Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Kriza politike, PSE: Tė hapen kutitė e votimit

Grupi socialist dhe demokrat nė Parlamentin Europian kėrkon njė zgjidhje tė balancuar pėr ngėrēin politik nė Shqipėri


STRASBURG - Kur nismat e Partisė Socialiste pėr transparencėn e zgjedhjeve tė Qershorit, po diskutohen e shqyrtohen nė Komisionin e Ligjeve, opozita ka marrė edhe mbėshtetjen e Partive Socialiste Europiane pėr hapjen e kutive tė votimit, si e vetmja rrugė pėr tė dalė nga kriza politike.


Kėtė qėndrim e ka shprehur vetė kryetari Grupit tė Socialistėve dhe Demokratėve, Martin Schultz.


Ai ka kėrkuar qė puna e komisionit hetimor tė pėrfshijė njė hetim tė plotė, duke hapur edhe kutitė e votimit tė zgjedhjeve tė fundit parlamentare, pėr tė vėzhguar mėnyrėn sesi janė zhvilluar ato.


Vetėm nė kėtė mėnyrė, sipas Shultz, mund tė shfaqet njė mundėsi e re pėr dialog konstruktiv midis mazhorancės dhe opozitės, duke zgjidhur krizėn politike e duke ndihmuar njėkohėsisht edhe procesin e integrimit europian.


Gjatė takimeve qė vetė lideri i opozitės, Edi Rama zhvilloi me krerėt e kėtyre partive nė Strasburg, ai ka marrė edhe garancinė e tyre, pėr kėrkesat parashtruara tė opozitės ndaj mazhorancės.


Kryetari i Partisė Socialiste, Rama, ka theksuar nė kėto takime, se partia qė ai drejton i pranon vendimet e KQZ-sė pas zgjedhore dhe nuk synon tė ndryshojė rezultatin e tyre. Ndėrkohė qė jashtė diskutimeve nuk ėshtė lėnė edhe rasti i komunės "Ruzhdie" tė qarkut Fier, ku prokuroria e kėtij qarku evidentoi manipulime nė procesin zgjedhor.


Grupi i partive socialiste dhe atyre demokrate europiane kanė kėrkuar qė forcat politike shqiptare tė marrin kohė tė mjaftueshme pėr tė arritur nė njė zgjidhje tė ekuilibruar tė krizės politike nė vend.


Pėr tė parė nga afėr situatėn politike dhe pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė zgjidhjen e saj, zėvendėspresidentėt e grupit demokrat e socialist, pėrkatėsisht Severin dhe Svoboda theksuan se sė bashku me europarlamentarė tė tjerė mund tė vizitojnė Shqipėrinė pėr tė dialoguar me tė gjitha partitė politike shqiptare, me qėllim gjetjen e njė kompromisi politik tė balancuar.


Mė datėn 18 mars tė javės sė ardhshme, Parlamenti pritet tė diskutojė e miratojė kėrkesat e Partisė Socialiste pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 Qershorit, ku bėjnė pjesė ngritja e komisionit hetimor, rregullimi me ligj i punės sė kėtij komisioni, qė do tė synojė edhe hapjen e kutive tė votimit, e cila deri mė tani ėshtė refuzuar nė mėnyrė kategorike nga mazhoranca qeverisėse, me justifikimin se hapja e kutive prek vendimet e Kolegjit Zgjedhor, si dhe cenon Kushtetutėn e vendit.

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks