Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Meta: Do fitojmė 20 bashki dhe 100 komuna



Lėvizja Socialiste pėr Integrim synon qė tė fitojė nė zgjedhjet e ardhshme lokale 20 bashki dhe 100 komuna. Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta gjatė takimit nė qytetin e Lezhės me anėtarė dhe simpatizantė tė partisė sė tij shpalli objektivin pėr votimet vendore tė pritshme nė vitin 2013. Sipas Metės, kėto janė objektivat paraprake tė LSI-sė pėr zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai deklaroi se zgjedhjet e ardhshme tashmė po trokasin dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim duhet tė pėrcaktojė dhe objektivat e saj pėr njė fitore sa mė tė madhe nė garėn elektorale. Nė kėtė linjė, Meta theksoi se LSI-ja do tė pėrpiqet qė tė marrė njė rezultat sa mė tė madh nė shkallė vendi. "Disa nga objektivat tona paraprake pėr zgjedhjet e ardhshme vendore, qė tashmė po trokasin, kanė tė bėjnė me fitoren e 100 kryetarėve tė komunave nė tė gjithė vendin, tė 20 kryetarėve tė bashkive, tė tre kryetarėve tė qarqeve dhe tė paktėn tė 1500 kėshilltarėve nė tė gjitha nivelet, komuna, bashki dhe qarqe. Kuptohet qė numri mė i madh i tyre tė ishin kryetare dhe kėshilltare, por kjo do tė varet nga angazhimi i femrave dhe grave gjatė kėsaj periudhe nė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim", deklaroi Meta. Dy ditė mė parė, kreu i kėsaj partie sė bashku me nėnkryetarin Dritan Prifti zhvilloi njė takim nė qytetin e Lushnjės. Nė bashkėbisedimin me anėtarėt dhe simpatizantėt e kėsaj force politike, ai u ndal nė procesin e strukturimit tė partisė. Duke theksuar domosdoshmėrinė e pėrmirėsimit tė Kodit Zgjedhor, kryetari i LSI-sė u shpreh se "LSI ka filluar punėn pėr pėrgatitjen e njė platforme pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor, duke riparuar defektet e vėna re gjatė zgjedhjeve tė 2009-ės". Ai theksoi nė tė njėjtėn kohė, se ky pėrmirėsim duhet tė bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR nė raportin e saj pėr zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend.

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks