Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Java 24, Kastrioti – Besa 3-2

Kastrioti mposhti 3-2 Besėn nė Krujė, nė ndeshjen hapėse tė javės sė 24-t tė Kategorisė Superiore, duke regjistruar fitoren e dytė rresht (pas asaj me Tiranėn), ndėrkohė qė kavajasit pėsuan humbjen e dytė rresht (pas asaj me Skėnderbeun).

Blerja dimėrore e Besės, Vioresin Sinani, shėnoi golin e parė tė takimit nė minutėn e 13-tė, goli i tij i tretė sezonal, dhe i dytė me fanellėn verdhezi. Pėr 3-herė golashėnuesin mė tė mirė tė Shqipėrisė ky ishte dhe goli i tij i 194-tė nė karrierė.

Mė fillimin e pjesės sė dytė nisi edhe “Kastrioti-show”, kur brenda 15 minutash krutanėt e Ramadan Ndreut shėnuan tre gola. Oriand Abazaj shėnoi pa kaluar 60 sekonda lojė (goli i tij i 8-tė sezonal), ndėrkohė qė mesfushori kroat, Ivan Babiē, firmosi nė harkun e tetė minutave dopjetėn e tij: 53’ dhe 61’.

Besa u kundėrpėrgjigj me anė tė golashėnuesit mė tė mirėe tė saj, Daniel Xhafaj, i cili shkurtoi diferencėn nė minutėn e 64-t, por pa ndryshuar dot fatin e ndeshjes. Pėr vlonatin 32-vjeēar ky ishte goli i 11-tė sezonal, duke u barazuar kėshtu nė krye tė renditjes me Elis Bakajn e Dinamos, e qenė njė kandidaturė e fortė pėr “Kėpucėn e artė”.

Kastrioti u ngjit nė kuotėn e 29 pikėve (pėrkohėsisht nė vendin e 8-tė), ndėrkohė qė Besa (pėsoi humbjen e 6-tė sezonale) vazhdon tė ruajė vendin e dytė me 40 pikė, pesė mė shumė se Tirana e vendit tė tretė, e qė do tė luajė nė Vlorė me Flamurtarin.

Nė tre takimet sezonale, Kastrioti fitoi dy prej tyre nė shtėpi : 1-0 (faza e parė) dhe 3-2 (faza e tretė); Besa fitoi 1-0 (faza e dytė) nė Kavajė.

Kastrioti-Besa 3-2
Shėnues: Oriand Abazaj 46’, Ivan Babiē 53’, Ivan Babiē 61’/ Vioresin Sinani 13’, Daniel Xhafaj 64’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 19 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator