Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Dyfishohen eksportet e prodhimeve shqiptare – raportet parashikojnė njė rritje ekonomike prej 9 %

Statistikat faktojnė qė gjatė muajit janar tė 2010-s, eksportet shqiptare u dyfishuan. Sipas tė dhėnave zyrtare, ndonėse nė janarin e viti 2009 Shqipėria eksportoi 56,7 mijė ton mallra me njė vlerė prej 1 miliard e 413 milion lekė, kurse nė janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Nisur nga njė fakt i tillė, kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė demokratėve, se dyfishimi i eksporteve tė prodhimeve shqiptare dhe rritja e ndjeshme e rieksporteve dėshmon pėr forcėn e ekonomisė sė vendit.Sipas kryeministrit, nėse ecet me kėto ritme, rritja ekonomike e Shqipėrisė pėr vitin 2010 tė jetė 9 pėr qind. “Kėto ditė po lexoja parashikimet e njėrės prej bankave mė tė mėdha dhe mė serioze tė Evropės dhe vlerėsimet pėr ekonominė shqiptare ishin mė maksimalet. Sipas vlerėsimeve tė Bankės “Uni Credit”, ndėr mė kryesoret nė Evropė, Shqipėria kėtė vit do tė ketė njė rritje rreth 9 pėrqind. Kur e lexova para dy ditėsh pėrshėndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova qė ta kemi, por kur shoh kėto statistika, them me bindje se parashikimi do tė jetė njė realitet. Po kjo bankė jep njė rritje prej 7 pėrqind pėr vitin 2009. Megjithatė eksporti dhe rritja e tij nė njė ekonomi si kjo e jona, e cila nuk ka si qėllimin mė kryesor rritjen e eksporteve ėshtė jashtėzakonisht domethėnėse. Reformat e kėtij vendi janė konsoliduar. Kjo do tė thotė punėsim dhe garanci pėr vendet e punės, pėr kontingjentin  mė tė madh tė tė punėsuarve nė sektorin privat. Rieksportet janė mallra tė cilat vijnė pėr tu pėrpunuar nė Shqipėri dhe rieksportohen. Shumica janė prodhimet e kėpucėve, tekstilet dhe tė tjera. Edhe ato kanė njė rritje tė admirueshme, por rėndėsinė kryesore e ka eksporti i vendit. Ai tregon forcėn e ekonomisė sė vendit, por pėr hir tė sė vėrtetės edhe nė sektorin e rieksportit ku janė mbi 100 mijė shqiptarė tė punėsuar pritet njė vit i bardhė, i bardhė si dėbora e Dajtit, tė cilėn pata kėnaqėsinė e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga tė gjitha bulevardet e natyrės, pėr mua dėbora ėshtė bulevardi i tė gjitha bulevardeve”, u shpreh kryeministri Berisha.Sipas tij, janė tregues tė qartė qė konfirmojnė rritjen e eksporteve dhe rieksportove nga Shqipėria. Ai vuri nė dukje se rieksportet nė vitin 2009 kanė qenė 6,2 mijė ton me njė vlerė prej 5,2 miliard, ndėrsa nė vitin 2010 vlera e tyre ėshtė rritur nė 6 miliard. “Ka njė rritje nė muaj prej 800 milion dhe njė rritje prej rreth 17 apo 18 % krahasuar me janarin e vitit tė kaluar ēka do tė thotė se ka njė shtim tė sigurt tė vendeve tė punės dhe punėsim nė kėtė sektor shumė punėsues. Ky ėshtė sektori mė punėsues nė Shqipėri krahasuar me sektorėt e tjerė. Mund tu them kėtu se tė tilla janė edhe tė dhėnat e bankave tė cilat kanė pasur njė rikthim tė shpejtė tė depozitave”, shtoi kryeministri, duke paralajmėruar pėr njė fillim shumė tė mbarė dhe njė ekonomi tepėr entuziaste gjatė vitit 2010.  ...

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks