Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

“Eksponentė tė PS-sė, vazhdojnė tė lobojnė kundėr liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt”

Deklaron ministri i Brendshėm Lulzim BashaMinistri i Basha shprehet se bojkoti i pajustifikuar i opozitės nuk do tė penalizojė rrugėn e Shqipėrisė nė realizimin e procesit tė heqjes sė vizave. Sipas Bashės, Shqipėria ka plotėsuar kushtet e udhėrrėfyesit dhe se pret gjatė kėtij muaji grupin e ekspertėve tė KE, tė cilėt do tė bėjnė njė vlerėsim tė pėrgjithshėm. Ministri i Brendshėm shprehet i sigurtė se Komisioni Evropian do japė vlerėsim pozitiv pėr arritjet e Shqipėrisė. Pavarėsisht sensibilitetit qė ka ngjallur tek institucionet ndėrkombėtare vazhdimi i bojkotit tė punimeve tė parlamentit nga Partia Socialiste, ministri i Brendshėm Lulzim Basha shpreh bindjen se kjo nuk do tė ndikojė nė procesin e heqjes sė vizave. Basha thotė se ky bojkot i pajustifikuar i Partisė Socialiste ndikon nė imazhin e vendit. Ministri i Brendshėm ka denoncuar sėrish pėrpjekjet e disa eksponentėve tė Partisė Socialiste pėr tė lobuar kundėr heqjes sė vizave, me argumentin se ky do tė jetė njė avantazh politik pėr mazhorancėn. “Pjesa politike e procesit ėshtė e tejkaluar pas momentit qė Shqipėrisė iu dorėzua udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave. Ky udhėrrėfyes pėrmban nė vetvete kritere teknike dhe vetėm teknike dhe roli i misioneve qė bėjnė verifikimin ėshtė pikėrisht qė tė verifikojnė plotėsimin e kėtyre kritereve teknike nga qeveria shqiptare. Mungesa e opozitės nė Kuvend nuk ndikon nė mosplotėsimin e ndonjė kriteri teknik. Nuk pritet qė kjo tė ketė ndonjė impakt negativ. Natyrisht qė situata e ngarkuar pėr shkak tė bojkotit tė pajustifikuar tė opozitės ka njė impakt jopozitiv pėr imazhin e vendit. Pėrpjekjet pėr tė pėrshkruar procesin e liberalizimit tė vizave si njė proces qė sjell avantazhe politike pėr mazhorancėn dhe pėrpjekjet pėr tė vonuar apo penguar kėtė proces nuk kanė reshtur. Si anėtar i mazhorancės, si anėtar i Kuvendit, si qytetar shpreh shqetėsimin tim tė thellė pėr kėto qėndrime jashtėzakonisht tė papėrgjegjshme tė individėve tė caktuar nė radhėt e Partisė Socialiste qė kanė vazhduar dhe vazhdojnė, sipas informacioneve, tė lobojnė negativisht”, u shpreh Basha.   Ministri i Brendshėm Lulzim Basha ka theksuar se Shqipėria i ka pėrmbushur plotėsisht detyrimet qė rrjedhin nga udhėrrėfyesi i liberalizimit tė vizave. Madje ai shkon mė tej kur thekson se vendi ynė ka tashmė sistemin kufitar tė kontrollit mė tė pėrparuar se vendet e rajonit qė pėrfituan heqjen e vizave. “Shqipėria i ka realizuar tashmė nė tėrėsi detyrimet e saj nė raport me udhėrrėfyesin e liberalizimit tė vizave dhe ajo qė presim ėshtė verifikimi i pėrfundimeve me sukses i kėtyre kritereve nga Shqipėria dhe mė pas rekomandimet pėrkatėse pėr heqjen e vizave”, deklaroi ministri Basha. Ai deklaroi nė vijim se Shqipėria nė procesin e heqjes sė vizave gėzon mbėshtetjen plotė tė ministrave tė 27 Brendshėm dhe tė Drejtėsisė tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian si vendimmarrėsist kryesor tė kėtij procesi. Nė takime e zhvilluara gjatė kėsaj kohe, Basha ka marrė garanci se pas propozimit tė Komisionit Evropian Kėshilli i Ministrave do tė marrė pa vonesa vendimin pėr heqjen e vizave me Shqipėrinė. “Ekziston mbėshtetje e plotė politike nga anėtarėt e Kėshilli, pra ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė tė vendeve anėtare tė Bashkimi Evropian. Me rėndėsi ėshtė kėtu qė tė theksoj qėndrimin jashtėzakonisht konstruktiv tė vendeve me njė peshė tė veēantė nė kėtė proces, siē ėshtė Italia apo Greqia. Kėto janė dy vendet fqinje tė Shqipėrisė, dėshimtarė tė drejtpėrdrejtė tė pėrmirėsimit tė situatės sė sigurisė nė vend nė 5 vitet e fundit, nė veēanti porsa i pėrket luftės kundėr krimit dhe trafiqeve tė paligjshme, tė narkotikes, tė luftės kundėr trafiqeve tė qenies njerėzore, por edhe dy vende qė kanė numrim mė tė madh tė qytetarėve shqiptarė, qė banojnė dhe aty dhe qė padyshim ka njė peshė tė veēantė zėri i tyre kur vjen fjala pėr tė argumentuar kalimin sa mė shpejt tė njė rekomandimi pozitiv nga komisioni, pėr heqjen e vizave. Po kėshtu me rėndėsi ka qenė edhe qėndrimi i Presidencės spanjolle tė Bashkimit Evropian. Ministri i Brendshėm spanjoll, gjatė vizitės qė pata nė Madrid mė 28 dhjetor, u shpreh pa asnjė rezervė dhe garantoi se Spanja, menjėherė pasi tė vijė rekomandimi do ta kalojė atė pa vonesa nė Kėshillin e Ministrave. Dhe po kėshtu shprehu mbėshtetje tė plotė politike tė Spanjės, si vend anėtarė dhe kryesues i radhės tė BE, pėr kėtė proces”, nėnvizoi Basha. Gjatė muajit shkurt ekspertė tė Komisionit Evropian, pritet tė verifikojnė nė Shqipėri progresin e bėrė nė sigurinė e kufijve dhe nė luftėn e kriminalitetit, ndėrsa nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Komisioni Evropian pa nga afėr, plotėsimin e kushteve pėr dokumentet e identifikimit. Ministri i Brendshėm Basha, shprehet i bindur se KE do tė japė vlerėsim pozitiv pėr arritjet e Shqipėrisė.     ...

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks