Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos

Donika Omari - Luftėn ndaj diktaturės e dobėsoi indiferenca



Ani Jaupaj

Ndihet qė, nėse bėhet fjalė pėr histori personale, rrėfime tė gėrmuara nga e kaluara e shumė viteve mė parė, njerėzit sikur miklohen vetiu. Mė sė shumti, interesi i tyre nuk synon personazhin rrėfimtar. ėshtė historia, rikthimi nė tė shkuarėn ajo qė ngacmon kuriozitetin. Njė pjesė e njerėzve, pikėrisht nėpėrmjet kujtimeve prekin tė shkuarėn, ēfarėdolloj ngjyrash qė tė ketė pasur ajo. Pjesa tjetėr, zbulon nėpėrmjet saj se si ka qenė periudha e imagjinuar. Ngjarjet historike janė pikat mė tė mira tė referimit, ama kur pėrfshihen emocionet, pikėpamjet a analizat e njė autori, ngjarjet marrin pėrmasa tė tjera, reale. Donika Omari, i ka bėrė, ndjesitė e saj tė fėmijėrisė, pjesė tė librit “Kulturė e ndėrprerė”.
Kujtimet i ngacmojnė njerėzit mė shumė se analizat apo komentet e publicistikės. Pėrse jeni mjaftuar me kaq pak, pėrse si keni vijuar mė tej?
Siē e kam thėnė edhe nė njė intervistė tjetėr, nuk kisha ndėr mend tė shkruaja kujtime, desha tė zhvilloja njė ide, tė jepja njė mesazh. Por duke qenė se ato vite tė fėmijrisė pėrkonin me mėnyrėn se si do ta shtjelloja kėtė ide, mendova ta nis pikėrisht me mbresa tė asaj kohe.
Pse, cilat ishin fragmentet qė ju shfaqte kujtesa e qė pėrkonin me shqetėsimet qė donit tė ngrinit?
Nė pjesėn e parė tė librit, qė sjell kujtime tė fėmijėrisė sime tė hershme, jemi nė periudhėn e pushtimit italian nė Shqipėri. Mesazhi qė doja tė pėrcillja, ishte qė edhe pse nė kushte pushtimi, shqiptarėt kishin c’tė mėsonin nga kontakti me njė kulturė mė tė ngritur, siē ėshtė ajo e popullit italian. E kur mund tė pėrfitosh nė kushte pushtimi, merreni me mend sa shtohet kjo mundėsi nė kushte lirie, qė, pėr fat tė mirė, pas pėrmbysjes edhe tė sistemit monist, e kemi sot, dhe s’na mbetet vetėm tė dimė ta shfrytėzojmė.
Cilat ishin konkretisht disa nga pėrfitimet?
U ngrit cilėsia e jetės. Nė familjet hynė sende tė pėrdorimit shtėpiak qė lehtėsuan punėn e pėrditshme, si hekuri me korrent, dollapi me akull, ose frigoriferi i asaj kohe, kuzhina moderne me tė gjitha pajisjet e duhura pėr tė lehtėsuar punėn e shtėpiakeve... nė shitje gjeje vegla muzikore, kuadro me fotografi pikturash tė piktorėve tė famshėm, u shtua botimi i librave, u ndėrtuan disa kinema, teatri Kosova, stadiumi i sotėm Qemal Stafa etj. Nuk e harroj gėzimin e fėmijėve kur babai bleu njė radio Filips,dhe si e vogėl qė isha pandehja se ēdo aparat radioje jepte emisionet e veta, tė veēanta, tė ndryshme nga ato tė njė aparati radioje tjetėr, etj.
Po ndoshta kėto lehtėsi arriti t’i kishte familja juaj apo qoftė edhe njė rreth pak mė i gjerė...c’bėhej me gjithė pjesėn tjetėr, sa do tė vlejė paralelizmi juaj pėr ta?
Natyrisht qė njė vend pushtues nė gjithēka qė bėn sheh interesin e vet. Italia fashiste pėrdori shumė demagogji pėr tė bėrė pėr vete shqiptarėt, qė nga ana e tyre gjithnjė e mė shumė po ndienin se ē’do tė thotė tė jetosh nėn ēizmen e huaj. Nuk mund tė thotė njeriu se pushtimi italian ishte njė e mirė pėr Shqipėrinė. Pjesa mė e pėrparuar e intelektualėve italianė e ka vėnė nė dukje se Shqipėrisė iu bė njė dėm veēanėrisht i madh me pushtimin,sepse ky pushtim i dha rast partisė komuniste tė organizohej, tė merrte pushtetin pas luftės e tė vendoste njė nga diktaturat mė shtypėse.
Pra ishte edhe ana tjetėr e medaljes, ajo e dėmtimit tė vendit.
Kėtė e kanė shtjelluar historianė, politologė, tė huaj e shqiptarė. Unė kam pėrmendur gjėrat e bukura tė asaj kohe, tė para me sytė e fėmijės, pa i hyrė shpjegimit se cilat ishin qėllimet e fashizmit italian kur investonte pėr zhvillimin e shoqėrisė shqiptare. Siē thashė, me kėtė janė marrė e merren historianėt.
Ju keni qenė shumė e vogėl, shumėkush, nuk mban mend pothuaj asgjė rreth moshės 5 apo 6 vjec? Pra, c’vend zė realisht kujtesa dhe sa i jeni referuar historisė?
Me sa duket kujtesa ime ėshtė emocionale, jo mekanike. Mė janė ngulitur nė kujtesė ngjarje, njerėz, biseda qė ndofta janė tė parėndėsishme nė pikėpamje tė peshės e tė rolit qė kanė pasur, por qė mua mė kanė lėnė pėrshtypje tė pashlyeshme,sepse mė kanė prekur nė ndjenjėn e gėzimit, tė hidhėrimit a tė habisė. Prandaj i mbaj mend edhe sot, pas kaq shumė vjetėsh.
Cilat janė dukuritė qė i mėshoni mė tepėr nė shkrimet publicistike?
Unė kėmbėngul te domosdoshmėria e ndryshimit tė mendėsisė, te nevoja pėr dialog, te ndėrgjegjėsimi pėr plagėt tona, te gjetja e rrugėve pėr tė arritur cakun e dėshiruar, qė do tė na bėnte jo sa pėr emėr por realisht qytetarė evropianė.
Sa i pėrket rolit tė pėrkthyesit, ē’raporte keni pasur dikur me pėrzgejdhejn e autorėve dhe cilat janė ato aktuale?
Para shumė vjetėsh ndiqja mė shumė shijet e mia, pa marrė shumė para sysh nė do tė pėlqehej nga lexuesi apo jo. Kėshtu pėr shembull kam zgjedhur tė pėrktheja vepra tė vėshtira, pėr tė cilat lexuesi ynė nuk ishte ende i pėrgatitur, si “Planetari”, e N.Sarrotit, njė antiroman sipas Sartrit. Me kohė m’u desh tė tregohesha mė realiste, dhe kam synuar vepra qė, duke ruajtur gjithnjė cilėsinė e lartė, i shkojnė njė publiku tė gjerė lexues, siē ėshtė pėr shembull romani “Klarisa” i Cvajgut.
Pse, ekziston ende ndarja pėr nivelin e lexuesit? Kush mund ta vėrė nė peshė?
Pėr ne botuesit ėshtė njė pikėpyetje e madhe se si do tė priten librat qė botojmė. Mund tė jenė libra shumė tė mirė, por qė lexuesi nuk i parapėlqen. Mė e keqja ėshtė kur e tėrheqin vepra qė s’kanė vlerė tjetėr pėrveē asaj se shiten. Prandaj ėshtė shumė e nevojshme njė kritikė e specializuar qė tė verė nė dukje ē’ėshtė me vlerė e ē’ėshtė letėrsi limonatė. Lexuesi duhet tė ketė njė orientim pėr zgjedhjet qė do tė bėjė.
Nė njė intervisė tuajėn ju thoni se pavarėsisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhėn, “mbanim gjithashtu lidhje edhe me, siē quheshin, tė deklasuar, a me tė dėnuar nga pushteti, herė haptas e herė, natyrisht, fshehtas”. Sa e mundur ishte kjo?
Edhe nė njė sistem diktatorial, sado tė egėr, elementi njerėzor ka gjithnjė rolin e vet. Nė fund tė fundit, qė njė klasė politike a njė person t’i imponohet gjithė njė vendi, kėtu jep ndihmesėn e vet me vullnet a pa vullnet e gjithė shoqėria, secili qytetar i veēantė. Ajo qė shkoi duke e dobėsuar gjithnjė e mė shumė te ne kundėrvėnien ndaj diktaturės, ndaj padrejtėsive, ndaj krimeve, ishte qėndrimi: “ē’mė duhet mua”. Qėndrim qė u bė praktikė e shumicės dėrrmuese tė shoqėrisė shqiptare, i cili shpesh herė shpinte nė njė mendėsi e kulturė parandalimi rreziqesh, qė mund tė ishin thjesht tė pėrfytyruara, ose mund tė ishin edhe reale. Ndofta “trimėria” jonė si familje ishte qė na mungonte fantazia pėr t’i pėrfytyruar rreziqet, pėr tė na u bėrė “ferra Brahim”. Nuk mendonim se kalonim rrezik tė madh po ta mirėprisnim njėrin, qė sapo kishte dalė nga burgu e ta ndihmonim pėr ndonjė punė, pėr ndonjė shkollė pėr fėmijėn etj. Po kėshtu edhe po tė mbronim aftėsinė dhe talentin, pavarėsisht biografisė “sė keqe”. Mė kujtohet kur erdhi nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri” urdhri pėr tė pushuar nga puna (pėr arsye biografie) pėrkthyesin Bujar Doko: Bujarin, aq tė aftė, aq tė ngritur, aq tė ndėrgjegjshėm nė punėn si pėrkthyes... U mbylla nė zyrė, dhe nuk mė vjen turp tė them se qava. Pastaj i shkova drejtorit, Thanas Lecit, dhe i rikujtova vėshtirėsitė e mungesat qė kishim si redaksi: ndėr tė tjera edhe mungesė kuadri. Nuk ishte e lehtė tė zėvendėsohej njė pėrkthyes i nivelit tė Bujarit. Do tė binte cilėsia. Nuk do tė pėrballohej dot plani aq i ngarkuar... Falė mbrojtjes sė drejtorit, qė edhe ai nuk ishte ndonjė i frymėzuar nga lufta e klasave, Bujari vazhdoi punėn derisa doli nė pension. Jo pa ndier frikė ka qenė kur i dėrgova, natyrisht fshehtas, njė shoqes sime shumė tė dashur njė fjalor “Larousse”, qė ma kėrkoi nga internimi. Po kėshtu me frikė tė madhe mbajta lidhje me njė motėr tė internuar, (megjithėse kisha nėnshkruar njė deklaratė tė kėrkuar nga organizata e partisė se nuk do tė mbaja asnjė lidhje me tė), i dėrgoja letra pa firmė si edhe ndihmė financiare, pa qenė e sigurt se kush ia shpinte nuk ishte i sigurimit.
ē’marrėdhėnie ruhet tani me to, me tė dyja llojet e lidhjeve tė sipėrpėmendura?
Disa nuk jetojnė mė, disa janė larguar nga vendi, disa ruajnė mirėnjohjen, disave u duket barrė mirėnjohja.
Cili do ishte rreziku...nė rast zbulimi?
Nė njė sistem diktatorial rreziku ėshtė i paparashikueshėm. Kisha njėfarė besimi naiv, se, ndofta, do tė mė bėnin ndonjė kėrcėnim paralajmėrues, pėrpara se tė vinte tamam e keqja.
A nuk mendoni se tani, nė kushte lirie tė plotė, ėshtė kurioze t’iu rikthehesh kėtyre kujtimeve, pra a keni ndėrmendur t’i shkruani?
Mundet, qė tė shpėtoj nė njėfarė mėnyre prej kėmbėnguljes sė tyre.

 

Publikoje në:

Lajmet e Shqiperia.com - Lajmet e fundit

↑ Grab this Headline Animator