Vrau adoleshentin nė vitin '97, ekstradohet i akuzuari
Gėzim Ndreu, akuzohet se nė vitin 1997, vrau pėr njė varėse nė qendėr tė kryeqytetit njė 17 vjeēar
TIRANE- Trembėdhjetė vite pas njė vrasjeje ndodhur nė qendėr tė kryeqytetit, pranė Sahatit, ekstradohet nga Roma e Italisė, i dyshuar pėr krimin.
Gėzim Ndreu, 43 vjeē nga Vlorė u ekstradua dje nė mesditė nga Zyra e Inteprol Tiranės, bashkėpunim me homologėt e tyre tė Milanos, ndėrsa ishte shpallur nė kėrkim pėr krimin e vrasjes.
Sipas burimeve zyrtare, tė Policisė sė Shtetit, Ndreu ishte shpallur nė kėrkim pėr vrasjen e Besian Breēanit, ngjarje e ndodhur me 4 qershor tė vitit 1997, nė qendėr tė Tiranės, kur 17 vjeēari Breēani, nga Bajram Curri, banues nė kryeqytet ishte konfliktuar me Ndreun. Ngjarja ka ndodhur nė njė lokal "Kolonja" i njohur si lokal lojrash fati tek ish- hotel "Vjosa", nė qendėr tė kryeqtytetit disa metra mbi Sahatin.
Shkak pėr ngjarjen ėshtė mėsohet se ėshtė bėrė njė varėse floriri, qė mėsohet se i ėshtė marrė adoleshentit Breēani. Nė grindje e sipėr, Ndreu nga Vlora me banim nė Laprakė, ka nxjerrė armėn njė pistoletė "TT", duke qėlluar nė drejtim tė 17 -vjeēarit. Pas ngjarjes, autori i krimit, ėshtė larguar menjėherė nė drejtim tė paditur.
Adoleshenti ka mbetur i vdekur nė vend, ndonėse ai ėshtė ndihmuar pėr t'u dėrguar nė spital, pas plagėve tė marra. Ndėrkaq policia dhe prokuroria edhe pse kanė tentuar disa herė tė hapin dosjen, e kanė mbyllur atė pėr mungesė autori. Nė vitin 2006, dosja ėshtė rihapur pas informacioneve se autori i mundshėm ishte njė person me banim nė Laprakė nga Vlora, por qė pas krimit ishte larguar nė Itali.
Pas rihapjes sė dosjes, policia ka siguruar prova dėshmi dhe tė dhėna tė tjera qė hidhnin dritė mbi vrasjen e Breēanit, nga Ndreu, ndėrsa ėshtė identifikuar edhe autori i dyshuar i krimit, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim me akuzėn e vrasjes me paramendim.
Njė vit mė parė, ai u arrestua nga autoritetet italiane nė bazė tė urdhėr arrestit ndėrkombėtar tė lėshuar nga autoritetet shqiptare. Tetė muaj pas arrestimit tė tij, Ndreu mbėrriti nė pranga nė Shqipėri. Ai pritet t'i nėnshtrohet njė procesi penal, pėr krimin pėr tė cilin akuzohet gjatė muajve nė vazhdim.

