Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Shpėrthimi i Bendtner

Nicklas Bendtner ka marrė lėvdata tė panumėrta pas het-trikut qė e realizoi tė mėrkurėn mbrėma kundėr Portos, i cili ia siguroi ekipit tė tij Arsenal ēerekfinalen nė Ligėn e Kampionėve. Danezi kishte humbur disa raste kundėr Burnleyt fundjavėn qė shkoi, kėshtu qė askush nuk e priste se sulmuesi gjigant do tė shpėrthente nė kėtė mėnyrė.

“Ēdo herė kur luaj e lė prapa atė ndeshje kur tė pėrfundojė. Kėtė e bėra edhe me ndeshjen e sė shtunės. Nganjėherė e ke ditėn tėnde dhe kjo ndodhi me Porton. Jam i lumtur me het-trikun tim, por nesėr ne zgjohemi duke menduar pėr tė ardhmen”, tha danezi qė shėnoi tregolėshin e parė nė karrierė.

Atij i ndihmuan edhe Samir Nasri e Emmanuel Eboue pėr ta kompletuar fitoren e thellė 5:0 ndaj portugezėve. “Ishte ndjenjė e mirė tė shėnoja herėt, por nuk e di nėse ka ndikuar kjo nė lojėn time. Kjo fitore do ta na japė besim tė madh. Ne dėshirojmė ta fitojmė Ligėn e Kampionėve. Ėshtė njė gjė qė nuk e kemi bėrė mė parė”, shtoi pėrfaqėsuesi danez.

Edhe menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger, ishte i kėnaqur me paraqitjen e Bendtner, me paraqitjen e tė cilit ishte zhgėnjyer fundjavėn qė shkoi.

“Kjo tregon se sa shpejt ndryshojnė gjėrat nė futboll, por shpresoj qė atij nuk i ka dhėnė kjo besim tė tepruar. Natyrisht, kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr Nicklas. Jam i lumtur pėr tė sepse tė shtunėn luajti mirė, por humbi raste, ndėrsa sot i shfrytėzoi ato duke realizuar tri gola. Shpresoj qė kjo do t’i japė dėshirė atij qė tė punojė edhe mė shumė”, tha Wenger.


 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks