godas kėta persona tė rėndėsishėm e socialistė tė vėrtetė, e me reputacion si tradhtarė dhe si armiq, si njerėz tė lidhur me Berishėn”, ju nuk duhet tė bėni asnjė hap, duhet tė rrini nė rresht, se pėrndryshe do t’ju trajtoj edhe ju me tė njėjtat epitete, apo akoma mė keq.Ajo klimė qė ėshtė krijuar nė Partinė Socialiste, pėr herė tė parė nė kėta 18 vjet, tė paktėn nė dijeninė dhe nė eksperiencėn time, ėshtė njė klimė qė mė kujton Revolucionin Kulturor Kinez, kur shpėrndaheshin libra me citate besnikėve tė tij dhe u ngjiste dacibao nė rrugėt e Pekinit tė gjithė kundėrshtarėve dhe armiqve - kundėrshtarėt dhe armiqtė qė ishin tė lidhur me armikun e brendshėm dhe tė jashtėm. Vizita e fundit i ka krijuar, me sa duket, njė shqetėsim qė ne, jo vetėm qė qenkemi lidhur me armikun e madh tė popullit shqiptar, Berisha, por ne qenkemi lidhur edhe me ca armiq dhe agjentė ndėrkombėtarė, siē ėshtė Doris Pak, apo nuk e di se kė tjetėr kanė parasysh; ndėrkohė qė ne kemi shkuar dhe kemi qenė nė rezonancė tė plotė me mendimin dhe vlerėsimin evropian; kemi shprehur ato qėndrime qė kemi shprehur kėtu. Nuk kemi bėrė asnjė lloj veprimi ndryshe dhe kam ndjerė njė kėnaqėsi tė veēantė qė me social-demokratė tė rėndėsishėm tė Parlamentit Evropian, siē ėshtė zoti Svoboda apo zoti Ruēek, ne kemi pasur njė rezonancė tė plotė tė mendimeve, vlerėsimeve dhe qėndrimeve tona. Do ta thyeni bojkotin nė javėn e parė tė muajit mars?Ka dy momente. Njė ėshtė momenti i bojkotit dhe dy ėshtė respektimi i Kushtetutės, pra ēėshtja e mbarimit tė mandateve. Pėr sa i pėrket bojkotit, qėndrimi jonė ka qenė i qartė qė nė ditėn e parė, me bindje qė ne jemi kundėr bojkotit. Por, i kemi dhėnė tė gjithė hapėsirėn e mundshme grupit parlamentar pėr tė mos i krijuar atij asnjė lloj shqetėsimi pėr tė bėrė bojkotin, pėr tė zhvilluar protestat, pėr tė parė nėse ėshtė nė gjendje tė realizojė hapjen e kutive apo zgjedhjet e parakohshme. Pas dėshtimit tė Partisė Socialiste nė zgjedhjet e 28 qershorit, shikojmė qė edhe nė kėta gjashtė muaj asnjė nga objektivat qė ka vėnė zoti Rama, sepse janė objektiva tė tij personal, tė imponuar tė gjithė forumeve, nuk ėshtė realizuar. Nė qoftė se Partia Socialiste nuk do tė kthehet nė racionalitet nė kėtė moment, nuk ėshtė mė ēėshtja e respektimit apo jo tė bojkotit, ėshtė ēėshtja e respektimit tė Kushtetutės dhe e futjes sė vendit nė njė krizė shumė mė tė rėndė, sesa ajo qė ėshtė politike tani pėr tani. Kriza mund tė bėhet nė kėtė rast e pakthyeshme. Besojmė se pjesa mė e madhe grupit, unė besoj i gjithė grupi, nuk do tė lejojė qė Partia Socialiste tė shkojė nė kėtė rrugė, sepse shanset e suksesit tė saj janė shumė tė rrezikuara, nė qoftė se do t’i futej kėsaj rruge. Kėshtu qė nė kėtė kuptim, mendoj se edhe opsioni mė i mundshėm duket se do tė jetė qė grupi tė futet njė ditė dhe tė ribojkotohet, ndonėse edhe ky opsion qė tė vazhdohet bojkoti duke e respektuar Kushtetutėn, do tė jetė prapė njė opsion me moral shumė tė dobėt dhe lehtėsisht i goditshėm. Megjithatė, tė ngelem nė opsionin e parė, unė mendoj qė Partia Socialiste do tė jetė racionale, e arsyeshme, pėr tė mos shkuar nė mosrespektim tė Kushtetutės.(Marrė me shkurtime)...

