Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Rama: BE-ja tė mbėshtesė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve

Kryetari i PS-sė, Edi Rama, flet pėr transparencėn e zgjedhjeve dhe procesin e liberalizimit tė vizave


STRASBURG - Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka kėrkuar qė Bashkimi Europian tė liberalizojė sa mė parė vizat me qytetarėt shqiptarė.


Nė njė intervistė tė dhėnė pėr mediat nė Strasburg, Rama ka theksuar se Europa duhet tė mbėshtesė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve, sepse sipas tij, ata nuk duhet tė paguajnė pėr politikėn e vjetėr, qė nuk mundi ta kryejė kėtė proces nė kohėn e duhur, kur qytetarėt e Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi, lėvizin lirisht nė hapėsirėn Shengen.


"Ashtu sikundėr ėshtė shumė e rėndėsishme qė Europa e gjitha ta mbėshtesė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve, sepse shqiptarėt nuk kanė asnjė arsye tė paguajnė mė pėr njė politikė tė vjetėr dhe tė verbėr, qė i mban ende mbyllur, i mban ende tė izoluar nė mes tė njė Ballkani qė ėshtė ēliruar pėrfundimisht, ku tė gjithė lėvizin lirisht. E pėrsėris, Shqipėria duhet njėkohėsisht t'i bashkėngjitet tė gjithė vendeve tė tjera qė lėvizin sot lirisht nėpėr Europė", - tha dje Rama.


Sipas liderit socialist, arsyet kryesore qė e kanė sjellė nė Strasburg grupin socialist shqiptar, ėshtė transparenca e zgjedhjeve tė 28 Qershorit dhe heqja e menjėhershme e regjimit tė vizave. Pėr kėtė arsye, sipas tij, Europa duhet tė mbėshtesė kryerjen e transparencės sė zgjedhjeve tė Qershorit, me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė mos zhvillohen si zgjedhjet e fundit parlamentare.


"Dy janė ēėshtjet e mėdha qė na kanė sjellė kėtė herė kėtu nė Parlamentin Europian; transparenca e zgjedhjeve tė shkuara pėr tė mos lejuar qė tė ardhmet t'ju ngjajnė tė shkuarave dhe njėkohėsisht liberalizimi i menjėhershėm i vizave pėr tė gjithė shqiptarėt.


Ėshtė shumė e rėndėsishme qė Europa ta mbėshtesė procesin e transparencės; Europa ta mbėshtesė betejėn me korrupsionin elektoral; Europa ta mbėshtesė problemin madhor tė ndarjes nga njė e shkuar dramatike zgjedhjesh tė deformuara e tė kontestuara", - u shpreh ai.


Rama vuri nė dukje se transparenca e kėtyre zgjedhjeve ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė ardhmen e Shqipėrisė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, sipas tij, Shqipėria duhet tė ndahet nga praktika patolerueshme e manipulimit tė zgjedhjeve.

 

Publikoje në:

Mp3, Music and free tracks