Shqipėria jep provimin para Bashkimit Europian mė 12 mars
Hapat qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė drejtim tė pėrmbushjes sė detyrimeve qė rrjedhin nga procesi i integrimit do tė vlerėsohen mė 12 mars kur do tė mbahet nė Tiranė takimi i Komitetit tė Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipėrisė. Ky komitet do tė drejtohet nga drejtori pėr Ballkanin Perėndimor nė Komisionin Europian, Pier Mirel, i cili do tė vlerėsojė pėrmbushjen e detyrimeve nga ana e qeverisė shqiptare nė ēdo fushė, duke u ndalur nė veēanti nė pėrmbushjen e njė prej kritereve parėsore, qė ėshtė kriteri politik.
Kriteri
Ky kriter parashikon qė vendi tė ketė stabilitet politik dhe qė institucionet shtetėrore tė funksionojnė sipas rregullave tė demokracisė dhe reformat tė ndėrmerren me konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm. Por qė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit situata politike nė Shqipėri ka qenė tejet e tensionuar, duke mos pėrmbushur pikėrisht njė prej kritereve mė tė rėndėsishme, atė politik. Komiteti i Stabilizim-Asocimit ėshtė njė strukturė mes BE-sė dhe Shqipėrisė qė mblidhet vetėm njė herė nė vit pėr tė shqyrtuar ecurinė e procesit integrues tė njė vendi. Ky komitet mblidhet pėr tė vlerėsuar situatėn nė vend dhe pėr tė hartuar mė pas njė raport pėrsa i pėrket kėrkesės sė Shqipėrisė pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE. Nė rast se vlerėsimi nė kėtė mbledhje i hapave qė ka ndėrmarrė Shqipėria qė pas zgjedhjeve tė qershorit nuk do tė jetė pozitiv, atėherė vendi ynė duhet tė presė vitin e ardhshėm pėr njė tjetėr vlerėsim pėrsa i pėrket statusit tė vendit kandidat dhe hapave tė tjerė drejt integrimit nė BE.
Takimi
Mėsohet se Bashkimi Europian nuk e ka bėrė ende tė ditur delegacionin e plotė qė do tė dėrgojė nė Tiranė mė 12 mars, pėrkatėsisht tė premten e ardhshme, ku zhvillohet mbledhja e Komitetit tė Stabilizim-Asocimit tė BE-sė dhe Shqipėrisė.
Burime nga Ministria e Integrimit kanė bėrė tė ditur se javėn e ardhshme do tė pėrcaktohet delegacioni qė do tė jetė prezent, por, siē mėsohet, do tė drejtohet nga drejtori pėr Ballkanin Perėndimor nė Komisionin Europian, Pier Mirel.
Ky takim do tė shqyrtojė hapat qė ka marrė Shqipėria nė zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, qė shkurtimisht do tė thotė kushtet qė Tirana zyrtare ka pėrmbushur pas detyrave tė shtėpisė tė lėna nga Brukseli.
Edhe pse nė dukje njė takim teknik, pritet qė tė jepet njė sinjal i qartė pėr qėndrimin qė do tė mbajė Komiteti i Stabilizim-Asocimit, i cili do tė mblidhet mė 11 maj nė Bruksel. Pėrveē Pier Mirel, nė takimin e sė premtes do tė jetė prezent edhe ambasadori i Spanjės nė Tiranė, Manuel Montobio, vendi i tė cilit mban presidencėn e radhės sė BE-sė, si dhe kreu i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, Helmut Lohan, qė tė dy negociatorė nė zgjidhjen e krizės politike nė Shqipėri.
Kushtet
Plotėsimi i kriterit politik qė pėrfshin stabilitetin politik, respektimin e pavarėsisė sė pushteteve, garantimin e zgjedhjeve tė lira etj.
Funksionimi i ekonomisė sė tregut.
Zgjidhja e ēėshtjeve qė lidhen me pronėsisė.
Funksionimi i administratės doganore. Nė disa raste do tė shihet se si administrata doganore i vė nė zbatim kėto rregulla qė kanė tė bėjnė me vlerėsimin doganor. Do tė shihet TVSH-ja, nėse ajo aplikohet nė kohėn e duhur.
Qeveria do tė raportojė edhe pėr ēėshtje tė tjera, si p.sh., ambienti, bujqėsia, tregu i brendshėm etj.
Ministrat e Jashtėm tė BE-sė diskutojnė pėr Ballkanin Perėndimor
Ministrat e Jashtėm tė BE-sė janė mbledhur dje nė njė takim informal nė Cordoba tė Spanjės pėr tė diskutuar, midis tė tjerave, edhe pėr tė ardhmen e vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Rezultatet e kėtij takimi pritet tė bėhen me dije gjatė ditės sė sotme nė njė konferencė pėr shtyp, ndėrsa nė axhendėn e punimeve parashikohet diskutimi nė kėtė mbledhje tė nismės sė prezantuar nga Italia pėr tė organizuar njė samit tė pėrvitshėm pėr vendet e Ballkanit Perėndimor pėrsa i pėrket ecurisė sė proceseve integruese. Nė takimin e ministrave do tė diskutohen ēėshtje qė lidhen me politikėn e jashtme dhe hapat e marrė nga BE-ja nė pėrmbushje tė Strategjisė pėr Politikėn e Jashtme dhe Sigurinė, si dhe ēėshtje qė lidhen me zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit tregtar me shtetet jo-anėtare tė BE-sė.
Komisioneri pėr Zgjerimin, Fule, do tė vizitojė Tiranėn mė 19 mars
Komisioneri europian pėr Zgjerimin dhe Fqinjėsinė e Mirė, Stefan Fule, do tė vizitojė Tiranėn mė 19 mars, vetėm njė ditė pas shqyrtimit nė Kuvend tė kushtit tė PS-sė pėr ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar pėr tė bėrė transparencėn e plotė tė zgjedhjeve tė qershorit. Fule ka programuar nė axhendėn e tij gjatė qėndrimit nė Tiranė takime me krerėt mė tė lartė tė vendit. Ai do tė bashkėbisedojė posaēėrisht me presidentin Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe me kreun e opozitės, Edi Rama. Maxhoranca, nga ana e saj, mėsohet se ka tentuar tė ftojė zotin Fule nė njė seancė tė posaēme parlamentare pėr tė bėrė pėrshėndetjen para deputetėve. Mesazhi qė pritet tė lėshojė ai ndaj klasės politike ėshtė vendimtar pėr ēėshtjet integruese.
Ekspertė tė NATO-s nė Tiranė, pėr hartimin e strategjisė sė Aleancės
Njė grup ekspertėsh tė NATO-s, qė po punojnė pėr hartimin e konceptit tė ri strategjik tė Aleancės, do tė vizitojnė Tiranėn nė datat 11-12 mars, nė kuadėr tė angazhimit tė Shqipėrisė si vend anėtar i Aleancės. Vizita e Delegacionit tė NATO-s ėshtė bėrė e ditur nga zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme, Edith Harxhi. Mjedisi i ri strategjik global dhe politikat e reja sa i takon mbrojtjes dhe sigurisė e kanė nxitur NATO-n pėr hartimin e njė koncepti tė ri strategjik, pjesė e tė cilit do tė jetė dhe Shqipėria.
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pėr kėtė qėllim ka ngritur njė grup pune i pėrbėrė nga ambasadorė tė Aleancės dhe ekspertė tė saj, nėn drejtimin e ish-sekretares amerikane tė Shtetit, Medlin Ollbrajt, i cili po punon pėr kėtė doktrinė tė re, ku do tė pėrcaktohen politikat e organizatės mė tė madhe ushtarake dhe format e partneritetit nė tė ardhmen, nė fokusin e zhvillimeve tė reja globale. Ky ekip do tė njihet me qėndrimin e konsoliduar tė institucioneve shqiptare; qeverisė, Parlamentit dhe Kėshillit Kombėtar tė Sigurisė pėr kėtė doktrinė tė re.
8 Mars 2010

