Kryeministri: Kėtė vit nis rruga Elbasan-Tiranė

Berisha tha se trajtimi, pagat dhe trajnimi i mėsuesve janė shtyllė e reformės qė po ndėrmerr qeveria nė arsim Nga 2 miliardė lekė investime tė qeverisė nė Elbasan, vetėm 15% janė likuiduar. Shumė firma janė tėrhequr ELBASAN - Kryeministri Sali Berisha premtoi dje nė Elbasan ndėrtimin e 1000 shkollave nė tė gjithė vendin, si dhe ndėrtimin e rrugės Elbasan-Tiranė me tunel. Madje, pėr kėtė tė fundit ėshtė premtuar fillimi i punimeve gjatė kėtij viti. Kėto deklarata kreu i qeverisė i dha gjatė pėrurimit tė shkollės "Qamil Guranjaku", ndėrsa u shpreh se nė vitet nė vazhdim zotimi ishte Shqipėria nė moshėn digjitale. "I garantoj mėsuesit e Elbasanit dhe tė mbarė Shqipėrisė se edhe gjatė kėtyre katėr viteve ata do tė jenė nė epiqendėr tė reformės sė arsimit. Trajtimi i tyre, pagat dhe trajnimi i tyre pėrbėjnė shtyllėn mė kryesore tė reformės nė arsim". Ndėrkohė, mėsohet se reforma mė e fundit nė arsim e ndėrmarrė nga qeveria shqiptare do tė shkurtojė nė Elbasan 110 vende pune pėr mėsuesit me kontratė. Sipas drejtorisė arsimore, kjo gjė bėhet pėr shkak se ka shumė mėsues, ndėrsa kėta tė fundit shprehen se tashmė ēdo mėsues do tė ketė mbingarkesė pėr faktin se ata do tė bėjnė edhe punėn e ish-kolegėve. Vetė Kryeministri nėnvizoi se pėr njė komb nuk ka gjė mė serioze se arsimi. Berisha tha se "numri i nxėnėsve pėr mėsues ėshtė ulur dhe do tė vazhdojė tė ulet". Mė pas, Kryeministri informoi qytetarėt elbasanas se projekti i rrugės Elbasan-Tiranė tashmė ka pėrfunduar. "Ju drejtohem me njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt qytetarėve tė Elbasanit, qytetarėve tė jugut dhe juglindjes sė Shqipėrisė, si dhe t'i informoj ata se projekti pėr autostradėn Tiranė - Elbasan ka pėrfunduar. Gjithashtu, dua t'i informoj se brenda kėtij viti, qeveria do tė nisė ndėrtimin e kėsaj autostrade dhe se ky projekt, me tunelin e tij, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme jo vetėm distancėn Elbasan - Tiranė, por edhe distancėn Korēė - Tiranė, Berat - Tiranė dhe Tepelenė - Tiranė. Pas rrugės sė Arbrit, autostrada Tiranė - Elbasan do tė jetė njė nga projektet mė madhore tė qeverisė sonė gjatė kėtyre viteve. Ne jemi tė vendosur qė Shqipėria e vitit 2013 tė jetė njė Shqipėri krejt tjetėr, ku shqiptarėt nga tė katėr anėt e vendit tė lėvizin nė njė kohė dy herė mė tė shkurtėr pėr tė mbėrritur nė kryeqytetin e tyre", - tha Berisha. Nga ana tjetėr, vetėm pak kohė mė parė, kreu i dhomės sė tregtisė nė Elbasan u shpreh se nga 2 miliardė lekė investime nė kėtė qytet, qeveria kishte shlyer vetėm 15% tė tyre, ēka ka bėrė qė shumė firma t'i tėrheqin mjetet e tyre duke i lėnė rrugėt nė gjendje mė tė keqe sesa nė fillim. Shoqatat e ndėrtuesve janė ankuar pėr moslikujdim tė parave qė ata duhet tė marrin pėr punimet e kryera, ndėrsa bėhet e ditur se janė me miliona euro qė qeveria shqiptare ua ka borxh. Gjithashtu, mėsohet se pėr rrugėn Elbasan - Tiranė, zbatimi i projektit pėr tė cilin pritet t'i kalojė 200 milionė eurot, qeveria mund tė marrė njė kredi tė butė, e cila gjithsesi vijon tė shtojė borxhin nė buxhetin e shtetit shqiptar.

