V E N D I M PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR. 71, DATĖ 3.2. 2010, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, PĖR PĖRCAKTIMIN E NUMRIT TĖ PUNONJESVE ME KONTRATĖ TĖ PĖRKOHSHME, PĖR VITIN 2010, NĖ NJĖSITĖ E QEVERISJES QENDRORE
V E N D I M
PėR
NJė NDRYSHIM Nė VENDIMIN NR. 71, DATė 3.2. 2010, Tė KėSHILLIT Tė MINISTRAVE, “PėR PėRCAKTIMIN E NUMRIT Tė PUNONJESVE ME KONTRATė Tė PėRKOHSHME, PėR VITIN 2010, Nė NJėSITė E QEVERISJES QENDRORE”
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 2, tė nenit 18, tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1995, “Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Nė vendimin nr. 71, datė 3.2.2010, tė Kėshillit tė Ministrave, tė bėhen kėto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si mė poshtė vijon:
“1. Numri i punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme, pėr vitin 2010, nė njėsitė e qeverisjes qendrore, ėshtė 753 veta, sipas Lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.”.
2. Pėrjashtimisht, pėr Institutin e Statistikės nuk zbatohet paragrafi 2, i pikės 2, tė vendimit nr.1703, datė 24.12.2008, “Pėr vendosjen e standardeve tė shėrbimeve dhe veprimtarive sezonale/tė pėrkohshme, pėr ministritė dhe institucionet buxhetore”. Numri i punonjėsve pėr realizimin e veprimtarive statistikore, afatet kohore dhe tė tjera specifikime lidhur me punonjėsit e Institutit tė Statistikės, tė pėrcaktohen nėpėrmjet njė udhėzimi tė pėrbashkėt tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė INSTAT-it dhe ministrit tė Financave.
3. Efektet financiare pėr zbatimin e kėtij vendimi pėrballohen nga shpenzimet korente, tė miratuara nė buxhetin e vitit 2010, tė njėsive tė qeverisjes qendrore.
4. Ngarkohet Ministria e Financave tė miratojė pėrcaktimin e numrit tė punonjėsve, sipas Lidhjes nr.1, tė pėrmendur nė pikėn 1, nė pėrputhje me kriteret e vendimit nr.1703, datė 24.12.2008, “Pėr vendosjen e standardeve tė shėrbimeve dhe veprimtarive sezonale/tė pėrkohshme, pėr ministritė dhe institucionet buxhetore”.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit tė tij.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/03/2010

