Tadiē, mes miteve dhe evropianizmit
Autori i Lajmit: Nga Mateo Taconi
Zakonisht gazetarėt i ndjekin politikanėt pėr tė bėrė ndonjė intervistė me ta. Kurse, duket se nė Serbi gjithēka ėshtė e kundėrta. Thuhet se bashkėpunėtorėt e shėrbimit informativ tė presidentit Boris Tadiq vetė vrapojnė pas gazetarėve. Sot i japin njė informatė njėrit, nesėr njė tjetėr-tjetrit, pasnesėr njė tė treti, e kėshtu me radhė, nė njė rreth magjik. Kėshtu, falė punės sė palodhshme tė shėrbimit informativ, shefi i shtetit siguron praninė e tij tė vazhdueshme nė gazetat dhe revistat lokale, duke mos harruar as mediet ndėrkombėtare. Gjatė kėtij procesi, ai ruan imazhin e njė personi tė respektuar. Pa marrė parasysh qė ato intervista tė tij janė tė njėjta dhe qė, sipas disa gojėkėqijve, paraqesin njė monolog tė mėrzitshėm.
Situatėn nė Serbi e ka analizuar ish-diplomati serb, Dushan Bogdanoviq, i cili dy herė ėshtė sulmuar pėr motive politike - pėr herė tė parė gjatė kohės sė Milosheviqit, e herėn e dytė pas vrasjes sė kryeministrit reformator, Zoran Xhinxhiq. Ai tani punon si analist nė njė organizatė qė ofron mbėshtetje pėr shoqėrinė civile - "Jukom". Sipas mendimit tė tij, dėshira e imponueshme pėr tė pėrndjekur mediet lidhet me ndikimin e kufizuar tė presidentit Tadiq.
Tadiqi nuk ia del me Serbinė
"Tadiqi ėshtė duke u pėrqendruar nė vetveten e tij dhe ėshtė duke u munduar qė ta pėrmirėsojė imazhin e tij, pėr shkak se nuk mund ti zgjidhė problemet me tė cilat ėshtė duke u ballafaquar vendi. Gjatė tėrė historisė sė Serbisė, aty kanė qenė tė pranishme tendencat moderne dhe konservatore. Tadiqi nuk e ka zgjedhur kėtė problem. Ai shkon kah afrimi me Evropėn, por nuk largohet nga Rusia. Ai flet pėr njė Serbi liberale dhe bashkėkohore, por nė tė njėjtėn kohė bie nėn ndikimin e spiritualitetit ortodoks. Ai mundohet qė tė pajtohet me Bosnjėn, duke dalė me idenė e rezolutės parlamentare, me anė tė sė cilės gjykohen krimet e serbėve tė Bosnjės tė vitit 1995 nė Srebrenicė, duke heshtur arsyet qė e kishin shtyrė Serbinė qė tė organizonte gjakderdhje jo vetėm nė Srebrenicė, por edhe nė pjesėt e tjera tė Bosnjės".
Bogdanoviq kritikon edhe politikėn ekonomike tė presidentit. "Ai nuk ka krijuar infrastrukturėn e nevojshme, nuk ka ndėrtuar as spitale, as shkolla". Nė Serbi ka 500.000 njerėz tė papunė dhe 1,5 milion pensionistė. Paga mesatare mujore ėshtė 350 euro dhe, sipas rregullit, ēdo punėtor mban edhe tre njerėz tė tjerė. Problemeve sociale nuk u kushtohet vėmendja e duhur. Mund tė themi se gjatė kohės sė Milosheviqit kėtyre problemeve u ishte kushtuar njė vėmendje mė e madhe", thotė Bogdanoviq, me tė cilin bisedojmė nė njė kafene elegante tė qendrės historike tė Beogradit.
Tani, kur ka kaluar gjysma e mandatit tė tij tė dytė presidencial, gjithnjė e mė e fuqishme ėshtė ndjenja se Tadiqi nuk do tia dalė qė tė realizojė planet e tij, pėr ta bėrė Serbinė njė vend tė zhvilluar evropian. Nuk ka dyshim se ai ka shumė arsyetime pėr kėtė. P.sh, kriza ekonomike ka pasur pasoja tė mėdha pėr Serbinė, pėr ēka Brukseli pėrsėri ka shtyrė zgjidhjen e ēėshtjes sė Ballkanit. Apo, ai mund tė pėrmend edhe ekzistimin e bllokut ende tė fuqishėm tė nacionalistėve qė, me rastin e ēdo pėrpjekjeje pėr tu pajtuar me ish-armiqtė dhe tė rishqyrtimit tė historisė sė re, me protestat e tyre nxeh opinionin publik. Por edhe duke pasur parasysh kėto pengesa, puna e Tadiqit nuk do tė mund tė vlerėsohej si e kėnaqshme. Ja ēka thotė pėr kėtė Sonja Biserko, kryesuesja e zyrės sė Beogradit tė Komitetit tė Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut. "Vetėm Tadiqi dhe Partia Demokratike e tij kanė autorizimet e nevojshme pėr tė realizuar prioritetet themelore tė vendit tonė. Aty bėjnė pjesė pėrshtatja e sistemit tė drejtėsisė me kėrkesat e BE-sė, zgjidhja e ēėshtjes sė Bosnjės dhe Kosovės, rritja e standardit jetėsor, e po ashtu edhe integrimi social i pakicave kombėtare dhe tė shtresave tė margjinalizuara sociale, sikur qė janė refugjatėt dhe veteranėt e luftės. Faktet janė evidente. Ne nuk ia kemi dalė qė tė zgjidhim kėto probleme dhe, marrė nė pėrgjithėsi, nuk kemi gjetur pėrgjigje nė dilemėn serbe".
Serbia bėn dy hapa, e mė pas ndalet, merr nė thua. Vetėm pak shkon pėrpara, e mė pas kthehet nė pozicionet fillestare. Ajo luhatet (hamendet) midis bashkėkohores dhe tradicionales. Ngrehė zvarrė mitet e saj. Nė kėtė mėnyrė, dilema vetėm sa vjen duke u rritur - edhe nė kohėn kur pranė timonit tė shtetit gjendet njė politikan aq proevropian sikur qė ėshtė Tadiqi.
Shtet i ngarkuar me mite
Sipas fjalėve tė sociologes nga Instituti i shkencave sociale nė Beograd, Irena Ristiq, ekziston edhe njė faktor i cili e ushqen dilemėn serbe. Sipas pikėpamjes sė saj, Serbia sipas tė gjitha karakteristikave, ende ėshtė njė shtet i paformuar.
"Nė mesin e elitės politike, ende ėshtė e pranishme dėshira qė tė formohet njė shtet nacional me pėrmbajtje kulturore dhe etnike tė njėllojtė. Dėshmi pėr kėtė ėshtė edhe fakti qė Boris Tadiq pozicionohet jo vetėm si president i serbėve tė Serbisė, por edhe si lider i serbėve tė Bosnjės dhe tė Kosovės. Kjo ndodhė pėr shkak se klasa qeverisėse ėshtė tepėr e dobėt. Ajo nuk ėshtė nė gjendje qė tė pranojė qė i kemi humbur luftėrat. Ajo ėshtė tepėr e ngarkuar me mite tė ndryshme. Pėrpos kėsaj, Serbia gjithmonė e ka parė veten nė qendėr, gjė qė e sheh edhe sot. Dikur ajo ishte qendėr e Jugosllavisė, e sot Serbia ndihet si qendėr e Ballkanit. Ajo e konsideron veten si mė tė fortėn, shtetin lider tė rajonit. Serbisė i duhet qė tė heqė dorė nga mitet e kėtilla".

