Bujar Asqeriu - Sdi nėse ekziston gruaja ideale
Klotilda Harka
Kur pak kohė mė parė luajti nė “Romancė dashurie”, nuk e pati shumė tė vėshtirė. Vepra ishte aq afėr jetės, saqė ēdo gjė lindte natyrshėm. Ishte njė trill artistik me konflikte tė familjes sė sotme nė Shqipėri, Itali apo ēdo cep tė botės. Bujar Asqeriu rrėfen kėtė romancė tė sajuar nga autori, si e ka shijuar ai si njė burrė i maturuar dhe si i koncepton dashurinė, gruan, tradhtinė, familjen dhe divorcin.
Pak kohė mė parė ju interpretuat njė rol, ku vini nė lojė sinqeritetin e gruas suaj, ju shijoi aventura qė pėrjetuat nė shfaqjen “Romancė dashurie”?
Komedia flet pėr njė ēift qė nuk shkojnė mirė dhe i dėrgojnė letra njėri-tjetrit, duke imagjinuar tė tjerė persona. Patjetėr qė ishte aventurė plot emocion, pasi ishte njė histori dashuri-lojė, ku mund tė gjejnė veten shumė burra si unė. Por nė tė njėjtėn kohė ishte dhe njė strategji e autorit pėr ta ruajtur familjen, jo pėr ta shkatėrruar atė. ėshtė njė vepėr reale e skenaristit italian, Aldo De Benedetti, ku fokusohen nė mėnyrė elegante raportet e ēiftit nė njė familje pa fėmijė. Ajo ēfarė kam shijuar nė kėtė shfaqje ėshtė ideja qė njeriu ka lindur me shpirt e mendim tė lirė, dhe ndaj e kėrkon lirinė edhe mė tej nė tė gjitha kuptimet. Sigurisht qė shoqėria njerėzore ka vėnė disa limite, tė cilat i japin rregull jetės. Por ndodh qė nė njė moment tė caktuar, kur njė burrė mendon se e ka gjetur partneren e duhur, shumė shpejt kupton se ajo qė i ishte dukur e pėrsosur, ėshtė konsumuar para syve tė tij, ndaj nis tė kėrkojė njė tjetėr. Kjo ėshtė historia qė unė sjell, pikėrisht atė prirjen njerėzore pėr tė rendur drejt sė resė, gjė qė mund tė shpjegojė edhe fenomenin social pse ndodhin kaq shumė divorce nė Shqipėri.
Ju ka ndodhur qė nė momente tė caktuara tė shfaqjes tė luanit vetveten?
Problemi mė i rėndėsishėm pėr njė aktor ėshtė tė kuptojė qenien njerėzore, tė eksplorojė veten e tij, shpirtin dhe pasionet. Brenda ēdo njeriu ekzistojnė ndjesi qė flenė me vite dhe nė njė moment shfaqen, ndaj sa herė qė hyj nėn lėkurėn e ndonjė karakteri ndihem dhe jetoj dramėn e tij. Kėshtu mė ndodhi dhe nė kėtė komedi.
Ka njė pėrputhje tė moshės suaj me atė tė personazhit. A mund t’i ndodhė njė burri tė moshės suaj tė tronditet nga dashuria?
Si jo?! Dashuria ėshtė njė ndjenjė e pėrjetshme, dhe deri sa burri tė ketė frymėn mund ta jetojė kėtė ndjenjė tė fuqishme. Dashuria e mban gjallė njeriun dhe nė kėtė kuptim nuk mund tė flitet pėr vite, moshė, apo kohėra nė dashuri. Por problemi sot qėndron tek instikti njerėzor, qė ka tronditur shpesh marrėdhėniet nė familje, dhe qė ėshtė njė problematikė qė ka shekuj qė vazhdon tė trazojė jetėt e njerėzve.
Po thoni qė me kalimin e moshės sė njė burri zbehen ndjenjat dhe zgjohen instiktet… ēfarė ndodh nė tė vėrtetė?
Instikti ėshtė pjesė e ndjenjės, dhe nėse do flisnim pėr marrėdhėnie nė ēift mund tė ndodhė qė burri dhe gruaja flirtojnė me partner tjetėr, sepse duan t’i shpėtojnė rutinės. Kėshtu krijohet njė marrėdhėnie e re jashtėmartesore, ku burri fshihet prej gruas e gruaja prej burrit. Nė kėtė lidhje papritur e pa kujtuar ndodh krisja nė ēift, sepse njė lidhje tjetėr kėrkon preokupim, energji, kohė…
I referohoni ndonjė eksperience personale kėshtu..?
Jo, unė s’e kam provuar, po kėshtu mendoj se ėshtė… (qesh)
Roli juaj i parė si aktor ka qenė nė kinema nė vitin 1979, nė filmin “Nė shtėpinė tonė”. Mund ta bėni dallimin midis familjes shqiptare tė vitit ’79, asaj qė luajtėt nė “Romancė dashurie” dhe familjes suaj tė vėrtetė?
Tri familje krejt tė ndryshme do tė thoja. Familja e filmit “Nė shtėpinė tonė” ishte ajo, ku prindėrit diktonin dashurinė e fėmijėve tė tyre. Nė komedinė qė folėm kemi tė bėjmė me njė familje tashmė tė ndėrtuar, me njė nivel jetese tė mirė, ku burri provokon gruan e tij me letra dashurie pėr tė sajuar njė aventurė tė re, si pėr vėnė nė provė martesėn. Ndėrsa pėr familjen time reale, them se ėshtė njė familje e zakonshme, ku unė sė bashku me bashkėshorten time jemi munduar tė ndihmojmė njėri-tjetrin, tė ndėrtojmė jetėn qė nė fillesat e saj, qoftė shpirtėrore apo ekonomike.
Bashkėshortja nuk ka tė njėjtin profesion me ju, si ka funksionuar martesa?
Po bashkėshortja ime ėshtė me profesion mėsuese. Jemi njohur shumė tė rinj, kur unė isha 22 vjeē dhe ajo 20 vjeēe, dhe qė atė atėherė jemi bashkė. Kemi dy djem, asnjėri prej tyre s’merret me art, por i kemi nxitur dhe i kemi mbėshtetur nė dėshirat e tyre. E nė njė martesė mė shumė sesa profesioni i njėjtė, e rėndėsishme pėr ēiftin ėshtė njė loja e vazhdueshme e shkėmbimit tė ndjesive, tė mira a tė kėqija qofshin.
Konsideroheni kėshtu ēift tradicional me njė martesė qė ka zgjatur. ē’mendim keni pėr ēiftet qė divorcohen?
Varet nga personat. Ndodh qė dashuria konsumohet dhe duan njė rilindje njė eksperiencė tjetėr jashtėmartesore, qė i rigjallėron, u jep energji pėr tė vazhduar jetėn. Nuk i paragjykoj nė vendimet e tyre, por ajo ēfarė vė re unė ėshtė se rritja e mirėqenies ose standardet e larta nuk ecin paralelisht me rritjen shpirtėrore tė njerėzve sot. Mendoj se problemi mė i madh, qė ēon nė degradimin e martesave ėshtė tradhtia nė ēift, qė i shtyn shumė burra tė lėnė njė grua dhe tė marrin njė tjetėr, nė kėrkim tė asaj ideales, qė nė fakt nuk dihet nėse ekziston vėrtet.

