Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Rrėfimi i plotė i Aida Shtinos: U ndava me tim shoq se s’jetoja dot mbi gėnjeshtra

Suplementi Une GRUAJA

Ajo s’ka ndėr mend tė marrė rolin e shenjtores, megjithėse brenda saj jo pak shenjtėri ka. Nuk udhėhiqet mė nga dobėsia, ēiltėrsia aktive dhe as nga ndjeshmėria e lartė qė veten ta sakrifikojė pėr tė tjerėt. Por jo vetėm kaq... Tanimė ndihet njė femėr e fortė. Ndėrsa gjithēka qė ndahej nė copa tė vogla dyshimi, apo pasigurie tendencioze, i pėrkasin tė shkuarės. Ky vit, siē tregon pėr revistėn “Psikologji”, mund tė konsiderohet si njė rilindje e re pėr gazetaren e njohur tė emisionit “Njerėz tė humbur”. Aida Shtino, me misionin e saj sa human, aq edhe fisnik, nė bilancin e pothuaj pesė vite jetėgjatėsi, parashikon t’i japė energji tė reja gjithė ēka tė bėjė me realizimin e qėllimit tė saj: njė profesioniste e suksesshme nė karrierė. Krejt e lirė, nė njė bisedė, ku mund tė thyhen fare lehtė kufijtė e etiketės naive, Aida rrėfen pa ngurrim edhe detaje pėr jetėn e saj private. Nuk ka komplekse dhe as dilemė dytėsore nėse duhet tė flasė, apo tė vazhdojė ta mbajė rezervė, historinė e fundit tė martesės sė saj disavjeēare. Dhe pėr mė tepėr ėshtė krejt e gatshme tė tregojė pėr rrugėn e re qė ka vendosur tė ndjekė nė jetė. Shtino ėshtė e bindur se guximi dhe forca qė ka fituar vit pas viti kanė ndikuar nė krijimin e njė personaliteti mė vendimmarrės. Dhe vendimet janė marrė. Drejtuesja e njohur televizive, karriera e sė cilės pėrpara se tė niste nė Tiranė nisi nė Athinė, pritet tė ketė njė ngritje tė re nė pozicionin qė ajo ka zgjedhur, pėr tė qenė veē tė tjerash, pjesė e humanizmit dhe mirėsisė.

Si po shkon ky vit pėr ju?
Si ēdo njeri me problemet e tij. Me tė mirat, tė kėqijat. Mendoj se mė nė fund ndihem vetvetja. Mė shumė se kurrė jam Aida.
Qė do tė thotė se ndihesh mė e lirė se kurrė?
Shpeshherė njerėzit mundohen tė nxjerrin atė qė nuk e kanė, tė fshehin ndjenjat. Unė kam momente qė jam e lirė, nuk kam pse e fsheh. Ndihem e lirė nė atė qė dua tė them dhe atė qė dua tė bėj.
Mendon se kjo e ka njė kosto?
Natyrisht qė po. Unė besoj se e kam paguar kėtė.
Kėshtu ka qenė gjithnjė Aida, apo ka ndryshuar?
Po. Kam ndryshuar shumė. Sa herė kthej kokėn prapa e vėrtetoj kėtė. E ndjej ndryshimin tek vetja nė ēdo hap.
ēfarė ndikoi qė ndryshoi?
Duke qenė pranė tė 40-tave mendoj se njeriu piqet. Mua mė ka ndryshuar shumė puna qė kam zgjedhur. Mė ka bėrė mė shumė humane. Kam kuptuar thelbin e jetės dhe kjo ėshtė mė njerėzorja. Njeriu vjen njė herė nė jetė dhe duhet tė jetoj pėr veten e tij, por nėse ai ėshtė mirė me veten e tij mund tė jetė dhe me tė tjerėt.
Pėrballja me histori tė ndryshme, tė dhimbshme tė kanė ngarkuar emocionalisht. Si i ke menaxhuar emocionet?
Pėrpara se ta filloja kėtė emision kam qenė tip i dobėt. Shpeshherė prekesha, emocionohesha. Pas pesė vitesh nė kėtė mision, them se jam bėrė mė e fortė. Nė fillim e kisha tė vėshtirė ta pėrballoja. Kur dėgjoja njė nėnė qė hapte zemrėn, fliste pėr fėmijėn e humbur mbi 10 vjet, unė duhet t’i jepja kurajė. Nėse nuk do ta bėja kėtė nuk do tė isha kėtu.
Tė ėshtė dashur tė bėsh rolin e psikologes? ēfarė tė ka ndihmuar?
Pėr tė tjerėt ka ndodhur shumė shpesh. Ndoshta ka ardhur spontanisht dėshira pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Ndėrsa pėr veten jam munduar t’i mbaj pėrbrenda emocionet. Shpėrthyer nė tė qara dhe pėr kėtė mė ėshtė dashur dhe ndihma e regjisorit pėr tė ndėrhyrė nė njė moment pauze pėr tė marrė veten. Jam pėrpjekur tė jem e fortė.
Ku e ke gjetur kėtė forcė? Tė ka ndihmuar dikush?
ėshtė njė gjė qė e kam menduar shpesh. Sinqerisht, them se unė sa futem nė studio nuk ndjej lodhje. ėshtė njė forcė qė ma ka dhėnė Zoti. Tė gjitha gjėrat i bėj vetė, skenarin, organizimin, jap idetė pėr kronikat, kėrkimet. Por njė mbėshtetje e madhe pėr mua ka qenė Perėndia dhe publiku.
Mendon se ka qenė njė forcė magjike qė ka ardhur ta pėrcjellė kėtė mision tek ti?
Gjėrat kanė ndodhur shumė shpejt dhe unė nuk mendoj se ka qenė rastėsi. ėshtė dikush qė i rregullon gjėrat tona. Unė mendoj se ky ka qenė misioni im. Nuk e bėj pėr tė qenė e pranishme nė ekran, apo pėr anėn financiare, pėr tė cilėn ne punojmė pėr tė pėrmirėsuar jetėn tonė, por e bėj me shpirt. Edhe kur shkoj nė shtėpi mendja mė rri tek historitė, nė ato labirinte tė vėshtira pėr t’u zgjidhur.
Ke pėrjetuar ndonjėherė stres apo makthe nga ngarkesat emocionale tė historive rrėqethėse. Je dramatizuar nga kėto ngjarje?
Kur kam qenė tek televizioni “Vizion Plus” trajtonim rastin e njė djali me shtetėsi angleze, i cili kėrkohej nga e ėma dhe motra. Pak para fillimit tė emisionit, mėsova se ai djalė ishte vrarė. Kėtė lajm mė duhej tė mos e ndaja me askėnd, sepse mė parė duhej tė lajmėroja policinė, ashtu siē thotė ligji. Atė natė nuk kam pėr ta harruar. Nuk mė ka zėnė gjumi pasi kisha dijeni se djalin e kishin vrarė dhe e kishin hedhur nė kanal. Pjesa mė e vėshtirė ishte kur mė duhej t’ua komunikoja familjarėve. Nuk mė hiqet nga mendja ajo histori. Shoku i tij nga Lezha, i cili na tregoi pėr shoqėrinė e tyre, zbulohet pak mė vonė nga policia se ishte pikėrisht ai qė kishte kryer vrasjen.
Ke pasur ndonjėherė nevojė pėr kėshillim psikologjik?
Shumė herė, por nuk kam gjetur kohėn e duhur tė merresha me ‘Aidėn’. Dita jonė ėshtė mjaft e ngarkuar. Kur tė kap ritmi i punės nuk gjen dot hapėsirat pėr veten. Shpesh herė them: Si do ta pėrballoj? E mendoj gjithnjė se duhet tė largohem nė kėto vendet e thella, tė largėta, nė mal, tė jem vetėm dhe e qetė.
Pėr familjen ke pasur kohė?
Jam munduar qė tė jem e pranishme nė ēdo lloj mėnyre. Fundjava ėshtė ajo qė mė gjen mė pranė tė afėrmve tė mi. Natyrisht qė gjatė ditėve tė javės jam shumė e interesuar pėrmes telefonit. Tė veēantė kam lidhjen me djalin, i cili ėshtė nė moshėn e adoleshencės dhe ka nevojė pėr kėshillat e mia. Jemi si shokė bashkė. Pavarėsisht se unė i kam munguar me orėt e stėrzgjatura nė punė, Brendon e ka ndjerė praninė time nė ēdo hap.
Ti ndihmon shumė njerėz qė kanė humbur tė afėrmit? Po Aida ka humbur ndonjėherė dikė, apo diēka?
Kam pėsuar shumė zhgėnjime nga njerėzit, kam dhėnė shumė dashuri, dhe mendoj se e kam humbur Aidėn e ēiltėr, naive, qė besonte pėr ēdo gjė. Thjesht, kam humbur Aidėn e dikurshme.
Tė vjen keq pėr kėtė?
Jo, sepse ky ka qenė rikthimi qė unė kam bėrė me dashje. Nuk jam penduar pėr asgjė. Thjeshtė i kam bėrė. Janė gabimet e mia, dhe ēdo gabim ka dhe pasoja. Unė besoj nė shprehjen se “ēdo njeri paguan pėr gabimet qė bėn”, dhe unė i kam paguar.
Ke bėrė shumė gabime nė jetė?
Do isha shumė egoiste nėse do tė thosha qė nuk kam bėrė gabime. Por, jam munduar tė mėsoj nga ato. Jam tip qė di tė organizoj, dhe kur i vė qėllim vetes, bėj realitet ato qė dua. Ndodhin disa momente nė jetė apo rrethana qė nuk janė nė favorin tonė. Kjo mė ka shėrbyer tė vazhdoj rrugėn time.
Nė media po diskutohet ēėshtja e divorcit tuaj. E ke pasur tė vėshtirė pėr tė marrė kėtė vendim?
Asnjė femėr nuk dėshiron tė shkatėrrojė familjen, tė cilėn unė e kisha ndėrtuar me shumė sakrifica, me shumė mund. Kisha dhėnė shpirtin dhe zemrėn time. Shumė net kam kaluar pa gjumė. Vendimet se si do t’ia bėj, ēfarė do tė ndodhė?! Por mė nė fund u bėra ajo Aida e fortė qė jam edhe sot.
Jeton nė njė botė tė pasigurt. ēfarė tė tremb?
ēdo gjė mė tremb, por megjithatė kjo nuk do tė thotė qė unė nuk kam forca pėr ta pėrballuar dhe e them shpesh kėtė. Kjo ėshtė jo vetėm motoja ime nė emision, por edhe e gjithė jetės sime. E them shpesh: Jeta ėshtė njė luftė, por ti duhet tė jesh luftėtar, qė tė dish ta pėrballosh. Edhe unė mendoj se kam hyrė nė kėtė luftė si e tillė.
Ka ndikuar fakti qė duke bėrė zėri i ndėrgjegjėsimit pėr tė tjerė qė tė dinė tė balancojnė cilėsinė e jetės sė tyre, tė marrėsh kėtė vendim?
Besoj se po. Duke dėgjuar historitė e njerėzve qė unė trajtoj nė emision, kam mėsuar se cili ėshtė thelbi i jetės, cila ėshtė ajo gjė qė ne duhet tė jetojmė. Kėtu bazohet vendimi im i rėndėsishėm. Kam kuptuar se njeriu duhet tė jetojė edhe mbi gėnjeshtra apo njė ndjenjė joreale.
Ky veprim ka ardhur gradual, apo i papritur?
Gjėrat erdhėn nė njė pikė tė tillė, qė nuk kishta mė kthim mbrapa, nuk e di se si i ka ardhur bashkėshortit, i papritur apo jo. Mbase ka menduar se Aida ėshtė po ajo dhe nuk mund tė marrė vendime tė tilla. Por ajo Aidė ka vdekur. Tashmė jam personi, i cili i mendoj gjėrat ndryshe. Them se ka ndikuar pjekuria e moshės. Duke qenė pranė tė 40-tave nuk besoj mė nė ato pėrralla. Gjėrat ndryshojnė, por njeriu nuk ndryshon.
Nė njė moshė tė pjekur ėshtė delikate tė marrėsh kthesė tjetėr?
Janė shumė gra nė kėtė botė qė e pėrballojnė jetėn vetėm. Njoh shumė femra qė punojnė nga mėngjesi deri nė darkė, kanė njė karrierė, mbajnė dhe bashkėshortėt e tyre, atėherė pėrse tė jetė problem. Nė momentin qė njėri jep, po kaq bashkėpunues duhet tė jetė edhe pala tjetėr pėr tė ndėrtuar njė familje, sepse jeta ėshtė shumė e vėshtirė.
Djali ka njė marrėdhėnie tė shėndetshme me ty? Si e ka pritur kėtė vendim? Tė ka mbėshtetur?
Unė nuk e di se ēfarė luhet nė zemrėn dhe shpirtin e Brendon, por thjesht nga ato qė ne kemi biseduar, ai ka respektuar vendimin tim.
Nuk tė ka gjykuar?
Thjesht ka kuptuar se kur dy njerėz nuk mund tė jetojnė dot bashkė, nuk kanė pse pėr hatėr tė opinionit, apo diēka tjetėr, tė mbajnė me kusht lidhjen e tyre.
Si ka reaguar rrethi shoqėror, familjar, kolegėt?
Njė pjesė kanė respektuar vendimin tim, tė tjerė, tė cilėt mendoja se i kisha miq pasi kisha investuar pėr ta nė aspektin shpirtėror, mė kanė zhgėnjyer vėrtet. Mė kanė kthyer krahėt dhe kanė folur kundėr meje.
Vetėm se divorcohet njė grua duhet tė jetė ky reagim?
Pėr kėtė mė ka ardhur shumė keq, sepse unė nuk jam person i tillė, qė mund ta pėrdorėsh si ombrellė. Kjo mė ka vrarė mė shumė. Ata duke njohur aftėsitė dhe karakterin tim mendonin se unė nuk mund tė bėja kėtė gjė kurrė.
Mendon qė ky vendim mund tė cenojė imazhin tėnd te publiku?
Nėse njerėzit mendojnė se imazhi im varet tek jeta private, nuk e kam menduar asnjėherė. “Njerėz tė Humbur” pėr mua ėshtė mision tek i cili unė jam thjesht Aida. Nėse unė do tė mund tė jetoja me njė imazh fals, atėherė “dėnomėni”.
Projektet tuaja pėr ata qė presin zgjidhje nga ju? Sa ka ndikuar nė ndryshimin e karakterit tuaj?
Ka ndikuar shumė. Jam bėrė mė pak egoiste. Kur unė kam pasur ndonjė problem apo njė hall, kam dėgjuar ndonjė histori tė pazgjidhshme, shumė tė dhimbshme, kam thėnė po unė ē’po kėrkoj. Jam bėrė person qė t’i shikoj gjėrat mė pozitivisht.
ēfarė do tė doje tė ndryshoje pas gjithė kėsaj rrjedhe tė jetės?
Nuk mendoj se do tė ndryshoja diēka. Nuk pendohem pėr gjėrat qė kam bėrė. Kanė qenė pjesė e jetės sime. E vetmja qė do tė ndryshoja sikur tė kthehesha nė kohė, tė mos largohesha nga Shqipėria. Nuk do ta bėja mė kurrė. 13 vjet nė Athinė mė kanė shėrbyer si negativisht ashtu dhe pozitivisht. Kam mėsuar durimin, racizmin dhe psikologjinė, por i kam gėlltitur dhe kam ecur pėrpara.
(Marrė nga revista “Psikologji”)

Nuk ka mė...“ky ėshtė fati”!

Kėndvėshtirmi i Aida Shtinos ka ndryshuar nė shumė gjėra. Ka tė ngjarė, qė kėto ndryshime, tė mos jenė perceptuar njėsoj nga tė dyja palėt. E nėse asnjėri prej tė dyve nuk ėshtė i gatshėm pėr kompromiset e heshtura, vendimi vjen vetiu. E dikush, duhet tė jetė i gatshėm ta marrė, sado qė fare qartėsisht arsyet, ndoshta nuk dalin asnjėherė. Kėto pikėpyetje ndihen edhe nė pėrgjigjen e saj…”Nuk e di se ēfarė ndodhi. Gjėrat rrodhėn nė atė mėnyrė sa qė ishte e kotė tė jetoje nė njė strehė me njė njeri pėr hipokrizi. Unė jam person qė nuk mund tė jetoj mbi njė gėnjeshtėr. Nė momentin qė jap shumė dhe nga ana tjetėr nuk marr asgjė mendohem mirė. Mendoj se njeriu duhet tė bėhet i fortė nė ēdo drejtim, sido tė vijė situata. Kjo ėshtė njė jetė, atė na e ka dhėnė Zoti dhe nuk ka pse tė bėhemi pronė e askujt. Nuk kemi pse tė jetojmė pėr atė qė njerėzit janė mėsuar tė thonė se “ky ėshtė fati”.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator