Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

PD: Rezoluta pėr vizat, PS tė mos bojkotojė

Tiranė, 9 Mars NOA - Komisioni i Integrimit tė Parlamentit tė Shqipėrisė mori nė shqyrtim rezolutėn nė mbėshtetje tė procesit tė liberalizimit tė vizave, qė do tė miratohet ditėn e enjte.

Ne prisnim qė deputetėt e opozitės, tė cilėt kanė ardhur nė Kuvend, kanė depozituar edhe emrat nė komisionet pėrkatėse, tė vinin nė Komisionin e Integrimit, tė merrnin kryesinė e kėtij Komisioni siē ėshtė rėnė dakord me opozitėn dhe tė bėheshin pjesė e kėsaj rezolute, - tha para disa minutash nė njė dalje pėr mediat, Aldo Bumēi nga Partia Demokratike.

Pavarėsisht nga ky fakt, qė nuk erdhėn sot nė shqyrtimin e rezolutės, ne u bėjmė thirrje, nė ftojmė opozitėn qė tė jetė e pranishme ditėn e enjte nė seancė plenare, ku do tė miratohet rezoluta pėr procesin e liberalizimit tė vizave, - ftoi Bumēi.
Ai theksoi se Ky nuk ėshtė njė proces politik, nuk ėshtė njė ēėshtje politike, por ėshtė njė ēėshtje jetike pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė, qofshin kėta tė majtė, tė djathtė, pa parti.

Kurse pėrmendi se ne si komb kemi nė kujtesėn tonė historike izolimin mė tė thellė. Edhe gjatė kėtyre 20 viteve qytetarėt shqiptarė kanė hasur vėshtirėsi pėr tė udhėtuar jashtė, pėr tė takuar fėmijėt e tyre, tė afėrmit.

Bumēi konsideroi se meqenėse kemi mbi njė milion shqiptarė qė jetojnė nė emigracion, lėvizja e lirė ėshtė jetike pėr kombin tonė.

Nė pėrkrahje tė kėtij procesi, nė pėrkrahje tė njė pune kolosale qė ėshtė bėrė nė pėrmbushje tė kėrkesave tė udhėrrėfyesit tė Bashkimit Europian, Kuvendi i Shqipėrisė do tė miratojė njė rezolutė, - evidentoi deputeti demokrat.

Kurse nė pėrfundim, tha: Ne ftojmė opozitėn nė shprehje tė vullnetit tė saj, tė vijė tė votojė rezolutėn nė Kuvend duke treguar qė ėshtė nė pėrkrahje tė kėtij procesi jetik pėr qytetarėt shqiptarė. Jam i bindur qė duke bėrė kėtė, duke ndėrmarrė kėtė hap ditėn e enjte, nuk do tė bėjė asgjė tjetėr pėrveēse do tė pėrmbushė vullnetin e dhjetėra mijėra anėtarėve tė Partisė Socialiste, vullnetin e dhjetėra mijėra votuesve tė Partisė Socialiste.

e.n/e.r/NOA

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks