Buxheti i ri, shkurtohen 240 milionė USD investime
nertila maho
Qeveria do tė shkurtojė me tė paktėn 24,515 miliardė lekė shpenzimet pėr 14 ministri. Sipas Ministrisė sė Financave, tė dhėnat e tė cilės i janė shpėrndarė tė gjitha dikastereve, pėr vitin 2010, buxheti do tė shkurtohet me tė paktėn 240 milionė dollarė. Nė tabelat e Financave, parashikohet qė Qeveria kėtė vit tė investojė tė paktėn 17,486 miliardė lekė mė pak(rreth 170 milionė USD), dhe tė shpėrndajė paga dhe shėrbime tė tjera tė domosdoshme pėr administratėn rreth 70 milionė dollarė mė pak se sa parashikimi. Ndryshe nga parashikimi fillestar i financave pėr shkurtim tė rreth 50 milionė dollarėve nė shpenzime korente, shifrat e reja tregojnė se kjo shifėr tashmė ka shkuar nė 7,027 miliardė lekė, ose rreth 70 milionė USD. Duket se rreth 20 milionė dollarė, i janė lėnė sėrish investimeve, ose shpenzimeve kapitale.
Investimet
Shumėn mė tė madhe tė shkurtimeve, Qeveria do ta bėjė nga Ministri i Transporteve. Nė total, fondi pėr shpenzimet kapitale i kėsaj ministrie ulet me rreth 89 milionė dollarė. Pra pėr kėtė vit do tė kemi rreth 89 milionė dollarė mė pak rrugė dhe ujėsjellės, menaxhimi i ndėrtimit tė tė cilave bėhet nga ministria e Olldashit. E dyta nė listė pėr shkurtimet vjen ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Arsimit. Pėrkatėsisht kėtė vit do tė ketė rreth 22.5 milionė USD mė pak shkolla dhe rreth 22.1 milionė USD mė pak investime nė ushtri. Fondet e ministrisė sė Arsimit ulen ndjeshėm, pasi nga 85 milionė USD investime tė parashikuara tani do tė kryen vetėm 62 milionė. Tjetėr sektor jetik qė preket nga ndryshimi i buxhetit ėshtė shėndetėsia. Sipas shifrave tė financave, kėtė vit do tė ndėrtohen rreth 15 milionė USD mė pak spitale dhe qendra shėndetėsore se sa ishte parashikuar nė fillim tė vitit. ēuditėrisht, edhe fondi i ministrisė sė Bujqėsisė, ėshtė ulur me rreth 30 pėr qind, edhe pse pėrmbytjet e fundit treguan qartė se duhen rritur investimet nė kanalet kullues, apo argjinaturat e lumenjve. Kėtė vit financat kanė shkurtuar me rreth 8.5 milionė USD investimet nė bujqėsi. Qeveria, ka parashikuar tė ulė ndjeshėm edhe fondin e shpenzimeve korente. Tė gjitha ministritė, do tė duhet tė shpenzojnė mė pak pėr kryerjen e punėve tė pėrditshme nga administrata. Sipas financave, nuk ėshtė prekur fondi i pagave, por i shėrbimeve tė tjera ndihmėse pėr administratėn. Sidoqoftė, Ministria e Ekonomisė, ajo e Jashtme, e Integrimit dhe e Kulturės, nuk kanė ndryshim nė fondin e shpenzimeve korente.
Kriza
Dy muaj mė parė, nė fillim tė kėtij viti, financat e pranuan qė efekti i krizės po ndihet qartė edhe nė Shqipėri. Ministri i Financave, nė daljet e tij publike pranoi se buxheti i kėtij viti do tė rishikohet me rreth 250 milionė USD. Vetė ministria i shpėrndahu njė shkresė tė brendshme tė gjitha ministrive tė linjės, pėr pezullimin, deri nė njė periudhė tė dytė tė tė gjitha investimeve. Nga ana tjetėr, tė dhėnat informate, pasi deri tani ministria e Financave nuk ka dhėnė shifra zyrtare pėr tė ardhurat e tatimeve dhe doganave, tregojnė se organet fiskale, nė rastin mė tė mirė kanė mbledhur po aq para sa nė janar dhe shkurt tė vitit tė kaluar, pra me rritje zero. Nė kėto kushte, ndryshimi nė ulje i buxhetit, bėhet i domosdoshėm. Financat, vetėm nga paratė qė i duhen pushtetit qė administrohet nga Qeveria, kanė parashikuar njė shkurtim prej 240 milionė USD.
PS: Qeveria ka humbur gėrshėrėt e inaugurimeve
Partia Socialiste akuzoi dje Qeverinė se me papėrgjegjshmėrinė e saj ka ēuar vendin nė krizė ekonomike. Nė njė konferencė pėr shtyp, nėnsekretari pėr Programin nė PS, Ervin Bushati tha se "papėrgjegjėsia e qeverisėse ėshtė shkaktare e krizės sė financave publike; financa qė nuk kanė para as tė shlyejnė borxhet ndaj kompanive shqiptare qė kanė kryer punime, e jo mė tė investojnė a tė nisin punė tė reja. Rrugėt e nisura me shumė fanfarė para fushatės zgjedhore, janė braktisur pa u pėrfunduar, pasi puna pėr zbatimin e tyre ka ndaluar tashmė prej muajsh". Sipas tij "shpenzimet, ashtu si dhe korrupsioni elektoral i shfrenuar kanė shkaktuar krizėn ekonomike, stresin financiar, zhvlerėsimin e lekut dhe rėnien e nivelit tė jetesės pėr ēdo familje shqiptare. Kriza ekonomike bėhet mė e rėnde kur kupton se Qeveria Berisha nuk mund tė nisė investime tė reja pa shlyer ato tė vjetrat, investim tė cilat sot janė lėnė nė baltė. Vlera e punimeve tė papėrfunduara ashtu si dhe ato tė papaguara, vė nė dyshim real seriozitetin financiar dhe menaxhues tė njė qeverie qė i nis punėt pa menduar se si do t'i shpjerė deri nė fund ato".

