Pėrleshje tė dhunshme nė Athinė mes policisė e protestuesve
ATHINE- Pėrleshje tė dhunshme mes policisė dhe protestuesve nė zemėr tė Athinės. Dhuna nisi pas njė proteste paqėsore kundėr masave tė qeverisė Papandreu tė cilat kanė synim tė reduktojnė deficitin buxhetor. Mijėra vetė merrnin pjesė nė protestėn paqėsore, por mė pas rreth 200 tė rinj nisėn tė hidhnin mjete tė forta , si gurė e shkopinj ndaj policisė. Pėrleshjet u ndezėn para Parlamentit grek dhe mė pas para Universitetit tė Athinės. Policia pėrdori gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmat.
Dhjetėra vetė janė arrestuar, ndėrkohė qė nuk flitet pėr tė plagosur. Qendra e Athinės ėshtė kthyer tashmė nė arenė pėrleshjesh tė shpeshta nė dy vitet e fundit, qė pas vrasjes sė njė adoleshenti nga policia nė dhjetor 2008.
Kriza e fundit e deficitit buxhetor ka rikthyer dhunėn nė Greqi. Protesta e sotme nisi nė kuadrin e grevės 24 orėshe tė punonjėsve tė sektorit publik e privat qė kundėrshton masat e qeverisė Papandreu pėr tė rritur taksat dhe pėr tė ulur mjaft pėrfitime ekonomike pėr punonjėsit. Njė grup protestuesish prej 30 vetėsh qė mbanin maska nė fytyre dhe parrulla tė ndryshme antiqeveri kanė sulmuar njė postė policore jashtė parlamentit grek.
Mė pas policia pėrdori gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmat. Njė bombė u artizanale u hodh ndaj policisė. Protestat u zhvendosen para Universitetit tė kryeqytetit, ku u arrestuan dhjetėra vetė. Rreth 1500 policė u dislokuan nė Athinė pėr tė ndalur revoltat e protestuesve nė ditėn e grevės kombėtare 24 orėshe.
Sindikatat e punėtorėve tė sektorit publik dhe privat protestuan kundėr masave ekonomike tė Papandreut tė cilat kanė synim tė reduktojnė deficitin buxhetor. Sipas sindikatave plani i qeverisė kėrcėnon seriozisht buxhetin e cdo familjeje greke. Plani nė fjalė pėrfshin ngrirje pagash dhe rritje taksash. Sondazhet thonė se shumica e grekėve e mbėshtesin planin e qeverisė sė Athinės.
BE kėrkon reforma tė shpejta dhe rezultate konkrete, nė mėnyrė qė Greqia tė arrijė tė reduktojė kėtė vit deficitin buxhetor nga 12.7 % nė 8.7 %.
(e.n/News24/BalkanWeb)

