Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

D’Elia: Ministri i Jashtėm, Franko Fratini, nė Tiranė mė 12 prill

Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta mori pjesė sot nė ēeljen zyrtare tė Pranverės Italiane me temė “Italia dhe Shqipėria 2010 - Dy popuj, njė det, njė miqėsi”, aktivitet qė u zhvillua nė ambientet e rezidencės sė Ambasadorit Italian nė Tiranė. Duke e cilėsuar si njė stinė tė madhe tė miqėsisė, numri dy i Qeverisė vlerėsoi se Pranvera Italiane do tė ndriēojė nga njė kėndvėshtrim unik lidhjet e forta kulturore e shpirtėrore mes dy popujve, qė bazohen, ndėr tė tjera, nė diasporėn e hershme tė arbėreshėve tė Jugut tė Italisė dhe nė komunitetin e sotėm tė shqiptarėve nė Itali, tė cilėt po pasurojnė e konsolidojnė gjithnjė e mė shumė urat tradicionale tė miqėsisė mes dy vendeve. Nė fjalėn e mirėseardhjes Ambasadori i Republikės Italiane nė Tiranė, Saba D’Elia e vuri theksin nė kuadrin e privilegjuar tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera midis dy vendeve, qė dėshmohen qartė nga vizita e fundit e Kryeministrit Berisha nė Itali si dhe nga vizita e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Italisė, Franko Fratini, nė Tiranė mė 12 prill. Gjithashtu ai vuri nė dukje lidhjet tradicionale kulturore e ato tė miqėsisė qė ekzistojnė mes dy popujve, tė cilat pėrbėjnė njė urė tė pazgjidhshme tė kėtyre marrėdhėnieve. Ambasadori italian e cilėsoi kėtė projekt tė hapur ndaj ideve e nismave dhe ftoi, me kėtė rast, tė gjitha subjektet shqiptare e ato italiane tė marrin pjesė aktivisht pėr realizimin e veprimtarive tė ngjeshura tė kėsaj stine.

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks