KFOR-FSK, Sejdiu e Thaēi takim me shefin e KFOR, Bentler

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi kanė zhvilluar njė takim me komandantin e forcave tė KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler me tė cilin kanė rėnė dakort pėr vazhdimin e bashkėpunimit midis KFOR-it dhe Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Kėshtu bėhet e ditur nė njė deklaratė tė Zyrės sė Presidentit tė Kosovės pas takimit i cili ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave.
Nė deklaratėn e presidencės thuhet “Kushtetuta dhe ligjet e Republikės
sė Kosovės e pėrcaktojnė Misionin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Mbėshtetja e KFOR-it pėr kėtė Forcė ėshtė rrjedhimisht e kufizuar nė
trajnimin dhe monitorimin e njė force, misioni i sė cilės ėshtė reagimi
ndaj krizave, mėnjanimi i mjeteve plasėse dhe mbrojtja civile. Kjo
mbėshtetet nė vendimin e Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut, qėllimi i tė
cilit ka qenė dhe mbetet vazhdimi i pėrkrahjes sė FSK derisa ajo tė
ketė arritur Kapacitetet e Plota Vepruese”.
Institucionet e Kosovės theksojnė nevojėn e bashkėrendimit me KFOR-in,nė
rastet e paraqitjes publike tė Gardės Ceremoniale.Ne jemi tė bindur se
zotimet e lartpėrmendura janė njė bazė e qėndrueshme pėr KFOR-in pėr tė
vazhduar bashkėpunimin dhe pėrkrahjen e tij pėr FSK-nė, pėrfundon
deklarata e presidencės sė Kosovės.
Bul Salihu

